Përmirësimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë është i domosdoshëm

Isuf Bytyçi

Me datën 5 dhjetor 2021,  KKAD, mbajti takimin e radhës me ZOM, me temën: KKAD-ja dhe roli i saj.

      Shkruan: Isuf Bytyçi (sektori për informim KKAD)

KKAD e hapi takimin, me miratimin e dy pikave, që përfaqësues të takimit ishin: Dr. Vaxhid Sejdiu, Mustafë Krasniqi, Mira Shehu, Musa Pali, Armenda Hamiti,  Miradije Berishaj,  Dritan Mashi, Michele Greco dhe Isuf Bytyçi, ndërsa disa anëtarë munguan me arsye të konfirmuar. E pranishme në këtë takim ishte edhe znj. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporë.

Pasi i përshëndeti Dr. Vaxhid Sejdiu, të pranishmit dhe drejtoreshën e QBD-së, i dha fjalën znj. Mimoza Hysës, për një përshëndetje! Znj. Hysa, në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe çmoi punën dhe kontributin e KKAD-së, për përkushtimin dhe seriozitetin, gjatë këtij viti në rrugëtimin e unifikimit të shkollës shqipe në diasporë. Ajo njoftoi se QBD-ja është dhe do të mbetet përkrahëse e KKAD-së, nga që ju jeni këshillëdhënës, ndërsa QBD-ja është zbatuese e saj. Kështu që është në fakt edhe detyrë  KKAD-së.

Ajo kërkoi që KKAD, të jetë edhe më aktive dhe të japë sa më tepër informata e të jetë sa më transparente! S’ka rëndësi se kush dhe sa e përkrah KKAD-në. E rëndësishme është se ne të gjithë, pa dallim, duhet ta përkrahim Diasporën e bashkuar, si Shqipëria ashtu edhe Kosova. Ne jemi një, e në bazë të këtij parimi duhet të nisemi, që të kemi suksese në të ardhmen. Po ashtu, ajo foli edhe për obligimin që ka për përgatitjen dhe shpërndarjen e teksteve plotësuese, QBD-ja! Megjithatë, diaspora duhet ta ketë një pasqyrë të saktë, në lidhje me situatën e shkollave shqipe dhe numrin e atyre që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Vetëm një paraqitje e saktë dhe transparente e bën të mundur që t’na informojë dhe pastaj, ne të marrim hapa konkretë në përkrahje. Ta kemi një Data-Bazë, me numrin e saktë të arsimtarëve dhe nxënësve. Ristrukturimi, do ta ketë vëmendjen e vet, në mënyrë që ta dinë institucionet se si ta ndihmojnë KKAD-në. Pastaj, ato do ta kuptojnë se sa e nevojshme është përkrahja institucionale, tha zonja Hysa.

Më pas z. Sejdiu prezantoi zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë, konkretisht në Zvicër. Ai foli për përpjekjet, vështirësitë dhe hapjen e dhjetëra e dhjetëra shkollave në kuadër të Rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër! Foli në detaje për organizimin e këtyre shkollave, kërkesat drejtuar, drejtorive të shkollave zvicerane,  pranimi i mësuesve, kontakteve me prindërit dhe veprimtarët e shkollave shqipe etj. Synimi ynë është që ne të punojmë shumë, t’i informojmë të gjithë individët dhe grupet apo institucionet, tha Vaxhidi. Më tej foli për rritjen e numrit të nxënësve dhe hapjen e shkollave të reja dhe pranimin e mësimdhënësve të rinj në Zvicër, ku i falënderoi edhe ambasadat e dy shteteve tona, të cilët janë vu në interes të shkollës shqipe dhe janë përkrahës të këtij rrugëtimi që bëjmë ne, qoftë si individ, shoqatë, apo rrjetëzim i shkollave shqipe në Zvicër, tha Sejdiu.

Në veçanti, ai foli për mbështetjen institucionale të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, e cila në vazhdimësi ka ndihmuar me gjithë stafin e saj, veprimtarinë tonë.

Zotëri Sejdiu, kërkoi një raport nga anëtarët e KKAD-së, që ta japin një informacion rreth punës dhe veprimtarisë së shkollës shqipe në shtete të ndryshme. Në këtë raportim  z. Mustafë Krasniqi, pasi përshëndeti drejtoreshën Hysa dhe të pranishmit, ndër të tjera tha: Me keqardhje duhet ta pranojmë një fakt të hidhur, deshëm apo s’deshëm, por që është real në Gjermani, sipas të dhënave jo zyrtare  jetojnë me mijëra e mijëra nxënës, derisa numri i fëmijëve që shkojnë për ta mësuar gjuhën amtare, është ekstrem i ultë! Kjo dhe na bënë të mendojmë se ku jemi si komunitet, pa  u munduar ta hedhim fajin, e të bëjmë me gisht se kush ka apo nuk ka faj. Por që realiteti është ky, që dhe duhet të na bëjë të mendojmë se ç’të bëjmë më tej, për të ngritur vetëdijen e bashkëkombësit mërgimtarë, për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, tha Krasniqi.

 Krasniqi, informoi edhe për punën e LAPSH-it në Bavari, i cili ndër të tjera tha: LAPSH-i në Bavari, krejt në baza vullnetare po bënë një punë të madhe në ngritjen dhe vetëdijesimin e bashkëkombësve për shkollën shqipe, qoftë përmes mediave elektronike dhe ato të shkruara e sociale, aktiviteteve tjera, të kontakteve me bashkëkombës, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, apo edhe përmes faqes saj zyrtare! Ai njoftoi edhe për futjen e gjuhës shqipe në grupin e gjuhëve të huaja, si edhe për aktivitetet dhe seminaret e mbajtura gjatë këtij viti si: Takimi në Vjenë, me mësimdhënësit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Austri, takim për t’i shkëmbyer përvojat dhe diskutim për të ardhmen e përbashkët të një bashkëpunimi. Në këtë vizitë, përpos takimit të punës që ishte shkëmbimi i përvojave për mësimdhënie, vizituam Muzeun e Vjenës, konkretisht përkrenaren dhe shpatën e kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Krasniqi foli edhe për organizimin e seminarit një-ditor, që u mbajt në Munih të Gjermanisë, nën përkujdesjen e LAPSH-it në Bavari. Seminari, jo vetëm që kishte një qëllim të thjeshtë, por, gjithsesi ishte qëllim primar për shkëmbimin e përvojave të mësimdhënësve edhe kishte të bënte sensibilizimin e festimit të “28 Nëntorit”! Që do të thotë se seminari i tejkaloi të priturat e Këshillit Organizues, ku ligjërues ishin: Dr. Vaxhid Sejdiu, Mr. Hamëz Morina dhe profesoreshë Lume Daci – Hoti.  Pastaj, në praktikë, në grupe të ndarë mësimdhënësit, përmes praktikave të lira në klasë, në formë lojë, e praktikuan, të organizuar nga Mustafë  Krasniqi dhe Selim Hoti! Përpos që ishte kjo një risi, zgjoi edhe një kureshtje dhe interes për mësimdhënësit, që ta realizojnë me nxënësit e tyre, tha Krasniqi.

Kurse, znj.  Miradije Berishaj, tha se përveç vështirësive tjera, pandemia e ka vështirësuar tepër zhvillimin e mësimit plotësues në Diasporë. Ajo përmendi edhe takimin e përbashkët me mësimdhënësit e Bavarisë që patën me mësimdhënësit e shkollës shqipe në Austri, ku e vlerësoi këtë takim shumë frytdhënës dhe kërkoi që takime të tilla duhet të kemi sa më shpesh! Ajo potencoi se në Seminarin që e ceku kolegu, Krasniqi, ishim të ftuar edhe ne, që për fat të keq pandemia ishte ajo që na pengoi dhe nuk patëm mundësi të ishim të pranishëm edhe ne në seminar për t’i këmbyer përvojat tona si mësimdhënës, tha znj. Berisha.

 Kurse z. Dritan Mashi shprehu shqetësimi në lidhje me organizimin e mësimit të gjuhës amtare në Diasporë dhe tha: “Fëmijët tanë nuk janë lodra shoqatash e individësh për publicitet“. Shqetësim tjetër tregoi z. Mashi, në lidhje me kontaktimin e arsimtarëve të gjuhës, bashkëpunimin dhe  organizimin e mirëfilltë të punës me organizimin e mësimit të gjuhës shqipe në Itali dhe tërë Diasporën.

Znj. Mira Shehu informoi në lidhje me zhvillimin e mësimit plotësues në Kanada, Kurse znj. Armenda Amiti njoftoi se gjendja e mësimit plotësues në Slloveni është vështirësuar, për shkak të kushteve, nga pandemia! Deri diku, janë liruar, por ka nevojë për shumë punë për të bërë edhe në Slloveni.

Edhe z. Pali, foli në lidhje me zhvillimin e Mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët tanë, por tërhoqi vëmendjen se shtetet e Ballkanit, duhet të premtojnë dhe të veprojnë, në integrimin evropian e botëror! Shqiptarët vijnë nga disa shtete të Ballkanit dhe, ato duhet ta kenë një platformë të përbashkët, në mënyrë që të mos vonohemi! Rol të rëndësishëm luajnë edhe mediat, në informimin e shqiptarëve, kudo që janë.

Kurse z. Michel Greco tha se në arbëreshët e Italisë e kemi ruajtur gjuhën 6 shekuj me radhë dhe, tani brenda 20 vjetësh e humbëm! Ky nuk është faji, vetëm i banorëve, por edhe udhëheqësit shtetërorë shqiptarë, kudo që kanë mundësi dhe pozita, duhet ta ndihmojnë ruajtjen e gjuhës, tha Greco.

Dhe, në fund, Dr. Vaxhid Sejdiu, tha se ne do ta bëjmë një pasqyrë pune të detajuar në Zvicër dhe, në adresë të QBD-së, kërkoi tekste shkollore, sepse Shkolla shqipe në Zvicër ka shumë nevojë për to.

Ne, pra do ta bëjmë një pasqyrë të punës, dhe t’u drejtohemi të dyja shteteve shqiptare; për një bashkërenditje të përpjekjeve tona për ta ndihmuar rrugëtimin tonë, në unifikimin e shkollave shqipe në Diasporë, sepse ka nevojë për ndryshim dhe përmirësim, tha Vaxhidi.