PËRQAFIMI I HAPAVE

Emin Z. Emini

Shkruan Emin Z. Emini

GËMUSHË E JASEMINTË

dhe fryu juga e dettë
zgjati duart e ngrohta
gishtrinjtë prej ere
thellë i fyti në flokët e saj të qelibartë

kokën e bukur ia ktheu në gëmushë të bukur
dhe
aromë e jasemintë ra mbi botë

i dehur
vrapova përgjatë bregut të adriatikut
erë çmendurake të bëhem
e të kthehem në krehër
moirë

PËRQAFIMI I HAPAVE

rërës së lagur të plazhit
lije gjurmët e hapave

flokëlidhur këmbëzbathur
vrapoje
diellin ta prekje me dorë
të shtriheshe në prarimin e kuqërremtë
mes detit e qiellit

nga ana tjetër e detit
të shikoja
pikturë
me bojëra të zotit

pastaj
hapat prej pulëbardheje
vala e qetë i mori në gji

dhe
përqafova detin
moirë