POETI QË I ZGJODHI FJALËT E ZEMRËS PËR T’I KËNDUAR ATDHEUT

Nga Isuf Ismaili

Në kujtim të poetit e regjisorit të madh Petrit Ruka
Petrit Ruka është një poet i shquar i letësisë sonë, është një poet i madh që i këndoi atdheut, duke gjetur fjalët më të bukura artistike e duke i paraqitur ato mrekullisht, sidomos te poezia: “Atdheu fillon te zemra”. Poezia e tij përmbledh edhe motive të tjera, të cilat e kanë begatuar dhe kanë paraqitur letërsinë tonë me gjithë bukurinë e saj dhe në nivele të larta artistike.
Vepra e tij letrare është një pasuri e madhe e mbarë popullit shqiptar.
Sot u vendos në qytetin e Tepelenës, shtatorja e tij e cila i ka dhënë bukuri e vlera të larta kulturore qytetit të Tepelenës e rrethit të saj.
Ai ka lindur më 21 gusht 1954, në Tepelenë. Studimet e larta i kreu për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, dhe studime pasuniversitare në dramaturgji filmike në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë (1985-1986).
Nga viti 1976 deri 1984 punoi si mësues, pedagog në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Tepelenë.
Ai ishte skenarist dhe regjisor pranë “Kinostudio Shqipëria e Re” dhe më vonë “Alba Film Studio”, gjatë viteve 1986-1996.
Ruka ka shërbyer si drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve (2000), dhe si kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare (2000–2005).
Ai u nda nga jeta më 6 korrik 2021.
Petrit Ruka është një nga poetët më të njohur shqiptarë të gjeneratës së tij. Disa nga veprat më të rëndësishme letrare:
“Rinia ime” poezi 1978
“Atdheu fillon te zemrat “ poezi — vëllimi që e bëri të njohur; mori çmimin kombëtar në 1983
“Mirupafshim, hënë e vendlindjes” poezi 1990
“Vërtitu” “Kokë e prerë” poezi 2000
“Në zemër bie shI” poezi 2003
“Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura 2008
“Kalorësi mbi det ese monografi”, për Kadri Roshin 2009
“Iso dashurie poezi e zgjedhur” poetika 2015
“Nëntë vjet e nëntë ditë” poemë (baladë) 2015
Vepra në film dhe skenarë
Ai ka shkruar dhjetëra skenarë filmash artistikë dhe dokumentarë, dhe si regjisor ka qenë aktiv në disa prej tyre.
Numri i veprave filmike që mban firmën e tij (si skenarist ose regjisor): më shumë se 30. Disa burime thonë “40 veprat kinematografike”.
Vepra “Atdheu fillon tek zemrat” fitoi Çmimin Kombëtar për librin më të mirë poetik në vitin 1983.
Ai mori tituj të lartë si “Nderi i Kombit”.