– Poezi nga Dritero Agolli
VDEKJA E NENES
U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete
Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s’e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze
Poezi nga Ismail Kadare
NËNA
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
((Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.))
Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.
Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!
Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.
I mbytur ne djerse u zgjua ai
((O nene)), dhe doren e vuri ne gji.
Atje trakte s’ka. ((O nene ku je!))
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.
((O nene!)), por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Dicka neper mendte atij shpejt I erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.
Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.
((O nene, o nene, o nene, ku je!!!!))
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…((Ndal!)) ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!
N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.
…Qe biri te flinte i qete gjer n’agim,
mesnata per nenen s’do kete mbarim.
-Poezi nga Giuseppe Ungaretti
NËNA
Dhe kur zemra me rrahjen e saj të fundit
Do rrëzojë murin e hijes që na ndan nga përjetësia
Për të më çuar, Nënë, përpara Zotit
Si dikur fëmijë do më mbash për dore.
Gjunjëzuar, e vendosur, përballë përjetësisë
Do të jesh një statujë, duke pritur gjykimin
Me të njëjtën sjellje
Që të shihte në jetë, në lutje.
Dridhshëm do të çosh krahët e vjetër në qiell,
Si atëherë kur u shuajte
Duke thënë: Zoti im, ja ku me ke.
Dhe vetëm kur Zoti do ketë shprehur faljen e tij
Do dëshërosh të më shohësh.
Do kujtohesh që më ke bërë të të pres gjatë,
E do të kesh në sy një psherëtimë lehtësie për faljen.
– Poezi nga Sergej Esenin
LETER NENES
Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.
Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.
Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.
Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t’i fanit këto ndër sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?
Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.
Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.
Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.
As t’i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t’artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.
Ndaj merak ti mos m’u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.