QËNDISMA,MOTËR,NJË FLAMUR

Bildergebnis für isuf ismaili foto
Isuf Ismaili

Për poezinë e Sylejman Qyqallës shkruan poeti, publicisti, kritiku Isuf Ismaili.

Një nga poezitë më të mira që kam lexuar, është kjo poezi e titulluar: “ QËNDISMA,MOTËR,NJË FLAMUR” të poetit e atdhedashësit të madh, njeriut që ka vepruar e punuar pa u ndalur, në kohë të vështira, në kohë, kur errësira e pushtimit jugosllav ishte pus e zezë, kur dhuna e terrori, gjenocidi bënte veprat më të shëmtuare njerëzore në trojet e Shqipërisë, që përdhunisht kishin ngelur nën pushtimin e Jugosllavisë gjakatare, barbare, fashiste e cila nuk u ngop kurrë me gjakun e popujve liridashës që i mbante nën sundim, veçmas nuk u ngop kurrë me gjakun e bijve dhe bijave më të mira shqiptare të pjesës së popullit shqiptar që e sundonte. Në mesin e këtyre bijve dhe bijave shqiptare, që me gjakun e tyre i kanë larë burgjet jugosllave për lirinë e bashkimin e atdheut qe edhe shoku e vëllai ynë dashur Sylejman Qyqalla. Nder e mirënjohje për shokun e vëllain tonë të dashur Sylejman Qyqalla. Poezia e tij është një poezi që në kuptimin më të qartë ngërthen në vete atdhedashurinë, përkushtimin e ndërgjegjes shqiptare për bashkim të tërësisë së Atdheut, përkushtimin njerëzor e shoqëror në betejat e mëdha të njerëzimit për ta bërë botën më të mirë. Përmbajtja e poezive të tij në tërësi është e ndërthurur me bukurinë artit poetik, e bukurisë artistike letrare, ku harmonizohet edhe figuracioni me shkëlqimin e tërësisë të përbërësve të lëndës, porosisë e harmonisë të një shije muzikore, që e krijon gjuha e letërsisë, si një gjuhë që na fal shijen e ëmbëlsisë e të kënaqësisë shpirtërore.

Shkruan: Sylejman Qyqalla


Qëndisma,motër dhe mua një flamur,
Mua nga Toplica,nga Lugina,nga Nishi!
Dua të vij dhe unë me ju atje,në Vlorë…
Zemra më çahet …më ngjethet mishi!

Qëndisma,motër,dhe mua një flamur,
Motër nga Kosova e ti në Çamëri!
S’dua nga Nëna të ndahem as unë kurrë…
Të ndjej aromën e saj dhe unë,në gji!

Qëndisma,motër,dhe mua një flamur,
Mos më lini vetëm,tëmjerë,në qoshe!
Kam mbetur pa këmbë…si një gur…
Dhe unë-bijë e Nënës-si ju jam bukuroshe!

Qëndisma,moj motër,atë flamur perri,
Ma bëni jelekun me krahë…të fluturoj!
Ta puth në ballë nënëloken Shqipëri…
Kaherë s’e kam parë…me ju të gëzoj!

Qëndisma,motër,dhe mua një flamur
Ta ndjej në gjoks aromën e nënës!
Ka një shekull…mbeta e vetme,kërcure
As shoh rreze dielli…as dritën e Hënës!

Qëndismani, o motra mua… flamurin kuqezi…
Kam mall…në tokën time…më quajnë “jabanxhi”!

Fotografia e Sylejman Qyqalla