QIELLIT I DHANË ZËRIN SHQIP

Mustafë Krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi

QIELLIT I DHANË ZËRIN SHQIP
(nxënësve)

“Xhamadani vija-vija”
Këngë që buron nga shpirti
Pëllumbat e bardhë
Nxënësit e gjuhës sime
Për n’shetitje këndonin.

Autobusi fërshëllente rrugës
Shpërthente zëri i nxënësit
Buqet kënga, atdheu nga malli
Derdh lotë harrimi
Për fëmijët e tretur botës!

Në shetitore së bashku nxënësit
Me mësueset e tyre edukatore
Qiellit i dhanë zërin shqip
Ta ndiente mëmëdheu ynë!

Sot për mot mos ta harrojmë
Këngën “xhamadani vija-vija”
Mëmëdheu e ndiente plagën
Mbushur lot dergjej malli!

Në eskursion bërtisnin nxënësit
Shqiponjën me duar e bënin
Nga lart mëmëdheu i përqafonte
I puthte me mall mu në ball
Kur do ta leni mërgimin u thoshte?

Ah! Një dhimbje shpirti
e dogji mëmëdhen
Djepat thatë po i përkundi
nga mali pret n’përqafim
T’i shtohen nipat!

Kthehuni, kthehuni
bijët e mëmëdheut…!