NAIM SHQIPËRIA

Shkruan: Isuf Ismaili

NaimFrashëri

Njëqindeshtatëdhjetegjashtë (176) vjet më parë ka lindur bilbili i gjuhës shqipe, shkrimtari, vjershëtori ynë i madh Naim Frashëri, NAIM SHQIPËRIA.
Një pjesë e shkurtër e reportazhit tim: „Në vendlindjen e vëllezërve Abdyl, Naim e Sami Frashëri“
E zgjodha pjesën më të mirë.

E si të mos jetë i shenjtë Frashri, vendi ku u lind bilbili i gjuhës shqipe, bilbili i Shqipërisë sonë, së cilës pikërisht ky zë i ëmbël i këndoi me flakën e atdhedashurisë, me notat më harmonike e patriotike. Ky bilbil që zëri s`i shuhet kurrë, i këndoi me zërin e të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjithë Shqipërisë me rrënjë e degë – hapësirës së saj etnike cep më cep, pra Shqipërisë së natyrshme.

Frashri, vend i shenjtë i Shqipërisë
“Shqipëri o mëma ime…”
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Me gas të math do t’i vinja Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,

I këndoi ëmbël, me fjalët e zemrës e me dëlirësinë e gjakut shqiptar, gjuhës së zjarrtë, gjuhës së cilës i dha jetë nga mendja e shpirti i tij i kulluar atdhetar.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Rron Naimi ynë i madh në çdo trevë shqiptare, në çdo qytet e fshat, ku shqiptarët jetojnë me shekuj, aty ku zemra shqiptare ushqehet me porosinë e tij të madhe, sepse dje, sot, nesër e gjithnjë, fuqishëm tingëllojnë e do të buçasin në qenien e shqiptarit të kulluar vargjet:

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Rron pra, Naim Frashëri te të gjithë ata e ato, që zemrën e kanë të gatuar plot me dëshirë për ta bërë Shqipërinë etnike të ribashkuar, që kanë zjarrin e dashurisë për të e që punojnë e veprojnë për ta zhvilluar e përparuar.
Naimi i vuri ilaçin e shpirtit plagëve të atdheut.

S’jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët’ emër nder’e kemi.

Dhe në Prizren buçiti fushqishëm zëri i i Nënë Shqipërisë, se bijtë e saj të devotshëm thanë: – Këtu është mesi i Shqipërisë.
Në ballë të Lidhjes së Prizrenit qe vëllai tij i madh: Abdyl Frashëri. Abdyli që i mblodhi burrat e nderit atdhetarë, trimat që zemra u pulsoi nga gjaku i pastër shqiptar, që i dhanë nderit të Atdheut përjetësinë me besa – besë, në jug e në veri, lindje e perëndim për të mbrojtur çdo pëllëmbë të vatrave stërgjyshore.
Në Kuvendin e burrave të Shqipërisë, në Prizren, jehoi zëri i Abdylit për Shqipërinë një e të pandarë. Dhe Naimi e Samiu e shpërndanë zërin e të vëllait me këngë e mençuri, në faqet e lavdisë historike, e në kurorën e krenarisë atdhetare lanë emrat e veprat e tyre si kujtime që i bëjnë të gjithë atdhetarët shqiptarë jo vetëm krenarë, por botës shqiptare i thonë, se duhet të bëhet Shqipëria e ribashkuar cep më cep, të zhvillohet, të mbrohet e përparohet.

„E po ku shkruhen në kartë fjalët e gjuhës së zjarrtë!“
„Ti Shqipëri më jep nderë, më jep emrin shqipëtar.“
Atdheu
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka,
Më je nënë, më je motër, më je vëlla.
Nga ç’ka rrotull më shtrenjti ti më je,
Je më miri nga çdo gjë ka ky dhe.
(Naim Frashëri)
Isuf Ismaili
Vargje qelizash të pavdekshme
(I kushtohet Naim Frashërit)
Vargje qeliza të pavdekshme,
E nga një skaj në tjetrin jehojnë,
As furtuna e shekujt nuk i zbehin,
Ato janë gjaku e kënga jonë.
Bilbil ke qenë e bilbil ke mbetur,
Në fusha e male, vargjet tua kumbojnë,
Fëmijët në djep e nxënësit në shkollë,
Rriten me fjalët e gjuhës së zjarrtë.
Dhe ne ëmbëlsisht themi:
“Shqipëri o nëna ime…”
Askush nuk mund të na ndajë
Jemi gjaku, kocka, rrënja nga ti o Nënë!
“E po ku shkruhen në kartë fjalët e gjuhës së zjarrtë!
“Ti Shqipëri më jep nderë, më jep emrin shqipëtar”.