Rexhep Rifati: Program madhështor i Shkollës shqipe në Zvicër, kushtuar poetit Dritëro Agollit

Nga Isuf Ismaili – 05 Tetor, 2023

Me moton : “Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin”, qindra nxënës të Shkollës shqipe në Zvicër, në sallën e madhe të Bashkisë së qytetit të Ushterit në Kantonin e Cyrihut, shfaqën një program më se mbresëlënës, me recitime dhe këngë e valle, falë angazhimit të pashoq të trupës mësimore të kësaj shkolle në krye me mësuesin dhe koordinatorin e kësaj shkolle  Dr. Vaxhid Sejdiun. – Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, përshëndeti Valon Gashi, sekretar i parë i kësaj ambasade, i cili përgëzoi Shkollën shqipe për hapjen e pikave të shumta shkollore.  

Teksti : Rexhep Rifati & fotot Afrim Nevzadi

E gjithë ajo mori mërgimtarësh që ishte dje prezent në manifestimin e Shkollës shqipe në sallën e madhe të Bashkisë së qytetit në Uster të kantonit të Cyriut, ishte më se e impresionuar me një program sa masiv aq edhe cilësor me moton :  “Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin”, kushtuar poetit tonë kombëtar Dritero Agolli, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror dhe ish- anëtar i Akademisë se Shkencave te Shqipërisë.

Që në fillim të programit, në emër të prindërve përshëndeti Anila Muçaj, e cila të pranishmëve iu drejtua me këto fjalë: “Të dashur fëmijë, të dashur prindër, gjyshe, e gjyshër, te dashur mysafirë, te dashur veprimtarë të shkollës shqipe! … Jemi mbledhur sot këtu në këtë aktivitet kulturor të organizuar nga shkolla Shqipe në Zvicër me rastin e përkujtimit të veprës se poetit të dashur të shqiptarëve anembanë ku janë, Dritëro Agollit.

Duke shtuar se në këtë aktivitet kulturor marrin pjesë fëmijët që ndjekin mësimet në shkollën shqipe në pikat e ndryshme shkollore nga kantone të shumta zvicerane. Ajo me këtë rast  përgëzoi të gjithë prindërit që i mbështesin fëmijët e tyre në rrugën e dijes për sa i përket shkollimit dhe mësimit të gjuhës shqipe si dhe vlerat që mbart ajo si kulturore, etnike dhe historike. Ju jeni motivi dhe shembulli i mirë për brezat e ardhshëm.

Më pastaj u hap programi shkollor në shenjë kujtimi me zërin dhe vargjet e poetit tonë kombëtar Dritëro Agollit, e më pastaj një prezantim kushtuar veprës dhe jetës së Dritëro Agollit e bëri mësuesi dhe koordinatori i Shkollës shqipe në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu –me titull  Dritëro Agolli,– bardi i letërsisë shqipe, me që rast prezantimi i veprës dhe jetës u shoqërua edhe me album fotosh të  shkrimtarit

Në pamundësi për të marr pjesë në këtë program shkollor, e bija e Dritëroit, zonj. Elonë Agolli, kishte dërguar një video-xhirim shumë mbresëlënës për mes të cilit falënderonte organizatorët për këtë eveniment kushtuar babait të saj poet me përmasa kombëtare.

Më pastaj në skenë defiluan nxënësit e shkollave shqipe të cilët me një përkushtim të veçantë dhe nën përkujdesjen e mësuesve dhe prindërve të tyre mësojnë dhe ruajnë jo vetëm gjuhën amtare por edhe kulturën dhe identitetin kombëtar.

Ishte kjo një mundësi e mirë, që prindërit e shumtë dhe mërgimtarët tjerë të shihnin përkushtimin e këtyre nxënësve të shkollave shqipe në pikat shkollore;  Afoltern, në Rümlang, në Regensdorf, në Dällikon, në Fahrweid, në Rüti, në Wetzikon, në Uster, në Schwerzenbach,  në Volkteswil, në Pfäffikon të Kantonit të Zyrihut, si dhe të pikave shkollore  në Neunhof dhe Spreitenbach të Kantonit të Argaut të përgatitur nga  mësuesit Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu.

Të pranishmëve me një fjalë rasti – në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, iu drejtua  z. Valon Gashi, sekretar i parë i Ambasadës,  i cili përgëzoi organizatorët për një manifestim kaq masiv edukativo- arsimor kushtuar poetit tonë të madh Dritëro Agolli.

Në vazhdim po japim rrjedhën e këtij programi shkollor:

Një prezantim të tregimeve të Dritëroit, së pari tregimin,

  1. “Sonata e tetë” – do ta prezantojnë nxënëset e “Shkollës Shqipe”në Dällikon Anesa Zymeri, Sara Zymeri dhe Eliona Muçaj

Pastaj, tregimi,

  1. “Ujku” – nxënësit Sumaja Rexhepi, Tuana Rexhepi, Tana Limoni, Alea Halimi, Melisa Selimi, Enes Kastrati, Anesa Shaqiri, Lina Limoni si dhe tregimi
  2. “Shuarja e humorit” – me nxënëset e “Shkollës Shqipe”: Lina Limoni, Anesa Huneli, Ajlina Huneli, Anesa Zymberi dhe Sara Zymberi.
  • Shumë vargje të Dritëroit me kalimin e kohës u bënë dhe këngë:

“Poçari”, këngë e cila është krijuar me vargjet e Dritëro Agollit, kurse ish – nxënësja  e shkollës shqipe Donikë Sejdiu, tani doktorante në Universitetin e Zyrihut  do të këndojë këngë për ketë eveniment.

Dritëro Agolli njihet në letërsinë shqipe me vargjet e tij të bukura, të cilat vargje sot janë pjesë e teksteve shkollore për fëmijët shqiptarë. Në vazhdim vargjet kushtuar atdheut, Devollit – vendlindjes së poetit, Naim Frashërit etj. Të dëgjojmë:

  1. “Gjuha shqipe”  – Era Kelmendi
  2. “Atdheut – Nora Nocaj dhe Arianita Kryeziu
  3. “Devoll, Devoll” – Lijana Idrizi, Amela Frangu, Eris Ferati dhe Eliesa Idrizi
  4. Naim Frashëri – Rina Morina dhe Era Kelmendi
  • kurse nxënësja e shkollës shqipe në Neuenhof Melisa Selimi këndoi këngën:

“Kur të jesh mërzitur shumë”, këngë e cila është krijuar me vargjet e poetit Dritëro Agolli.

VII.

Në këtë manifestim edhe më të vegjlit e shkollës shqipe morën pjesë me recitimet e tyre nga vepra e Dritëroit. Poezi nga jeta, fabula, përralla, fjalë dhe vargje të cilat reflektojnë mbi realitetin shqiptar.

  1. Akrepi dhe bretkosa– Aurora Zejnullahu
  2. Patat e egra – Nejla dhe Alejna Kosumi
  3. Lojë me fjalët  – Rinesa Daka
  4. Kali dhe gomari – Alea Halimi dhe Arnela Halimi
  5. Kujdes për fjalën – Rina Kelmendi
  6. Mbrojtja e njeriut – Arjan Thaqi Këngë për vete
  7. Rejana Thaqi dhe Luiza Beqiri dhe
  8. Lorina Nuredini dhe Ajra Shala poezinë “Zjarre”

Bë vazhdim nxënësit e shkollës shqipe kishin përgatitur një tufë këngësh nga aktiviteti i tyre shkollor, duke dëshmuar se vepra  e Dritëroit si dhe vepra e shumë poetëve e shkrimtarëve kombëtarë nëpërmjet orëve mësimore në shkollën shqipe është ngulitur thellë në shpirtin e tyre.

Ata me një tufë këngësh nderuan poetin kombëtar Dritëro Agolli:

  1. “Gjyshi dhe sharkia” – Tana Limoni
  2. “Një lahutë dhe një flamur “– këndojnë Alea Halimi dhe Arnela Halimi
  3. “Kujtesa “ – Eliza dhe Anika Zeqiri
  4. “Këngë për Nënën” këndon Eliona Muçaj
  5. “Oj Kosovë oj nëna ime” – këndojnë Rina dhe arta Morina
  6. “Me flamurin në zemër” – këndojnë nxënësit Alea Halimi, Lina Limoni, Tana Limoni, Gentonis Shala dhe grupi
  7. “Kuq e zi” Gresa dhe Gentonis Shala

Bashkë me nxënësit e Shkollës shqipe ishin edhe më të vegjlit e Sh.K.A. “Bashkimi” Uster, të cilët dëshmuan për punën dhe angazhimin e Shoqatës në ruajtjen e kulturës kombëtare. Grupi i valleve “Dallëndyshet” u paraqit me vallen “Vallja e shqipeve” nën drejtimin e Diellza Alishanit.

Programi u përmbyllë me dy këngë kori, ku nxënësit e këtyre shkollave paraqiten këngët:

  1. “Xhamadani i ri” – Kori i Shkollës shqipe
  2. “O, sa mirë që jam shqiptarë” – Kori i Shkollës shqipe (të gjithë nxënësit pjesëmarrës).

Përmbyllja ishte më se mbresëlënëse, nisur nga fakti se në skenë dolën rreth 100 nxënës dhe secili nga ta donte të ishte në radhët e para për ti parë prindërit e tyre, por kjo ishte e pamundur, sepse nuk pati hapësirë të mjaftueshme. Por zëri i vogëlushëve me refrenin: “O, sa mirë që jam shqiptarë”, sikur jehoi edhe jashtë kësaj salle, deri në qiell!

Një meritë në tërë këtë organizim pati edhe Shoqata “Bashkimi” nga Ushteri, në krye me Guxim Alushin, që u përkujdes si për sigurimin e sallës ashtu edhe ushqimit. ( Nga “Shkolla Shqipe” – Zvicër)

Dieses Bild hat ein leeres Alt-Attribut. Der Dateiname ist image-369.png