RIGON DHIMBJA PLASUR SI LOTI

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Shtatoret hije, po lartësohen
Njëra në fillim, veshur si prift
tjetra n’mbarim, pa simbolizim
nga to po gjëmojnë rrugët!

Me këto hije të frikshme
rrugët çmenden dhe, pyesin:
ku e kemi Hasan Prishtinën
plakun e Vlorës, simbolin e pavarësisë?

Rigon dhimbja plasur si loti
sheshit përplasen kujtimet e përgjakura
udhët hanë vetveten, në pritje
n’kujtime grilash,
për t’pathyerin, Adem Demaçin!

Në një datë historike, disa horra me kravate
të pispillosur popullit ua kërkon votën
çirren si të çmendurit rrugëve, fshatra e qytete
harrojnë sa të turpshëm janë, dje se që kishin bërë!

Në këtë ditë, apo në atë ditë…
kur ju duhet për vota, ngrehin pankarta
derdhin lot krokodili, lavdi thonë:
o i madhi Adem Jashari!

Për ty legjendë e kombit
nuk kanë kohë,
janë të zënë pas kulltuqeve
kullat po rrënohen
me dashje historinë po shembin!

Kështu thonë: Po e do Evropa
çlirimtarët i bëjnë kriminel
për këtë shtratorja jote
nuk ka vend në Prishtinë!

Ist möglicherweise ein Bild von Text