RTK-RADIO MOS NA E HIQNI EMISIONIN “MË AFËR”, GAZETARIN, ME ZËRIN E ËMBËL, DEMIR RESHITIN

Redaksia

   Mërgata shqiptare, kudo që është në botë, ajo, jo vetëm që ndien mall për atdheun, por dhe ka mall për valët e atdheut. Shpesh me lot në sy e zërin e tij të dridhur ka thirrur si i çmendur: “të dua atdheu im” dhe këtë ndjesi të dashurisë, sadopak na kanë ofruar emisionin “Më afër” i RTK-radio.

11-të viteve bashkë men emisionin “Më afër” të RTK-radio, me gazetarin Demir Reshiti, u ndiem si në sofrën e atdheut, jo vetëm që ishte me ne dhe hallet tona mërgimtare, por ka prekur ndershmërisht të ndjeshmen dhe ka realizuar emisione, me të cilat sadopak ka shëruar zemrat e hallexhinjve mërgimtarë, duke i vënë në pah peripecitë në jetën e mërgimtarit, përmes mikrofonit dhe zërit të ëmbël, e shpesh të dridhur nga emocionet që i jepnin intervistuesit mërgimtarë

Por, ajo që vlen të ceket është emision “Më Afër” me gazetarin Reshiti, i cili ishte zë i fuqishëm në ngritjen e ndërgjegjësimit të mërgimtarit për Shkollën shqipe, me porosinë: “Mos e humbni gjuhën shqipe, atdheu ju do atëherë kur ju e ruani gjuhën amtare!

Të nderuar anëtarë të Menaxhmentit të RTK-së, të Bordit të RTK-së dhe menaxhmentit të RTK-radio, me të marrë lajmin se po na e shuani emisionin e mirëpritur “Më Afër” jo që nuk e pritëm mirë, por e morëm si një goditje të rëndë, ngaqë këtë emision me ëndje, ne, mërgata e përcillnim. Andaj kërkojmë që zërin e këtij emisioni dhe të gazetarit Demir Reshiti të mos na e ndaloni!

Jemi mësuar për 11-të vite me emisionin  “Më Afër”, dhe zërin e gazetarit Reshiti; Andaj, kushdo tjetër që ta fillojë një emision të ngjashëm do të ketë vështirësi, ngaqë i duhet kohë dhe projekt se si ta bëjë aq të dashur dhe të prekshëm për dëgjuesin mërgimtarë.

Pra, kërkojmë që emisionin të mos na e ndaloni, të vazhdoj kështu si është, me gazetarin Demir Reshiti, me qëllim që dëgjuesi i RTK-radio, i mësuar me këtë emision dhe zërin e gazetarit të mos e ndiejë mungesën dhe largësinë e vendlindjes.

Andaj shpresojmë se Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së dhe të Menaxhmentit të RTK-radio do ta keni në konsideratë kërkesën e dëgjuesit të mërgatës shqiptare dhe të shoqatave të cilat i bashkëngjiten kërkesës, me qellim që emisioni “Më Afër” dhe me gazetarin Demir Reshiti të vazhdoj emisioni si deri më tani. Kjo kërkesë e plotësuar do t’na nderonte si mërgimtarë, gjë që dhe shpresojmë se kërkesa e jonë, në emër të 4 shoqatave, do të merret si një kërkesë e arsyeshme!

Më 03.04.2022

Me respekt:

  • Klubi Letrar “Martin Camaj”  Mynih- Gjermani

Mustafë Krasniqi- sekretar

Emaili:  mustafekrasniqi45@gmail.com

Mus Jupolli- kryetar, Francë

Emaili: musa.jupolli@gmail.com

  • Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër

Prof. Mr.sc. Murat Ajvazi- kryetar

Emaili: m.ajvazi@hotmail.ch

  • Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari

Milazim Ukaj- kryetar

kryetari@lapsh-bavari.de