Shkruan: Fatmire Krasniqi
Më 17 shkurt 2018 në Munih të Gjermanisë u mbajt seminari njëditor për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Bavari. Seminari ishte rrjedhojë e seminarit rajonal, që u mbajt në vitin e kaluar në Kroaci. Në seminar ishin të pranishëm, përpos mësimdhënësve edhe: Zv. Ministri i diasporës Afrim Bekteshi; Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef në kabinetin e Ministrit të MASHT-it, Fehmi Hysenaj; Këshilltar i Jashtëm i Ministrit- Ferim Gashi dhe Drejtori i departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci dhenga Fondacioni “Besa”: Rexhep Nikci, fond që e ka ndihmuar shkollën shqipe me mjete financiare, ku dhe është zotuar se do të jenë përkrahës së shkollës shqipe.
Ajo që i dha shpirt, seminarit ishte prania e veteranit të arsimit, prof. Hazir Mehmeti nga Austria, si dhe prof. Imer Ademi nga KAPSH Gjermani dhe i vet mësimdhënësve të Landit të Bavarisë.
Seminari kishte për qëllim sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, po ashtu edhe për shkëmbimin e përvojave të mësimdhënësve, për një mësim sa më të mirë dhe cilësor në nivel të landit të Bavarisë.
Seminari vazhdoi punimet e veta me këto tema:
- Zhvillimi i orës mësimore në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe ( në gjuhë e letërsi shqipe, histori, gjeografi dhe art-kulturë)
- Metodologjia e mësimdhënies, në raport nxënës/e – mësimdhënës/e
- Puna në grupe dhe shkëmbim përvojash të mësimdhënësve
- Diskutim rreth punimeve të seminarit (forshop)
Seminarin e Hapi kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi, ndërsa e përshëndetën edhe Zv. Ministri, Bekteshi, KLPSHKM, Fehmi Hysenaj dhe Rexhep Nikci nga fondacioni “Besa”. Ndërsa Drejtori i Departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci kishte temën: Njoftim mbi procesin e organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqip në diaspora.
Seminari punën e vet filloi me temat profesionale rreth procesit mësimor të mësimit plotësues, nën përkujdesën e komision të zgjedhur për mbarëvajtjen punës së saj, ku ishin: Hazir Mehmeti, Imer Ademi, Anila Xhani dhe Mustafë Krasniqi, kurse e moderuan Tefik Jaha dhe Blerina Shabani.
Temat që u zhvilluan ishin:
Prof. Hazir Mehmeti: Ora praktike mësimore në klasa heterogjene.
Prof.Imer Ademi: Tregimi me figura.
Ferim Gashi “Trojet shqiptare dhe vështrimi hartografik”.
Prof. Mustafë Krasniqi: Ora praktike e Klasave me grupmosha të ndryshme.
Prof. Mervete IsmajIi: “Planifikimi i një ore mësimore me klase të rregullt-krahasuar me planifikimin dhe organizimin e një ore mësimore me klase te kombinuara.
Prof. Anila Xhani dhe Prof. Xhevahire Sylejmani: Shkolla Shqipe përballe interimit, globalizimit dhe asimilimit.
Mr.sci Blerina Shaban: Si duhet të zhvillohet një orë mësimi në lëndën e Historisë?
Prof. Fadil Lumi: Rëndësia dhe problemet mësimit plotësues
Prof. Isuf Bytyçi: Orë mësimore në lëndën e Gjuhës Shqipe
Ndërsa puna në grupe ishte pjesa më atraktive e seminarit, të udhëhequr nga Mislim Berisha.
Seminari përmbylli punimet e veta me sukses, ku përmbylljen e seminarit e bënë: Mustafë Krasniqi, zv.Ministri Afrim Bekteshi dhe veterani i arsimit, Hazir Mehmeti.
Ndërsa për nder të dhjetëvjetorit të PAVARËSISË SË KOSOVËS dhe vitit të GJERGJ KASTRIOTIT, 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut,shkolla Shqipe me nxënësit dhe mësimdhënësit e saj, në nivel të Bavarisë mbajti një program artistik, me recitime këngë dhe valle shqipe, nën përkujdesjen e mësueseve: Mervete Ismajli, Anila Xhani, Xhevahire Sylejmani, të Blerina Shabanit dhe të Moderatorës, Lorita Ismajlit, kurse fjalën e rastit e mbajti prof. Isuf Bytyçi.