SHEMBULLI I SHOQATËS „BASHKIMI“ NË NURNBERG

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, ditë e më tepër po merr përmasa të dukshme intensifikimi i mësimit plotësues, gjë që është i lartë edhe interesi i shoqatave dhe bizneseve shqiptare, që jetojnë e veprojnë këtu! Kurse kryesia e shoqatës „Bashkimi“ ( në xhami), në Nymberg, e cila ka paraqitur interesin e saj për t’u angazhuar rreth hapjes së shkollës shqipe në këtë qytet, me rrethin dhe në saje të aktiviteteve të tyre dhe punës së përkushtuar arriti ta mbajë mbledhjen e parë rreth çështjes së mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku dhe ka dhënë përkrahjen e madhe, që sa më parë të hapen klasat e para në këtë qytet me rrethinë. Kryesia e saj, në krye me kryetarin, Granit Emini, Sevgani Asani-imami ,kryetar i këshillit Dr.iljaz Aliaj, anëtar të kryesisë z. Murtezan Ollamani, Nuhi Alajdini dhe Ferki Poterqoi, premtuan se do të jenë përkrahës së shkollës shqipe, me të gjitha format e mundshme.

Në vazhdimin e mbledhjes, nga kryesia e shoqatës “Bashkimi”, ishin të interesuar të njihen me format, organizimin se si zhvillohet mësimi plotësues, mënyra e hapjes së klasave dhe funksionimi i mëtutjeshëm i mësimit plotësues. Ndër pyetjet tjera, ishte edhe çështja e pagës për mësimdhënësit, metoda e mësimit dhe sa është në bashkëpunim LAPSH-i në Bavari me institucionet tona përkatëse të atdheut? Po ashtu shoqatë e gatshme të ofrojë vende për mësimdhënie, me tërë aparaturën e duhur të një klasë, deri sa t’i hapim klasat nëpër shkolla përkatëse, të cilat hapja e këtyre klasave kërkojnë një procedurë të rregullte dhe kohë.
Për të mos humbur kohë, fillimisht ne si shoqatë sigurojmë vend për mësimdhënie, thekson, kryesia e shoqatës “Bashkimi”.

Ndërsa, kryetari i LAPSH-itpër Bavari, z. Mustafë Krasniqi, përmes telefonit, i përshëndeti të pranishmit, ndër të tjera këtë nismë të shoqatës “Bashkimi”, e cilësoi si një shembull i mirë dhe të guximshëm, që do ta nxisë tërë komunitetin e fesë islame dhe bashkëkombësit tjerë pa dallim feje, tek shqiptarët, në Bavari, se si duhet së bashku që ta përkrahim mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe, mbi të gjitha të tregojmë gatishmëri e dashuri për këtë gjuhë hyjnore, gjuhën Shqipe. Njëkohësisht dhe t’i thyejmë tabutë, se komuniteti fetar është pengesë e shkollës shqipe, që për fat të keq në tërë mërgatën shqiptare, jo vetëm që flitet por dhe shkruhet. Andaj, përpjekja dhe angazhimi i juaj si komunitet islam, ngreh lart vetëdijen e bashkëkombësve se kur është në pyetje atdheu dhe gjuha jemi, tok së bashku, padallim feje, partie apo krahine.

Më tej z. Krasniqi tha: Me veprimin tuaj po bëheni shembull për të tjerët dhe uroj që porosia e juaj të shkojë te të gjithë bashkëkombësi mërgimtar, ngaqë me keqardhje e them se brezi i dytë i mërgimtarëve shqiptarë, ka fillua ta belbëzojë gjuhën e nënës, kurse brezi i tretë, nëse ne nuk veprojmë në këtë drejtim, kam frikë se do të asimilohen! Pra, të bashkuar, do të arrijmë sukses, ngaqë shkolla është e të gjithëve dhe të gjithë kanë të drejtë ta përkrahin, në forma të ndryshme, me këshilla e programe për ngritjen e vetëdijes së bashkëkombësve për shkollën shqipe.
Përveç tjerash, z. Krasniqi, iu premtoi se në shkollë do të mësohet, nuk do të ketë keqinterpretime, por mbi të gjitha do të kujdesimi për ngritjen e nivelit për vetëdijesimin e nxënësve për identitetin e tyre kombëtar. Madje shtoi duke thënë se: Ne punojmë sipas korrikulës së dy shteteve tona shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës 2018. Jemi në një bashkëpunim me institucionet tona, sa i përket arsimit, po ashtu librat i kemi falas, ku nga viti i ardhshëm presim të na ndihmojnë konkretisht dhe me projekte tjera, tha ai.

Ndërsa pyetjes rreth pagës së mësimdhënësve, Krasniqi shtoi duke thënë: Momentalisht paga e mësimdhënësve bëhet nga të hyrat në buxhetin e kontos së LAPSH-së, e cila e vjel nga prindërit që i kanë fëmijët në shkollë, po vlen të theksohet se kontributi i Fondacionit “Besa”, e i disa biznesmenëve tjerë shqiptarë, që shpesh e kanë ndihmuar Shkollën shqipe me kontributin e tyre.

Z. Krasniqi, iu ofroi edhe formularin e regjistrimit për vitin 2018/19, faturën e pagesës, si dhe njoftoi me aktivitetet e mëtutjeshme të LAPSH-së në Bavari.

Në fund kryesia e shoqatës “Bashkimi”, së bashku me kryetarin Krasniqi, sqaruan se mbajtja e mësimit nëpër shkolla është institucional, jo vetëm që e shton seriozitetin, po mbi të gjitha zërave e shterur ua mbyti shpresat, për shuarjen e këtij ideali.

Andaj, kryesia e kësaj shoqate, u zotua se deri sa të sigurohen klasat nëpër shkolla përkatëse, për të mos humbur kohë, ne, shoqata, do ta lirojë objektin e vet, ku dhe i plotëson kushtet, po që do të jemi të angazhuar që mësimi të mbahet nëpër shkolla, ku dhe është më institucionale dhe më serioz.
Krasniqi, kërkoi që të themelohet Këshilli i Prindërve dhe së bashku me shoqatën, prindërit të angazhohen për gjetjen e klasave nëpër shkolla përkatëse. Me këtë dhe u pajtuan, që sa më shpejt të punohet në këtë drejtim, ndërsa drejtuesit e shoqatës “Bashkimi” ishin optimist se do të ketë numër të madh të nxënësve, ngaqë komuniteti shqiptar është i madh, i dyti pas Munihut.

Redaksia