MËSIMIT PLOTËSUES NË LANDAU DHE DINGOLFING PËR VITIN 2017/18

Më 07.10.2018 në Landau të Bavarisë-Gjermani,  nën përkujdesjen e Këshillave të prindërve dhe mësueseve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në këto  dy lokalitete:  Landau a.d. Isar dhe në Dingolfing, shkolla të cilat janë nën mbikëqyrjen e LAPSH-së-KMPGJSH në Bavari u mbajt mbledhja e përgjithshme zgjedhore.

Të  pranishmit i përshëndeti  kryetari i këshillit koordinues njëheri dhe zv. Kryetari i KMPGJSH-së  në Bavari, Tefik Jaha,  ku dhe ju uroj mirëseardhje! Kurse mbledhja filloj me raportimin e punës njëvjeçare dhe sfidat e saj gjatë vitit 2017/18, për mësimit plotësues në gjuhën shqipe si dhe për aktivitetet e ndryshme dhe manifestimet e datave historike. Në këto manifestime të pranishëm ishin edhe nxënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Ndërsa sipas zv.kryetarit, Tefik Jaha  dhe dy mësueseve: Ismije Demolli  për Dingolfing dhe Mervete ismajli për Landau, ky vit  u vlerësua si vit me shumë suksese të realizuara, po ashtu dhe realizimi i planprogramit shkollore dhe aktiviteteve tjera përcjellëse kombëtarë, si: Manifestimi për ditën e flamurit- „28 nëntori“, shpallja e pavarësisë së Kosovës „17 shkurti“, dita e mësuesit, „7 Marsi“  dhe „Ditët e kulturës shqiptare“ në Bavari . Gjithashtu në Munih u mbajt programi manifestues i njëvjetorit të KMPGJSH-së në Bavari, seminari i organizuar nga KMPGJSH-ja dhe turniri humanitar, tri sosh, gjatë tërë vitit 2017/18.

Takimi i kësaj mbledhje kaloj sipas protokollit të organizatorëve, ku u ndan tri mirënjohje, dy në emër të shkollës shqipe për Landau a.d. Isar dhe Dingolfing dhe një e ndau KMPGJSH-ja në Bavari.

Për Landau a.d. Isar dhe Dingolfing  ju nda anëtarëve të Këshillit të Prindërve. Aziz Morinës dhe  Sakibe Berisha, ndërsa në emër të kryesisë së KMPGJSH-së në Bavari
mësuesja Mervete ismajli, nga Këshilli i Arsimtarëve në Bavari, i dorëzoj mirënjohjen aktivistit të devotshëm të çështjes kombëtare dhe veprimtarit të palodhshëm, për shkollën shqipe, Tefik Jaha.

Në fund u zgjedhë kryesia  e re dhe u miratua plani për vitin shkollor 2018/19 për Landau a.d. Isar dhe në Dingolfing.

Kryesia:
Kryetar Tefik Jaha
Admem Smakiqi
Fadil Demolli

Këshilli i Prindërve për : Dingolfing
Kr. Aziz Morina
Admem SmakiqiFadil Demolli

Këshilli i Prindërve për :  Landau a.d. Isar
Kr. Feti Kadriu
Arsim zeqiri
Bekim Haziri

Redaksia