SHËNDETI

Vetëm 2 kumbulla në ditë/ Vlerat ushqyese dhe rëndësia për kockat

Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave. Një studim u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave.Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori. Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht.Në të dytën, morrën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D.

Roli i kumbullave për shëndetin e kockave

Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave. Ata rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë. Sipas studiuesve kumbullat e njoma por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat. Kumbullat kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat. Kumbullat kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës. Ato janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit. Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur. Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut.

Por le të kthehemi tek shëndeti i kockave dhe roli i kumbullave të thata. Një sasi prej 3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium. Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave. Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore. Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato. Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.

Si të mirëmbani shëndetin e kockave

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave. Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet apave të mëposhtëm. Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme. Mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat. Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D. Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi. Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme.

Vuani nga dhimbjet e qafës dhe shpinës? Ja si mund të gjeni qetësi me disa trajtime natyrale

Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Kjo sëmundje prek kryesisht shtyllën kurrizore nga qafa deri tek vertebra e fundit. Dhimbjet manifestohen kryesisht tek krahët, qafa, shpatullat, duart e ndonjëherë edhe koka. Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm si pasojë e mbajtjes së kokës ulur gjatë punës në kompjuter ose në telefonat celularë.

Megjithatë, kjo sëmundje është e menaxhueshme dhe ajo mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës.

Ja disa trajtime:

Aktiviteti Fizik: Mungesa e aktivitetit fizik nxit shfaqjen e spondiliartrozës. Përpiquni të bëni aktivitet fizik të paktën 10 minuta në ditë. Aktivitetet më të rekomandueshme janë ecja, noti dhe çiklizmi.

Kompresat e ngrohta dhe të ftohta: Një mënyrë tjetër për të kuruar këtë sëmundje është përdorimi i alternuar i kompresave të ngrohta dhe të ftohta. Kompresat duhen vendosur në zonën e qafës dhe të shpatullave. Kompresa e ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Kompresa e ftohtë zbut inflamacionin dhe enjtjen.

Hudhra: Hudhra është shumë e mirë kundër dhimbjeve të kyçeve, qafës, shpatullave dhe artritit. Konsumoni dy thelpinj hudhër esëll në mëngjes duke i shoqëruar me ujë.

Xhenxhefili: Xhenxhefili përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga inflamacioni. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose të përdorni vajin esencial të tij për të masazhuar qafën.

Uthulla e mollës: Zhyteni një peshqir të vogël në një legen të mbushur me uthull molle dhe mbajeni mbi qafë për disa orë. Këtë bëjeni dy herë në ditë. Ju mund të bëni edhe banjë duke hedhur në vaskë dy gota me uthull molle.

Speci i kuq djegës: Kapsaicina që gjendet tek speci i kuq djegës largon dhimbjet dhe inflamacionit. Bëni masazh me vaj ulliri të përzier me spec djegës pluhur. Mbulojeni zonën me një fashë dhe mbajeni për disa orë ose gjatë gjithë natës (Marrë nga SHENDETI.COM.AL).

Vaj ulliri, mjaltë dhe limon, kura magjike për shëndetin

October 17, 2021 

Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi të yndyrnave të quajtura të mira dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve koronare.

Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues.

Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet.

Ekspertët shprehen se kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit forcon sistemin imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat. Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji.

Përbërësit:
• 1 gotë me lëng limoni
• 180 gr mjaltë
• 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

Përgatitja:
Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përziejini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer(nga Gazeta “Koha Jone”).