Në Vevey të Kantonit (VD) në Zvicër, shkolla shqipe hap dyert për nxënësit e mësimin plotësues në gjuhën shqipe

“Shkollës shqipe në Zvicër”, suksesshëm vazhdon misionin e saj për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, kësaj radhe ishte dita e Shkollës Shqipe në Vevey të Kantonit VD.

Nxënesït  e shkollës shqipe në Vevey (VD), së bashku me mësuesen Ardita Abazin

“Shkolla Shqipe” në Zvicër vazhdon me hapjen e klasave të reja, vazhdon me këmbëngulje të punoj në rritën e numrit të shkollave, për t`iu mundësuar të gjithë atyre fëmijëve shqiptarë, që ta kenë sa më afër shkollën shqipe, me qëllim që t`i  ndjekin mësimet në gjuhën amtare.

Në këtë eveniment të hapjes së kësaj shkolle Shqipe në Vevey, të pranishëm ishin: nxënës, prindër, mësues dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë z. Valon Gashi.

Për suksesin e hapjes së pikës së kësaj shkolle, vlen të përmendet edhe angazhimi, puna e pakursyer e prindërve të kësaj shkolle, nën drejtimin e Alban Limanit dhe Murtez Elezajt.  

Për t’i dhen jehonë dhe kurajo bashkëkombësit se hapja e shkollave shqipe, jo vetëm që është ndërgjegjësim moral e kombëtar, po mbi të gjitha është një ngritje e vlerës shpirtërore, që e pasuron shpirtin e fëmijëve me gjuhën amtare. Për këtë u organizuar një takim në oborrin e shkollës me qëllim të respektimit të masave kundër pandemisë.

Takim që shërbeu si një sallë e shpresave të mëdha, ku shfaqen ndjenjat e prekshme, të secilit pjesëmarrës së këtij takimi, ngaqë ishte fryma e ndjenjës së hapjes së pikës shkollore, që përcillet me jehonën e të mësuarit në gjuhën amtare.

Nxënës, prindër dhe mësues, të gjithë së bashku në shërbim të shkollës shqipe

Me këtë rast fjalën e morën Dr. Vaxhid Sejdiu, mësues dhe koordinator  “Shkollës Shqipe në Zvicër”, konsulli i ambasadës shqiptare z. Valon Gashi, prindër z.  Rexhep Limani, si dhe mësuesja Ardita Abazi, e cila i njoftoi prindërit dhe vetë nxënësit për orarin mësimor.

Në pjesën e dytë, nxënësit së bashku me mësuesit hynë në klasën e shkollës shqipe, ku edhe u pajisen me tekste shkollore dhe filluan me mësimin e gjuhës shqipe, me mësuesen Ardita Abazi. 

Hyrja në klasë dhe ulja në bankat shkollore të nxënësve me mësim plotësues në gjuhën shqipe ishte një gëzim i madhe, aq më tepër kur t’i shohësh fytyrat e buzëqeshura të nxënësve dhe artikulimin e tyre në gjuhën amtare dhe  me librat e gjuhës shqipe në duar!

Redaksia