MANIFESTIM LETRAR NË MYNIH TË GJERMANISË

  Shkruan: Mustafë Krasniqi- Më 30.06.2019 në  Mynih të Gjermanisë, Klubi Letrar „Martin Camaj“ në Mynih organizoj Manifestim Letrar me karakter garimi, për poezinë më të mirë, ku u bënë edhe disa promovim librash të autorëve të ndryshëm.

Ky manifestim tashmë është bërë dhe traditë e Klubi Letrar „Martin Camaj“ në Mynih, gjë që përpos takimeve letrare, e promovime librash, kryesia e saj u zotua se do ta nxjerr edhe numrin e dytë të “Albumin Poetik”, që pritet të dal në nëntor të këtij viti.


Paneli drejtues: Fadil Lumi, Mustafë Krasniqi dhe Edonisa Kuqi

Takimin e përshëndeti kryetari i KLMC, Sylë Bajrami, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, mysafirët të ardhur nga Zvicër, Kosova dhe pjesët tjera të Gjermanisë, krijuesit dhe Konsullin e Republikës së Shqipërisë, Z, Dashnor Ibrën dhe Drejtorin e drejtorjatit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, njëherit dhe anëtar  nderin i Klubit Letrar „Martin Camaj“ z. Hamdi Reçica. Më pas ftoi panelin drejtues, prej tre anëtarësh: Mustafë Krasniqi, Fadil Lumi dhe Edonisa Kuqi, që ta drejtoj Manifestimin Letrar.

Kryesuesi i paneli drejtues pasi mori detyrën, z. Mustafë  Krasniqi, i përshëndeti të pranishmit dhe ftoj kryetarin, Sylë Bajramin, për një fjalë rasti rreth manifestimi letrar, ku ndër të tjera tha: – “Ky evenimentet ka një qellim të vetëm, të na bashkoj rreth artit, fjalës së shkruar e të përbashkët për një Mërgatë mirë të organizuar, të tjerrur në aspektin kombëtar, të lidhur ngushtë me Atdheun.

Pra, vetëm të bashkuar ndërtojmë urëlidhje më atdheun, ndërsa dëshirat tona ishin tjera por mundësit ishin ato qe na mbanin për dore! Shpresoj që me fjalët tuaja, me shkrimet tona dhe, me autoret të cilët do të bëjnë promovimin e librave sot, me modestin e tyre krijues t’i nxitini sa më shumë krijues e artdashës të rinj, të jenë të pranishëm nëpër manifestime letrare dhe aty ku flitet për artin, ngaqë arti e ka një te mirë.

Arti ka rregulla përmes te cilave ndanë vlerën nga ajo tjetra, jo vlerat. Andaj, detyrë e jona si krijues dhe asociacione te artit është që t’i përulemi thellë këtyre rregullave që lartësojnë vlerën!”

Për fund të fjalës përkujtoj mikun e madh të Martin Camajt, që para pak kohësh iku nga kjo botë, zotëri Joahim Lancsh, një albanolog, përkthyes, mik i madh i Shqiptareve!

Pjesëmarrësit në Manifestimin Letrar.

Pas fjalës së Kryetarit, fjalën e mori Konsulli i Republikës së Shqipërisë Z. Dashi, ku i përshëndeti të pranishmit në emrin e Konsullit të Përgjithshme të Shqipërisë z. Arten Hanku dhe i përgëzoj për këtë traditë, që kanë krijuar krijuesit e Klubit Letrar “Martin Camaj” në Mynih, më pas të pranishmit i përshëndeti edhe Drejtori i drejtoratit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, njëherit dhe anëtar i nderin të Klubit Letrar, „Martin Camaj“ z. Hamdi Reçica i cili tha: Kam nderin që isha në themelet e para të këtij Klubi, po ashtu dhe të shkollës shqipe në Bavari, që janë dy institucione më të rëndësishme për mërgatën tonë shqiptare.

Pas fjalës përshëndetëse u zgjodh juria prej tre vetave: Milazim Kajtazi, Milaim Krasniqi dhe  Muharrem Blakaj, të cilët ndan tri çmime për poezinë më të mirë, për: znj. Lonora Bruçaj, vendi i parë, me poezinë “Flas me detin”, kurse z. Mentor Thaçi, zuri vendi i  dytë, me poezinë “Zotin e paçim n’krah”, ndërsa vendin e tretë ju nda z. Azem Osmanit  me poezinë “Sy Autostrade”  Ndërsa të pranishme ishin edhe vargjet e Fishtes, të recituar nga Gjergj Kastrioti, kurse me poezinë “Pavarësia” vije recituesja e vogël, Edonisa Kuqi.

Gjatë kohës sa Juria përgatitke Çmimet u recituan edhe vargjet e bukura të Rexhep Hoxhës nga recituesi Dartdan Kurti.


Juria ndau dhe 4 mirënjohje, për: z. Dashnor Ibrën, z. Hamdi Reçicën, z. Fran Tanushin dhe z. Dardan Kurti. Krejt në fund të programit u dhanë dhe tri këngë të kënduar nga grupi “Drenica”, ku dhe u shtrua një koktej për pjesëmarrësit, nga Klubi Letrar  “Martin Camaj”.