

Edhe këtë vit, në Kastriot,( ish Obiliq) do të mbahet
Manifestimi mbarëkombëtarë :” Dritat poetike të Kastriotit 2019 ” , edicioni i
katërt që organizohet Nën Patronatin e Kryetarit të Komunës z.Xhafer Gashi në shënim
të 30 – vjetorit të rënies së dy dëshmorëve të kombit : Fahri Fazliu dhe Afrim
Zhitia .
Ftoheni të merrni pjesë të gjithë krijuesit e trevave shqiptare: Kosovë
Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi ,Kosova lindore dhe Çamëria që mund të konkurrojnë
më poezitë e tyre pa përjashtuar edhe poetet nga mërgata.
Kushtet për pjesëmarrje:
I. Poetet që konkurrojnë me emër dhe mbiemër pa dallim moshe
II. Poetet konkurrojnë vetëm me nga një poezi dhe duhet të këtë standardet e gjuhës shqipe letrare duke qenë domosdoshmëri përdorimi i shkronjave “ë” dhe “ç” .
III. Formati I shkronjave duhet të jetë: Mikrosoft Word, Time New Roman,14,
IV. Poezitë duhet të jenë në gjuhën shqipe, të pa botuar
më parë në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale apo
të prezantuar në ndonjë konkurs tjetër, jo më e gjatë se 28 vargje.
V. Poezitë dërgohen përmes postës elektronike në adresën:
shshffk.1993@gmail.com (secilit poet i konfirmohet pranimi i poezisë përmes
postës elektronike)
VI. Poetët së bashku me punimet e tyre dërgojnë: numrin personal të letërnjoftimit, një biografi të shkurtër të krijimtarisë së tij apo saj me fotoportret .
VII. 30 poetët që do të përzgjidhen për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit do të njoftohen me kohë për detaje tjera lidhur me organizimin e manifestimit.
Afati i dërgimit të poezive është i hapur deri më 14 tetor 2019
Poezitë e arritura do të grumbullohen në dosjet dhe do të
vlerësohen nga juria profesionale, e cila do të bëjnë leximin dhe vlerësimin e
poezive, pa pasur dijeni mbi krijuesin cilën vendos kryetari dhe Kryesia e
Shoqatës . Juria do të përmbyll procesin e vlerësimit para datës së mbajtjes së
manifestimit ndërsa ndarja e çmimeve do të bëhet në ditën e mbajtjes së
manifestimit.
Për pjesëmarrje në Manifestimi mbarëkombëtarë:” Dritat poetike të Kastriotit
2019 marrin pjesë vetëm poetët që janë të përzgjedhur për të vazhduar konkurrimin
tutje.
Poetët që vazhdojnë konkurrimin do të njoftohen përmes faqes së Facebook- ut më se largu deri më datën: 25 tetor 2019 do të thotë se poezitë e tyre nuk janë përzgjedhur nga juria për të vazhduar tutje.
Në këtë manifestim do të ndahen çmimet për poezi:
I. Çmimi i parë
II. Çmimi i dytë
III. Çmimi i tretë
Çmimi special: Dritat poetike të Kastriotit
Ditën e manifestimit poetët konkurrentë të jenë të pranishëm. Nëse nuk vijnë, poezia e tyre s’mund të merret në konsideratë për fituesit apo çmimi. Për të gjithë poetet të përzgjedhur nga juria duhet të marrin pjesë në manifestim ndërsa organizatori nuk i mbulon shpenzimet e akomodimit përveç atyre të cilët i ka përcaktuar Kryesia e Shoqatës.
Ju mirëpresim!
Për informata më të hollësishme mund të shkruani në e –mail: shshffk.1993@gmail.com apo në tel: 044/ 701 – 726
Bedri Neziri- kryetar i “ShShFF”