Shoqëria LËVIZJA dhe Organizata e Veteranëve të UÇK – së, Dega e Gjilanit

NJOFTIM

TË DASHUR VEPRIMTARË, LUFTËTARË E VETERANË TË LËVIZJES DHE TË LUFTËS SONË ÇLIRIMTARE! BASHKËKOMBËS TË NDERUAR!

Shoqëria LËVIZJA dhe Organizata e Veteranëve të UÇK – së, Dega e Gjilanit do të bënë zbulimin e dy pllakave përkujtimore – nderimore, në fshatin Uglar (Gjilan).

Pllakat u dedikohen dy veprimtarëve dhe luftëtarëve të dalluar, të Lëvizjes Çlirimtare: Arif Idrizi dhe Pajazit Zymeri.

ZBULIMI I KËTYRE DY PLLAKAVE BËHET MË 23 korrik 2023, NË ORËN 18.

Me pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje nderoni veten, përpjekjet dhe veprimtarinë e këtyre dy burrave shqiptarë dhe të familjeve të tyre.