Shqiptarët e sotëm e vetmja mbetje nga pellazgjia!…

Shkruan: Sami ARIFI

Kultura, traditat, doket dhe zakonet, e mbi të gjitha gjuha, argumentojnë se shqiptarët e sotëm janë e vetmja mbetje nga pellazgo-ilirët të cilët ishin më të vjetrit në rruzullin tokësor.

“Pellazgët popull shumë i lashtë që banonte në periudhën parahistorike, në Greqi, në Arkipelag, në brigjet e Azisë së Vogël dhe të Italisë. Frigët, lidët, karientët, etruskët, epirotët, ilirët, italiotët, (sanitët, oskët etj) dhe shqiptarët e sotëm janë degët kryesore të pellazgëve”.
Me interes mjaft të veçantë na jep të dhëna Tuqididi, ai shkruan se qyteti i Durrësit, ose Epidammos, ose Durrakium-it, gjindet në anën e djathtë, kur hynë në ujërat e thella të Detit Jonë. Nga kjo mësojmë se Adriatiku në lashtësi ishte Deti Jonë i ilirëve.
Duke analizuar emrin Dhe-Mitra, e cila në të folmën pellazgo-ilire ashtu si edhe në shqipen e sotme, e cila ka kuptimin e “tokë pjellore”, meqë mitra është organ ku formohet fëmija, nga ku na del “Dheu Nënë” dhe e bia e saj Korra d.m.th., të korrat që na jep dheu. Në gjuhën greke ky emër pëson një ndryshim të vogël, përsa i përket shqiptimit, meqë bëhet Demeter, por e merr gjininë mashkullore.
Edhe në ditët tona është vështirë të gjendet një grua me këtë emër, Dhe-Miter. Nuk ka dyshim se pellazgo-ilirët, ashtu si edhe etruskët, e kishin gruan në konsideratë të madhe, jo vetëm se ishte në gjendje të krijonte jetë të re por edhe për kontributin e saj në ekonominë e vendit, prandaj emrat e hyjneshave në përgjithësi ishin të gjinisë femërore.
Unazat e vleshme që formojnë zinxhirin e madh të historisë janë dëshmitë historike të shkrimtarëve të lashtë si, Homeri, Herodoti, Tuqiditi, të cilët nuk kishin paragjykime mbi kufinjë politikë të një shteti a të një tjetri, prandaj ata i përshkruanin ngjarjet ashtu si paraqiteshin. Më vonë me Polibin, (210 p.l.K.,), me Strbonin (58p.l.K.,), përkthimet e lajmeve të tyre, sidomos për sa i përkiste Ilirisë, iu përshtatën më shumë interesit të sunduesve se sa paanësisë të së vërtetës.
Pesë dëshmitë e para që kishte dhënë Konda, me shkrimet e autorëve të lashtësisë, ishin të qarta dhe bindëse, prandaj për ta plotësuar edhe më mirë këtë vërtetim, sot do të përmenden edhe pesë dëshmit tjera, meqë si u tha më sipër, ato janë dhjetë. Në dëshminë e gjashtë Konda përmend përsëri Herodotin, (Libri VII, Kap, 94), ku ky baba i madh i historisë, shprehet në këtë mënyrë: “jonët sa kohë banoninë në krahinën e quajtur sot “ARKAIA”, në Peloponez dhe para se të vinin në Peloponez DANUA dhe KSUTHI, quheshin siç thonë helenët ”PELLAZGE AIGIA-LEES” dhe në kohë të Jonit e të Ksuthit, quheshin “JONE”.
Në veprat e Homerit përdoren vazhdimisht disa fjalë të thjeshta si GUR, MAL, Pyll, por që janë ruajtur në vende të ndryshme ku kanë qenë pellazgët dhe që dëshmojnë një bashkësi etno-kulturore të gjerë e të çiltër, të gjithë popujve të mesdheut.
Është trajtuar dhe argumentuar përmes ndihmës së shumë autorëve të ndryshëm të lashtësisë se gjuha shqipe është çelësi i të gjitha gjuhëve në lashtësi.
Me të njejtim mendim të glotologut të mirënjohur italian janë edhe shumë studiues tjerë si psh. Sir William Jones, orjentalist i shquar, i cili kishte vërejtur aq shumë analogji në mes gjuhëve të ndryshme sa që ishte bindur se nuk mund të ishin në asnjë mënyrë vetëm koincidenca e rastit, prandaj ai mendonte se, në një mënyrë a në një tjetër, këto gjuhë të ndryshme kishin një afërsi midis tyre, dhe ky fenomen mund të shpjegohej vetëm me prejardhjen e tyre nga një burim i përbashkët.
Në botën tonë ka gjithmonë një horizont që kufizon dhe nuk lejon shtytjen e shkrimit tonë përtej tij, dhe përsa i përket lashtësisë horizonti i ynë janë pellazgët, popujt e detit, lëndrues të lirë të cilët u quajtën Iliri (vend i njerëzve të lirë), trojet e banuara nga njerëzit e tyre të lirë. Sipas Herodotit (Historia, Libri VIII, kap 44): “Në kohën kur pellazgët në trojet që sot quhen Helladë, athinasit ishin pellazgë të fisit Kranoit…por kur u helenizuan, e ndërruan edhe emrin e tyre”.
Herodoti (Historia, Libri VII kap.59) citon: “Banuesit e ishujve,…,kishin dhënë njëzet e shtatë anije; edhe këta i përkisnin fisit të pellazgëve të cilët u quajtën më vonë “fisi Jonik” “. Sipas kësaj të dhëne të Herodotit, kur themi “ kultura jonike” ose “Deti Jon”, fjalë që ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe, duhet të kemi parasysh se janë sinonimet e “kulturës pellazgjike” dhe të “Detit Pellazgjik”, ose “pellazgo-ilir.”
Tuqiditi (libri I, kap.3); citon: “Përpara helenit Deukalion, ky emër (Hellas) nuk gjindet fare: popullsi të tjera e veçanërisht populli pellazgjik ia dha vendit emrin e tyre”.
Sipas Pauzanit në librin e tij (Arkaida, Libri, VIII, 1,4,e 6): Arkadët thonë se Pellazgu ishte njeriu i parë që lindi në tokën e Arkadisë. Dhe meqë Pellazgu u bë mbret, vendi u quajt Pellazgji prej tij”.
Sipas Virgjilit në vargjet e tij (Eneida, VIII, vargjet 602-603): “Thuhet se banorët e parë të Italisë ishin Pellazgët”. Edhe nëse zgjatemi më shumë në citimet mbi pellazgët, përfundohet gjithmonë në të njejtën mënyrë: se qytetërimet në përgjithësi fillojnë me pellazgët e shenjtë”: Për t’u lidhur në mënyrë më bindëse me ilirët, trakët, etruskëtetj., mund t’i vërtetojmë këto të dhëna të Enciklopedisë “Nouveau Petit Lorousse” (Paris 1950, fq. 1599):
Enciklopedia e madhe greke (vëllimi XIX fq. 873) shprehet pikërisht me këto fjalë: “… pra stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët kanë banuar që në kohët parahistorike në pjesën më të madhe të botës që njihet aso kohe, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm dhe duke ngritur vepra me vlera të jashtëzakonshme”.
Sipas Spiro Konda, i cili citon në librin e tij, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik. Tiranë, 1964. p. 237, e përfundon analizën e tij të stërholluar me këto fjalë: “Problemi etrusk nuk mund të zgjidhet jashtë problemit pellazgjik, duke qenë pjesë përbërse e saj. Ne jemi krejtësisht të bindur se “Misteri Etrusk” mund të zgjidhet përfundimisht vetëm nëse shkenctari mbështetet mbi gjuhën shqipe, themel i sigurt për ta zgjedhur mbarë problemin pellazgjik”. Një numër i madh i autorësh përkrahin këtë tezë, që nga lashtësia deri në ditët tona. Pasi nuk është e mundur të citohen të gjitha, mbështetemi mbi disa dokumente epigrafike, për të vërtetuar çka u përmend më sipër, dhe kështu vërtetohet se nga Egjeu deri në Atlantik, flitej gjuha e pellazgëve dhe shkruhej me alfabetin e tyre, e cila edhe verifikohet se kjo gjuhë pellazgjishte, për mrekulli është ruajtur në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe.
Straboni në librin e tij (Gjeografia, libri XVI) në mes tjerash citon se: edhe për “Profeti Moisiu (që myslimanët e quajnë Musa), ai ishte prift në tempujt e Thot-it. Straboni, po në të njëjtën vepër shkruan: “Platoni banoi trembëdhjetë vjet në Egjipt” (Nga portali “Prointegra”).