Shtatori i shkollës shqipe edhe në Vjenë

uraebshkuar

Shkolla shqipe, kudo në botë, te mërgata jonë shqiptare ka filluar të lëshoj dritën e diturisë, t’i thërras fëmijët shqiptarë që ta joshin rrezen e ëmbël të atdheut, e cila vije përmes zërit, germave të shqipes së bukur. Ta ruajnë këtë gjuhë hyjnore, thjeshtë ta duan me shpirte, se përmes saj krijon dashuri për atdheun!

Mësuesja Miradije Berisha nga Vjena e emocionuar thotë: Me shumë dashuri dhe përkushtim, nisëm udhëtimin e mësimit të gjuhës shqipe me nxënësit e grupit të parë, për vitin shkollor 2024-2025 në Vjenë.

 Më tej mësuesja Miradije shtoi: “Në takimin e parë që patëm me prindërit, prindërit u informuan për rrjedhën e mësimdhënies, plan-programin dhe aktivitetet e planifikuara, që do të zhvillohen gjatë këtij viti shkollor. Ajo që vlen të theksohet në këtë takim është: “fëmijët iu dhuruan prindërve momente të këndshme, me këngë dhe valle në gjuhën amtare. Emocionet në fytyrat e tyre të vogla ndriçonin me plot entuziazëm, për të njohur edhe më shumë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Së bashku të ndërtojmë një udhëtim të veçantë, ku çdo fëmijë ta mësojë dhe përqafojë gjuhën shqipe me krenari dhe Bashkëpunimi ynë do të jetë çelësi për një vit të suksesshëm!” tha mësuesja Miradije.

Mirë se vini në shkollën shqipe të dashur nxënës, në mësimin e gjuhës shqipe! Kështu ishte shkruar në tabelën, ku nxënësit i demonstrojnë njohurit e tyre, apo i zgjedhin së bashku me mësuesen fjalitë dhe mësojnë në hartën gjeografike se kush shtrihej atdheu i tyre.