Shkruan: Mustafë Krasniqi
Për rastin e sulmit në Banjskë dhe ngritjen e aktakuzës ndaj 45 kriminelve të grupit terrorist që organizoi sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku, e kanë përshëndetur Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Të cilët kanë theksuar se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sulm terrorist duhet të mbahen përgjegjës para ligjit.
Duke shtuar, ku “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë punën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për përfundimin e hetimit të sulmit në Banjskë dhe ngritjen e aktakuzës. Gati një vit ka kaluar që nga ky krim brutal që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës amerikane.
Kurse zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka theksuar se fajtorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës, ndër të tjera shtoi: “E kemi thënë edhe atëherë, në fund të shtatorit të vitit të kaluar, ky sulm përbën një eskalim të qartë dhe të paprecedentë. Dhe do të ketë pasoja, kështu që sapo Gjykata në Kosovë të vendos kush është fajtorë, atëherë do të ketë pasoja”.
Po ashtu theksoi se “BE-ja e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimet e sulmit të Bajnskës dhe ka ngritur aktakuzën. BE-ja në vazhdim ka theksuar pritshmërinë që të gjithë ata që janë të përfshirë dhe përgjegjës në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Parashtrimi i aktakuzës nënkupton që tani procesi gjyqësor do të fillojë dhe ne po presim për përfundimet e këtyre procedurave gjyqësore.”.
Rreth ngritjes së aktakuzës, për rastin Banjska, ka pasur reagime në Kosovës nga pozita dhe opozita, të cilët e kanë mirëpritur ngritjen e kësaj aktakuze. Kurse, kryeministri Albin Kurti e sheh si të vonuar ngritjen e aktakuzës nga prokuroria, i cili më tej shtoi: “aktakuza është dashur të ngritët më herët, e siç thotë populli më “mirë vonë se kurrë”, i cili ka vlerësuar se Serbia duhet ta dorëzoi të dyshuarin kryesor të kësaj ngjarje, Milan Radojçiqit dhe ta dorëzoi në Kosovë, sepse krimin e ka kryes në Kosovë. Dhe më tej shtoi se ish-kryeministres Bernabiqm duhet ta tërheq letrën e më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe marrëveshje së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë”, ka thënë Kurti.