Si ta shkruajmë një poezi

Isuf Bytyçi

E përgatiti: profesor Isuf Bytyçi

Ta shkruajmë një poezi të bukur dhe sensibile, me të vërtetë është art. Prandaj, na duhet fantazi, kreativitet dhe ndjenja, por edhe teknikë. Nuk mjafton që vetëm muzën ta kemi, duhet t’i kemi edhe disa rregulla, në kokë me të cilat në një skemë të orientohemi. Në këtë herë do t’jua tregoj 5 rregulla për ndërtimin e një poezie:

1) Vendimi për temën e poezisë
2) Plani për ndërtimin e një poezie
3) Përdorimi dhe mospërdorimi i rimës – dhe nëse po, si?
4) Semantika – piktura me fotografitë e fjalëve
5) Gdhendja e fundit e një poezie – të dalë versioni i saj i fundit!

VENDIMI PËR TEMËN E POEZISË

Nëse keni vendosur ta shkruani një poezi, me siguri keni vendosur për qëllimin e krijimit. Shumë na ndihmon shkrepja e idesë, se pse do ta shkruajmë një poezi, marrja e një letre, e ndajmë mendimin dhe shprehim mendimin vizual. Shkrimit tonë vizual, ne i kthehemi disa here duke e lexuar dhe ndryshuar. Vjen pyetja: çka është tema abstrakte e poezisë? Pse paraqitet konkrete? Cilat janë kërkesat, atmosfera ndjenjat, që dëshironi t’i trajtoni? A është një qëllim, se pse e shkruani një poezi? Cili është mesazhi i poezisë?
„Kruj’o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
po vjen si pëllumb i shkruar,
ta shpëtojë mëmëdhenë …“
Naim Frashëri
Keni dëshirën ta shkruani një poezi, por ende nuk e keni një temë konkrete, por e keni temën, për të cilën doni të shkruani, sikur secili nga ne: dashuria, dhembja, frika, malli, humbja, ardhmëria, shoqëria, fëmijëria, ëndrra …
Gjeni kohë – ndoshta në një shëtitje në natyrë -, te njëra nga këto tema të mendimeve tuaja, që i keni në kohë të lirë. Ndoshta mund të jeni të inspiruar edhe në shtëpi.

PLANI PËR NDËRTIMIN E NJË POEZIE

Nëse ju vetëm një rresht e keni gjetur për ndërtimin e një poezie, shkruane, ju lutem tërë atë dije, që ju ka ardhur në kokë. Pastaj mund t’ia filloni që t’i strukturoni mendimet. Poezia mund të radhitet në forma të ndryshme. Keni dëshirë të shkruani në strofa? Secili strofë e ka temën e tij, një domethënie, një ndjenjë, një mendim, se si përshkruhet? I ndërtoni strofat, njërin pas tjetrit? A është një version qendror, i cili përsëritet? Sa rreshta, përafërsisht do t’i ketë poezia juaj? A do ta nënvizoni formën e një skeme për poezinë e juaj? Shikoni ju lutem edhe një herë me vetëdije, shembujt që keni. Provoni mundësi të ndryshme. Filloni në këtë mënyrë, apo vendoseni, se poezia juaj do të ketë rimë apo jo. Qysh dhe ku punojnë autorët më së miri, është krejt ndryshe. Krijoni procese kreative, që i detyrohemi strukturave të vendosura.

PËRDORIMI DHE MOSPËRDORIMI I RIMËS – DHE NËSE PO, SI?

Nëse është aspekt qendror përdorimi i rimës në një poezi. Te shumë autorë, është i lehtë. Mund të jetë kështu, por nuk është e domosdoshme. Është fakt se përdorimi i rimës në një poezi, ka domethënie të madhe, si gjë e të menduarit. Nëse i gjejmë dy fjalë të rimuara, nuk jemi ende në gjysmën e gjysmës. Poeti do ta dijë se, disa poezi të rimuara, të shekullit të kaluar, nuk do të thotë se i kanë vlerat e larta apo të mjaftueshme artistike. Shumë njerëz mund t’i përdorin disa vargje të rimuara, por të mos i kanë as vlerat e mjaftueshme artistike.
Për këtë arsye, edhe te poezia, sikurse edhe te çdo tekst tjetër krijues – secila fjalë duhet të jetë mirë e menduar në një version të bukur, strofat dhe komplet poezia ta kenë në harmoni stilin edhe rimën e saj. Lexuesi nuk do ta ketë kurrë këtë ndjenjë, që një fjalë ta përdorë, sepse është e rimuar – fjalët e poezisë vallëzojnë.
Nëse merrni vendim që ta përdorni rimën, startoni me vargjet e juaja, që në një nivel të shkruani, që sa më konkret të shkruani dhe ta zbatoni skemën e përdorimit të rimës në poezi. Mbajeni këtë rregull, në tërë poezinë. Te poezia me rimë i kemi këto forma të të shkruarit:
Umarmender Riem:
ABBA ( Versioni 1.+4, edhe 2.+3. rimone)
Paarreim: AABB (versioni 1.+2. Dhe 3.+4. rimone )
Rima e kryquar: ABAB versioni 1.+3 dhe 2.+4 rimone)

SEMANTIKA – PIKTURA ME FOTOGRAFITË E FJALËVE

Nëse e keni shkruar dorën e parë të një poezie, mendoni, ju lutem që ta shikoni edhe një herë, mendoni për temën, se cila është ndjenja në poezinë e juaj? Gjuha luan këtu një rol të veçantë: kontrollojeni, se a janë fjalët kyçe në vendin e caktuar, në poezinë e juaj. Doni të komunikoni, të kritikoni, një pasqyrë të dhimbshme të paraqitur ose ta kapni një ndjenjë melankolie? Dridhje tërbuese, mallë ose fat në versionin e juaj? Mendoni ju lutem se në cilën pozitë, në cilin stil të tematikës, atmosferës dhe përmbajtjes që i përshtaten poezisë suaj vargjet. Secila fjalë, secila metaforë, secili krahasim ka te teksti lirik një domethënie të veçantë. Dijeni që s’ka fjalë që nuk e ka një kuptim! Mirëpo, varet shumë se në cilin kontekst e kemi shkruar fjalën e si është formuluar mendimi dhe, si mund ta kuptojë lexuesi dhe çka mendon për te, ai. Cila është porosia dhe ndjenja që janë evokuar fjalët në poezi?
Përpiquni, që të luani me gjuhën, gjallërojeni poezinë e juaj me anë të fjalëve. Shumëherë është, që në një poezi të shkruar nuk janë të paraqitura ndjenjat drejtpërsëdrejti, por janë të përshkruara, tërthorazi. Shfrytëzojeni dhe përdoreni krahasimin dhe metaforën, në mënyrë që të kemi krijime të bukura.

GDHENDJA E FUNDIT E NJË POEZIE – TË DALË VERSIONI SAJ I FUNDIT!

Tani është poezia e juaj gati e përfunduar, para jush. Cilat vlera i ka në pamje? A ka strukturë ajo? A ka rregulla, ajo? Lirika është një formë shumë e shkurtër e tekstit, e cila kryesisht është e ndikuar në aspekte të ndryshme: forma, ritmi, sintaksa dhe brendësia. Verifikoni këto aspekte edhe një herë se a qëndrojnë. Para së gjithash poezinë e juaj edhe një herë me zë ta lexoni dhe ta shikoni se a janë në rregull ritmi e rima dhe t’i ruajmë ato rregulla. Shkruani rreshtat të shkallëzuar apo të rregullt. Luani me fjalët, ngjyrën e tonit, aliteracionin (përsëritje bashkëtingëlloresh) ose asonancën (përsëritje zanoresh) e shikoni se si duket. Duhet doemos që të kemi kujdes në ritëm pa pengesa.
Natyrisht, që në tema të caktuara, arrijmë qëllimin, nëpërmjet të lojës së fjalëve, që autori me leximin e tekstit, ia arrijnë të bëjë. Por, këto janë elemente të vështira artistike. Mirëpo, nëse shkruajmë poezi, nuk do të thotë se gjithmonë i arrimë majat artistike, në të gjitha veprat. Por, ju mund t’ia plasoni lexuesit veprën e juaj në mënyrë që ta lexojë atë. Kritika letrare konstruktive dhe mendimi nga jashtë, mund ta japin impulsin e vërtetë dhe poezia juaj të përhapet për lexuesit në të katër anët.
„ Lirika është gjuha e mendjes së zemrës“
(Silvana E. Schneider)

SHTOJCË

Krejt në fund, unë e kam edhe një kërkesë nga ana juaj, që kur t’i shkruani poezitë e juaja dhe t’i korrigjoni 3-4 herë, në çdo të dytën apo të tretën ditë! Sepse, nëse e korrigjojmë brenda dite disa herë poezinë, ndryshimi, mund të jetë i pasuksesshëm, për shkak të emocioneve, që i kemi. Ndërsa, kur e shohim me pauza disa ditëshe, sadopak, e shohim me syrin kritik dhe intervenimi bëhet më i suksesshëm. Përpiquni që poezia e juaj të jetë në gjuhën letrare shqipe, që ta lexojnë dhe ta kuptojnë gjithë shqipfolësit. Shkruajeni shkronjën ë-në, në mënyrë që lektori të mos ketë probleme nga përtacia e pakujdesia e juaj! Sepse, më lehtë është që ju ta veni ë-në te poezitë e juaja, që secili nga ju është një!
Sa i takon shkrimit të gjuhës standarde, unë mendoj se poezia e juaj synon që të përhapet e të lexohet në të gjitha trojet tona, përndryshe do ta lexojë atë dhe ta kuptojë vetëm lexuesi i lagjes sonë!
Por, nëse doni qëllimisht të përdorni vargje, strofa apo komplet poezinë në dialekt, mund ta bëni me vetëdije! Por, edhe aty ka rregulla, sepse edhe dialekti i ka rregullat e tij dhe nuk bën të shkruhet dosido.
Faleminderit për vëmendje.