Nga Mustafë Krasniqi
Sot, me 1 korrik, në moshën 88-vjeçare ndërroj jetë shkrimtari ynë i madh shqiptar Ismail Kadare. Lindur më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku dhe përfundoi shkollimin fillore dhe të mesëm. ndërsa studimet i mbaroi në Universitetin e Tiranës, degën Gjuhë dhe të Letërsi më 1958, kurse studimet e mëtutjeshme i ndoqi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).
Kadare shquhet kryesisht për prozë, roman, në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, i cili ishte edhe kandidat për Nobel në Letërsi. U mor me prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar, i cili deri më sot veprat e tij janë përkthyer rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Romani i tij i parë ishte “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës sa ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958. Ndërsa na vije me romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, të botuar në vitin 1963, i përkthyer në tetë gjuhe te botës, “Muzgu i perëndive te stepës”, “Koncert në fund te dimrit” e romane etj., si dhe i një serie vjershash, përmbledhjesh, novelash dhe poezish dhe është nderuar me titullin e lartë “Nderi Kombit”.
Kadare bën pjesë në Akademinë Franceze ndër 12 anëtarë të kësaj Akademie dhe i Akademisë së Berlinit. Kadare është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve çmimi “Man Booker International” më 2005, çmimi “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe çmimi “Jeruzalem” më 2015. Kurse më 17 tetor 2023, shkrimtarit të madh shqiptar iu dha titulli i Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez Emmanuel Macron.
Sot më 1 korrik shkrimtari ynë i madh ndërroj jetë për të mbetur i pavdekshëm!