SOT U MBAJTËN TAKIMET LETRARE TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË LETËRSISË NË PODUJEVË

Ma Sc. Fatmir HALIMI

Shkruan: Ma Sc. Fatmir HALIMI

Keine Beschreibung verfügbar.

Në takimet letrare të Festivalit kombëtar të letërsisë në Podujevë, për poezinë më të mirë, vendin e parë e mori poezia “Gruas” e Abdullah Zenelit

Nën organizimin e Shoqatës kulturore “Prokult” sot u mbajt Festivali Kombëtar i Letërsisë tashmë tradicional, edicioni i X (dhjetë) në sallën “Avdush Hasani” Podujevë, ku u shënuan takimet letrare, promovimi i romanit “Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës” të Bislim Aliut, pastaj takimet u përcollën edhe me një valle nga valltaret e Shoqatës “Shqiponjat e Llapit”. Mandej u bë ndarja e çmimeve letrare, ndarja çmimeve tjera motivuese e të karrierës.

Keine Beschreibung verfügbar.

Për të festuar vitin jubilar të Festivalit, kryesia e Prokult-it nxori edhe Revistë letrare me poezitë e pjesëmarrësve dhe krijuesve që ishin pjesë e këtij edicioni, i cila u shpërnda si dhuratë.

Juria e përbërë nga Atdhe Hukolli, Flora Peci dhe Dan Ibrahimi i ndanë çmimet letrare:
Vendi i (I) parë, Abdullah Zeneli me poezinë “Gruas”
Vendi i (II) dytë, Ilir Muharremi me poezinë “Engjëll”
Vendi i (III) tretë Valbona Hadri me poezinë “Atdheu”
Përveç çmimeve letrare u ndanë edhe tre çmime motivuese për krijueset Erona Mehmeti, Elesa Halimi dhe Ylltare Ferati.

Gjithashtu u ndanë edhe gjashtë çmime të karrierës për krijuesit Arif Bozaxhiu, Mevlyde Saraçi, Murat Gashi, Fadil Curri, Syhejl Havolli dhe Bislim Aliu.
Organizatori Fatmir Halimi i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë edicion të Festivalit Kombëtar të Letërsisë.