Takimi i kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari me Këshillat e Prindërve

Shkruan: Mustafë Krasniqi – Më 18 maj 2021, përmes platformës ZOOM Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari të Gjermanisë,  mbajti takimin e parë në këtë vit me përfaqësuesit e  Këshillave të Prindërve, që përfaqësojnë  shkollat shqipe në landin e Bavarisë.

Takimi i Kryesisë së LAPSH-it me Këshillat e Prindërve

   Në këtë takim u raportua për punën, suksesin dhe vështirësitë e LAPSH-i gjatë vitit 2020, gjë që dhe ishte një nder vitet më sfiduese, ku u përballëm me situatën e pandemisë, Covid-19, jo vetëm shkolla shqipe, po në përgjithësi të gjitha shkollat vendore në Bavari e më gjerë, tha kryetari Milazim Ukaj.

  Ukaj, më tej shtoi duke thënë se gjatë këtij viti (2020) u mbajtën 40 takime virtuale, u realizuan 14 vendime të ndryshme, 25 procesverbale, 12 shkrime të publikuara në media të shkruara dhe ato elektronike, si dhe u hapën tri klasë të reja dhe ishin në proces të hapjes edhe 17  klasë tjera, në bashkëpunim me prindërit dhe Këshillat e Prindërve. Në fund të këtij viti, nxënësve iu shpërndanë dëftesa, si dhe u mbajtën 5 takime me mësimdhënësit, dy prezentë dhe 3 virtuale. Ndërsa LAPSH-i kishte 17 mësimdhënës të rregullt me 24 klasë dhe gjithsejtë 371 nxënës aktivë, në pritje për ta filluar vitin shkollor, 2020/21, rreth 640 nxënës.

Aktivitetet e LAPSH-it ishin të ndryshme, të mbështetura në programin e planit vjetor të manifestimeve, që ndër këto manifestime, për nder të “7 marsit-Ditës së Mësuesit” Kryesia e LAPSh-it në bashkëpunim me Këshillin Organizues të drejtuar nga Koordinatori, Mustafë Krasniqi, u realizua program kulturor-Artistik, ku morën pjesë nxënësit e të gjitha shkollave në Bavari me pikat programore të ndryshme: recitale, këngë dhe valle.

 Po ashtu të gjithë mësimdhënësit/et, që japin mësim, i nënshtrohen një vlerësimit, që i bën Këshilli Pedagogjik, i udhëhequr nga koordinatori i LAPSH-it për arsim, z. Mustafë Krasniqi, të mbështetur në vendimin 104 të Këshillit të Ministrave sipas kritereve korrikulare të miratuara nga dy ministritë përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, tha Ukaj. Të detajuar u dha një pasqyrën rreth të hyrave financiare, nga hyjnë: Nga Qyteti i Mynihut  16.241,00 €, Shoqata “Besa Fondacion” 5.000,00 € (nga kjo shoqatë në vit i kemi 10.000 ero si donacion), “Besa Fondacion”.Xhamia në Mynih përmes Besës jap këtë shumë) 2.000,00 €, IB Abruch GmbH  1.000,00 €, Shoqata «Mërgimtarët» Deggendorf 750,00 € dhe Shoqata «Atdheu» Straubing 900,00 €. Këta donatorë u përshëndetën nga kryetari i Këshillit, të pranishmit, ku rreth financave diskutoi edhe Agron Ibrahimi.

 Si pikë e veçantë dhe debutuese ishte anëtarësimi dhe gjetja e mundësisë së financimit, që në të ardhmen të ketë një buxhet stabil që e mundëson denjësisht pagën e mësimdhënësve. Rreth kësaj pike, z. Armend Ismaili tha: Ne si përfaqësues të Këshillave të prindërve kërkojmë nga LAPSH-i të bëjë trysni të pandalshme mbi qeveritë e dy shteteve tona, ngaqë ato e kanë për obligim të kujdesen për neve, sepse edhe ne jemi qytetarë të tyre. Me që ne jemi thua kontribuuesit më të sigurt, qoftë në ndihma e financa dhe të hyrat e parave tona në atdhe, mu për këtë e kanë obligim të kujdesen për ne, e mbi të gjitha jemi qytetarët e tyre. Ndërsa Agron Ibrahimi, përpos që përkrahu Ismailin, propozoi që për një pjesë të nxënësve të vazhdojë edhe në të ardhmen mësimi Online.

LAPSH-i, me 10-tra e 10-tra kërkesa ua ka dërguar institucioneve tona, por për fat të keq kjo sikur ka shkuar në veshët e shurdhët, po që ju kanë përgjigjur ftesave janë ato kur i kemi ftuar të vijnë për vizitë tha Krasniqi.

Më tej shtoi Krasniqi: Nga korriku i vitit 2020, që nga themelimi i Këshillit Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), zëri ynë ka qenë më i fuqishëm në unifikimin e Diasporës shqiptare, me qëllim që nëpërmjet unifikimit të arrijmë organizimin sa më funksional për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, në të katër anët e botës, te çdo bashkëkombës, së bashku me institucionet tona përkatëse.

Vlen të përmendet vendimi i VKM së Republikës së Shqipërisë, me Nr. 1033 të datës 16.12.2020, që Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës legjitimohet institucionalisht pranë Qendrës së Botimeve të Diasporës në pajtim me pikën 13/5 të vendimit të VKM, ku thotë: “Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë”. Andaj shpresojmë se së shpejti do ta merr këtë vendim edhe ministria përkatës e Republikës së Kosovës, për ta njohur zyrtarisht KKAD, tha Krasniqi.

  Në këtë takim u përshëndet futja e gjuhës shqipe në listën e gjuhëve të huaj në Landin e Bavarisë, nga Ministria e kulturës e kësaj Republike, po ashtu u kërkua nga anëtarët e Këshillave të Prindërve, që formulari të shpërndahet sa më shumë, që për vitin 2021/22 të bëhet regjistrimi i  nxënësve sa më parë, për arsye që në shtator të kemi mundësi për t’i siguruar klasët nga drejtoritë përkatëse të shkollave vendore, nga që dhe pritet shtimi i numrit të nxënësve, për vitin 2021/22 thanë Brahimi dhe Ukaj…