TAKIMI I Z.HOTI ME MINISTRIN E ARSIMIT Z. LIKAJ

Dje, më 07.09.2020, nënkryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH) z. Selim Hoti u takua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, z. Ramë Likaj dhe deputeten e Kuvendi të Republikës së Kosovës znj. Teuta Haxhiu.

Në këtë takim Hoti ka informuar hollësisht Ministrin Likaj për punën, angazhimin dhe shqetësimin e LAPSH-it në Bavari, dhe për përgatitjet e vitit shkollor, 2020/21, e cila në këtë land- Bavari mësimi do të fillojë më 7 shtator. Po ashtu e njoftoi edhe për ditarin, fletoren e punës dhe planin vjetor, të përgatitur nga grupi punues i LAPSH-it.
Zoti Hoti, përpos tjerash u ndal në çështjen e librave, të sensibilizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe te bashkëkombësit tanë mërgimtarë, si dhe kërkoi nga Ministri z. Likaj bashkëpunim institucional, në unifikimin e përbashkët të te dy shteteve tona shqiptare (me Qendrën e Botimeve për Diasporë, në Shqipërisë dhe Kosovë), rreth botimit të librave të përbashkëta për nxënësit shqiptar në diasporë. Hoti preku edhe çështjen e pagës së mësimdhënësve, ku ndër të tjera tha: Për këtë duhet të mendojnë institucionet tona në këtë drejtim, për arsye se puna vullnetare mund edhe të mos jetë gjithmonë e suksesshme, aty ku nuk është dora e shtetit!
Për shqetësimet e Hotit, Ministri Likaj tha: Ne përkrahim punën dhe angazhimin e LAPSh-it në Bavari në këtë drejtim, në sensibilizimin e shkollës shqipe, ku dhe e inkurajojmë për punën që bënë me përkushtim. Po ashtu ne do t’i përkrahim kërkesat e juaj, sidomos rëndësi të veçantë do t’i japim vetëdijesimit të diasporës shqiptare për dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe.

Ministri Likaj e njoftoi Hotin se për unifikime e librave të përbashkëta mes dy shteteve tona, është duke u punuar në këtë drejtim, gjë që dhe është formuar një grup punues për hartimin e librave të përbashkëta, ku tashmë diaspora punon me abetaren e unifikuar që ka dalur e përbashkët. Mëtej Likaj u zotua se do t’u përgjigjemi kërkesave të diasporës, sidomos kur bëhet fjalë për libra, ne do t’ju furnizojmë në bazë të kërkesave që ju i parashtroni. Për këtë Likaj kërkoj listën e numrit të nxënësve dhe të mësimdhënësve.


Në këtë takim deputetja Haxhu, përpos tjerash u zotua se do të jetë përkrahëse e diasporës shqiptare, konkretisht kur bëhet fjalë për shkollën shqipe, nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë të diasporës, ku dhe e falënderoj Hotin, për njoftimin me punën dhe vështirësitë që po ballafaqohet LAPSh-i në Bavari!

Shkruan: Mustafë Krasniqi