Tregimi i Hirushe ose e përhirta u interpretua nga nxënësit e shkollës shqipe në gjuhën shqipe në Bibliotekën e qytetit të Mynihut

Nga Enela Markja

Bavari- më 8 dhjetor 2024, në Bibliotekën e qytetit të Mynihut në bashkëpunim me Morgen e.V. organizuan festën e 11-të (e nesërmja)  “Në Botën e Përrallave”. Ndër shumëgjuhësh tjera e pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Shkolla Shqipe në Bavari, e përfaqësuar nga klasa e Freisingut me mësuese Nife Arifaj dhe ndihmësja, nxënësja Ulpijana Brajshori dhe nxënësit:

Liridon Brajshori, Mario Topalli, Ambra Bardhoci, Xhesika Topalli, Tuana Popaj, Elmedina Morina, Leonid Basha, Erblina Popaj, Amar Basha, të shoqëruar me çifteli nga prindi Bajram Brajshori.

Në këtë festival u interpretua përralla e njohur e vëllezërve Grimm, “Hirushja”, e cila u shfaq në gjuhën shqipe dhe u interpretua me një performancë të shkëlqyer nga nxënësit e shkollës shqipe në Freisingut.

Kjo përrallë e interpretuar në gjuhën shqipe, përpos emocionit e duartrokitjeve u mirëpritën ngrohtësisht nga të pranishmit. Përralla e cila përfundoi me martesën e Princit me Hirushen duke u shoqëruar me këngë dhe valle popullore. Aktiviteti u mbyll me “Vallen Kosovare” duke krijuar një atmosferë festive e të gëzueshme për të gjithë të pranishmin, konkretisht për komunitetin tonë shqiptar.

Në fund LAPSh- në Bavari falënderon mësuesen Nife Arifaj dhe nxënësit e saj për punën e palodhur dhe arritjen e suksesit!