URIME DITA E MËSUESIT, „7 MARSI“

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë në Bavari(LAPSH) ua uron të gjithë mësimdhënësve Ditën e Mësuesit – „7 Marsin“!

Një popull-komb lartësohet në vlerat të larta,
kur ka arsimim dhe shpirtërisht është i përkushtuar
për dije dhe shkollë.

Për këto vlera të dijes, shkollën shqipe, që nga pellazgjishtja-Ilirishtja- shqipja e sotme e deri më tani s’pushuan së përpjekurit për ta parë kombin me rrezen e dritës, shkollën shqipe. Ndërsa ata që e përcaktuan rrugën e diturisë, për mësonjëtoren e parë, ishin rilindësit të cilët me sakrifica të mëdha i rezistuan dhunës së egër të kohës, Perandorisë Osmane dhe pushtuesve Sllav të Ballkanit, të cilët ishin të etur të gllabëronin dhe skllavëronin popuj liridashës, siç ishin shqiptarët, po njëkohësisht dhe kishin frikë nga gjuha hyjnore, e bekuara gjuha shqipe!

Përpjekjet e rilindësve ishin të mëdha dhe rezistuese, përballë atyre që nuk e dëshironin shkollën shqipe. Përkundër përpjekjeve dhe dhunës, për ta zhbërë popullin Shqiptar dhe zhdukur gjuhën e saj, ishin dhe mbetën të kota për pushtuesit e kohës. Përkundër kësaj përpjekje, figurat e njohura të kombit si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e shumë të tjerë u ngritën në një organizim të përbashkët dhe dhanë kontributin e tyre kombëtar në drejtimin e lirisë dhe në përhapjen e dijes, të shkollës shqipe. Gjë që pas të gjitha përpjekjeve, sakrificave të mëdha u hap mësonjëtorja e parë në Korçë, më 7 mars të vitit 1887, nga mësuesi, atdhetari i shquar, Pandeli Sotiri.

Kontributi dhe qëllimi i tyre, rilindësve, ishte që të përhapej dija, t’i kthehet dinjiteti i një populli të vjetër, që i dha shumë Evropës, atë, trashëgiminë kulturore, kulturën njerëzore. Pra, rilindësit dhe gjeneratat e mëvonshme, me këtë edukatë e përkushtim patriotik e atdhetar trasuan rrugën për gjeneratat e ardhshme, që të kenë kujdes dhe porosi ruajtjen dhe vlerën e shkollës shqipe ndër breza!

Andaj, ne duhet t’i qëndrpjmë besnik porosisë, sakrificës dhe përkushtimit të rilindësve, për gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe ndër breza, që ta ruajmë dhe ta kultivojmë kudo që jemi, qoftë në trojet administrative apo kudo në botë, te mërgimtarë shqiptare!

LAPSH-ja në Bavari ju uron mësimdhënësve të saj „7 Marsin“, Ditën e Mësuesit! Po ashtu shfrytëzojmë rastin, që përmes kësaj urate t‘i bëjmë thirrje tërë bashkëkombësve mërgimtar-shqiptarë, shoqatave, bizneseve, Këshillave të Prindërve dhe prindërve, që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë, ta përkrahin shkollën shqipe me mësimin plotësues në gjuhën shqipe! Që sëbashku të rrugëtojmë rrugës së rilindësve, sepse jo që është vetëm nder, po mbi të gjitha është nevojë shpirtërore, detyrë dhe akt patriotik e atdhetar.

Urime dita e mësuesit, „7 Marsi“ të nderuar/a mësimdhënës/e!

Kryesia e LAPSH-it në Bavari