Shkruan: Mustafë Krasniqi
Sot Kosova ka festuar 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë, duke përkujtuar 12 qershor e vitit 1999, kur pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo. Kë këtë dit, me 12 qershor trupat e NATO-s hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës mes forcave okupuese ushtarake policore serbo çetnike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhe ishte më meritorja për çlirimin e Kosovës. Para 25-viteve në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Për nder të kësaj dite u mbajt ceremonia kryesore, ku qytetarët të cilit kishin dal për t’i përshëndetur dhe parë djemtë e popullit ushtarët me parakalimin në njësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po ashtu dhe ta përshëndetnin edhe Policinë e Kosovës.
Kryetarja Vjosa Osmani deklaroi se 12 qershori ishte një nga ditët më domethënëse për shtetësinë e Kosovës. Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Në ceremoninë të pranishëm ishin edhe miq e Kosovës, si :Villiam Valker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë. Në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, ku morën pjesë 1500 pjesëtarë të FSK dhe Policia e Kosovës, në marshim në shesh!
Për nder të Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj, bashkë me shumë ambasadorë të shteteve ndërkombëtare. Në hollin e kuvendit ndër të tjera tha: “Do të jetojmë gjithnjë edhe me kujtimin për të gjithë dëshmorët e UÇK-së, mbi 13 mijë të vrarët gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”.
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se shqiptarët kanë nevojë të jenë bashkë edhe sot kur Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike, mediatike në një fushatë krejtësisht keqdashëse për të njollosur luftën e drejt të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës dhe shtoi se shqiptarët kanë përgjegjësi për të ruajtur dhe forcuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin sikurse që jemi të vetëdijshëm që kauza e Kosovës nuk ka përfunduar por jemi të palëkundur në vendin tonë se realiteti Republikë e Kosovës së pavarur dhe sovrane është e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme. Duke mos harruar se shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe obligim të mbështesin përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në aspektin e integrimeve evropiane, pas çdo betejë e Kosovës është edhe betejë e Shqipërisë, tha kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, tha Kurti.
“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, tha Kurti.