LAPSh-i hap pikën shkollore të radhës në Roth të Bavarisë

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Sot, me datë 07 maj 2024, në Roth (në rrethinën e Nyrnbergut) të Republikën e Bavarisë) u hap edhe një pikë tjetër shkollore, ku në të ardhmen shpresohet se do të kemi edhe hapje të klasave të tjera të reja dhe rritjen e numrit të nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën amtare.

Ky përkushtim i pandalshëm i misionarëve të shkollës shqipe nuk e ndalin suksesin e tyre, duke i dhënë shpirt, energji pozitive mërgatës shqiptare, me moto: pa ruajtjen e gjuhës amtare nuk do të kemi as fëmijë të shëndetshëm në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar!

Përveç prindërve, nxënësve dhe bashkëkombësve i pranishëm ishte edhe konsulli i Republikës së Shqipëri Refik Golli, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, ai, ndër të tjera tha:  Ju falënderoj për ftesë dhe këtë organizim shpresues për fëmijët tanë, në ruajtjen e gjuhës shqipe. Unë, ju premtoj se do ta keni përkrahjen time dhe të konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Mynih kurdoherë”. Në këtë takim ishte e ftuar edhe konsullata e Republikës së Kosovës.

Në emër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) i pranishëm ishte edhe nënkryetari i LAPSh-it Xhymshit Tafa, koordinatori regjional për Franken Selim Hoti dhe kryetari i Këshillit të  Prindërve për Nyrnberg Armend Ismaili. E ftuar dhe pjesëmarrëse ishte edhe drejtoresha e shkollës Brentwoodstraße 37, 91154 Roth, Fr. Buchholz, e cila i  përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi nxënësit për vijimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe mësuesja e shkollës shqipe në Nürnberg Lume Daci Hoti, mësuesja e Neumarkt -it Antigona Kelmendi dhe mësuesja e re e shkollës së Roth-it Gyneta Neziri, e cila me e emocionuar përshëndeti këshillin organizativ dhe nxënësve ju uroj mirëseardhje në shkollën shqipe! Me fytyra të buzëqeshura, të pranishëm ishin nxënësit të cilit padurim prisnin ta dëgjonin fjalën e ëmbël të mësueses në orën e mësimit në gjuhës shqipe, ku nga sot mësimin do ta vijojnë gjithsej 22 nxënës.

Modorimin e këtij takim madhështor e frymëzues e bëri Selim Hoti, i cili në fillim të fjalës së tij tha: “ vetëm në këtë mënyrë, me hapjen e klasave ruhet identiteti kombëtar”. Pas fjalës së konsullit fjalën i dha Nënkryetarit të LAPSh-it Xhymshit Tafaj i cili foli rreth organizimit të mësimit plotësues në gjuhës shqipe në Republikën e Bavarisë dhe për funksionimin dhe përkushtimin që kanë anëtarët e saj, po ashtu theksoi se kjo hapje e pikës shkollore në Bavari është pika e 34-të.

Për kontributin e dhënë për hapjen e kësaj klase u përshëndeten aktivistët Fatmir Qufaj dhe Sefer Alushaj. Kurse në gjuhën gjermane foli Armend Ismaili, i cili shpjegoj rreth ecurisë së organizimit dhe aprovimit te vendimit për mësimin plotësues. Me mirëkuptimin dhe ndihmën e Schulamt dhe Landratsamt të qytetit të Roth u bë aprovimi i këtij projekti i shumëpritur nga komuniteti ynë shqiptar. Por, duke e falënderuar drejtoreshën Fr. Buchholz e cila mundësoi sigurimin e klasës. I Pranishëm ishte edhe veterani i arsimit Mustafë Tafaj, musafir nga Kosova, i cili e falënderoj këtë grup organizativ dhe, në  fund të takimit u organizua një koktej i përgatitur nga organizatorët dhe prindërit.