Ushtria e Ukraines nuk krahasohet me UÇK!

Fatmir Brajshori-Tushi

Ushtria Çlirimtare u nis me një „ Uzi izraelit“ një kallashnikov dhe një zbrojewk me 32 fishekë!
Kosova nuk kishte Tanke, Autoblinda, Ushtri, Uniforma siç i ka sot Ukraina!
Kosova e kishte Adem Jasharin që tre ditë e tre netë luftoj kundrejt një ushtrie të tërë armike duke qëndruar stoikisht me një mitraloz!

Nga Fatmir Brajshori-Tushi

Ajo që këto ditë, pas sulmit rus mbi Ukrainën e pavarur ishte, krahasimet e disa individëve të ndryshëm, televizioneve të shumta, të cilat bënin krahasime në mes luftës për liri që bëri Kosova kundrejt pushtuesit dhe uzurpatorëve serb dhe, Mbrojtjes së territorit sovran, që po bë shteti i Ukrainës ndaj një agresori të jashtëm.
Asnjë krahasim nuk qëndron në mes luftës së Kosovës dje dhe luftës në Ukrainë sot.
Ukraina në ish-Bashkimin Sovjetik ishte Republika e dytë për nga madhësia territoriale, fuqia ushtarake dhe ekonomike pas Rusisë. Dispononin me Atome Bërthamore, ushtri dhe polici të rregullte.
Kosova, atë kohë, nuk ishte as e lirë dhe as Republikë! Deri në vitin 1974 nuk kishte statut të Krahinës por ishte një „ provincë serbe“ sipas pushtuesve jugosllavë. Ndërsa, Ukraina pas shpërbërjes së BRSS, u bë shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarishtë nga të gjitha shtetet e botës! Dhe, nga ndarja prej BRSS mori pjesën e saj të armatimit, aviacionin konformë numrit të popullsisë, tanket, autoblindat, ndarjen e pasurisë etj.
Kosova pas shpërbërjes së Jugosllavisë ( edhe para saj), që nga viti 1989, humbi edhe ato pak „ liri“ që kishte; edhe atë pak autonomi që kishte! Mbase dhe mbeti pa policin e saj të rregullt, pa mediume, pa „institucione“, pa punëtorë e pa fabrika.
Kosova pas vitit 1989 ishte një vend që pothuajse u shlye nga „ Hartat Botërore.“
Ukraina si shtet i pavarur sikur Rusia, që dolën nga shpërbërja e BRSS, zhvillohej në të gjitha drejtimet pa e penguar askush!
Kosova, pas vitit 1990 ishte një vend pa e ndihmuar askush!
Ukraina e kishte ushtrinë e saj kudo në mbrojtje të kufirit!
Kosova s‘kishte ushtri për t‘i mbrojtur kufijtë edhe po të ekzistonin ata…
Ukrainën sot po i vjen agresori nga jashtë kufirit!
Kosova agresorin dhe pushtuesin e kishte brenda saj që nga viti 1912.
Prandaj, lufta e Kosovës për liri ishte dhe do të mbetej shembull deri më sot!
Gjatë viteve 1990-1995 në Kosovë çdo gjë improvizohej; institucionet, shkollimi, policia, mbrojtja…
Kosova nuk kishte ushtri!
Ushtria Çlirimtare u nis me një „ Uzi izraelit“ një kallashnikov dhe një zbrojewk me 32 fishekë!
Kosova nuk kishte Tanke, Autoblinda, Ushtri, Uniforma siç i ka sot Ukraina!
Kosova e kishte Adem Jasharin që tre ditë e tre netë luftoj kundrejt një ushtrie të tërë armike duke qëndruar stoikisht me një mitraloz!
Një oborr të Adem Jasharit, për ta marrë ushtria serbe iu deshtën tre ditë; kurse, ushtria ruse për tre ditë e mori mbi gjysmën e Ukrainës, e cila me territor është më e madhe se Gjermania ose Franca!
Por ato që janë irrituese, këto ditë, janë shkrimet në stilin „ Ne ikëm në vitin 1997-99 teksa Ukrainasit jo!
Nuk qëndron kjo e thënë.
Në të gjitha luftërat që njeh historia kishte popullsi që lëvizte!
Ukrainasit nuk po i nxjerrin nga rreshti ushtarët rus teksa refugjatët shqiptarë të Kosovës, i nxirrnin nga rreshti; i vrisnin, përdhunonin, i largonin…
Asnjë luftë dhe vend nuk e ka bë atë që deri më sot e ka bë Kosova; bijtë dhe bijat e saj dhe popullata mbarë!
E bërën ushtrinë e tyre; s‘pari e armatosën me idealin e lirisë! Pastaj me gurë e grusht lart, e me armë të lehta dhe fishekë ndryshkur!
U nisën për ta bë luftën me 50 veta! U bënë 5000! E fituan lirinë me 50.000 ushtarë!
KJO ËSHTË HEROIZËM!
Tashti disa po i këndojnë hymne heroizmi Selenskyj( Zelenski)!
Por, ajo që po bë Zelenski nuk është heroizëm!
Ai ka ushtrinë! Ka tanke! Ka armatim të rëndë! Ka aviacion! Ka një popullsi 45 milionëshe! Një territor mbi 600.000 metra katrorë! Por, sikur mos të qëndronte në Kiev do të ishte qyqarllëk! Poshtërsi! Tradhti!
Heroizëm ishte ajo që bënin ushtarët e lirisë në Kosovë!
Heroizëm ishte qëndresa e Fehmi Lladrovcit, Mujë Krasniqit, Luan Haradinajt, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit.
Heroizëm ishte qëndresa e Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Ramush Haradinajt, Rrustem Mustafes!
Heroizëm ishin Zonat Operative të Drenicës, Llapit, Dukagjinit, Gollakut, Anamoraves, Vrrinit etj.
Prandaj, asnjë paralele në mes luftës për liri të udhëhequr nga UÇK-ja dhe luftës mbrojtëse që po bë Ukraina nuk qëndron!
Edhe nëse Ukraina e vetme, e përballon agresionin Rus, sërish nuk mund të krahasohet me luftën e bërë nga UÇK- ja!
Dhe në fund
Nëse ushtria ukrainase do të dal fitimtare duhet të studioj mirë – mirë luftën heroike të shqiptarëve të Kosovës dhe moralin e lartë të ushtarëve të UÇK-ës!
Lehtë e ka Selenskyj të qëndrojë në Ukrainë!
Por nuk ishte lehtë, pas konferencës së Rambujes, përfaqësuesit e UÇK-ës që të hynin në Kosovë!
E ata hyrën!

Ushtria e Ukraines nuk krahasohet me UÇK-ën! (Dhe Hashim Thaqi me Selenskyj)