VEPRA TË RËNDËSISHME ME VLERA TË LARTA HISTORIKE PËR BREZNITË SHQIPTARE DHE NJERËZORE

Fadil Shyti

Shkruan: Fadil Shyti

Duke lexuar veprat e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Elmaz Ademit, “Dëshmi për historinë”, Tetovë (2009) dhe “Kushtrimi i lirisë” dhe mekanizmat e shërbimit sekret jugosllav”, Tetovë, 2013. Elmazi ka shkruar dhe librin, “Burgu i jetës”,-librin e tretë, të cilin ende s´e kam lexuar.-Tani, në tavolinën time i kam këto dy këto libra me vlera të larta biografike dhe historike kombëtare, për të cilat, po përpiqem t´i bëjë ca persiatje, do të thosha: sikur një notar sado i famshëm, “supermen” që mund të jetë; kurrsesi s´ia del dot detit m´banë. Nga kjo ide konstatoj që; të shkruash për heronjtë dhe heroinat tona, për ngjarjet historike të kombit tonë, në kohëra të lashta dhe të reja, është njësoj si të gëlltitësh një lugë uji nga deti i thellë dhe i gjerë i Jonit.Libri biografik “Dëshmi për historinë”  i këtij autori, fillimisht për mua qe një hyrje e këndshme në një terren të njohur; them kështu, për faktin se, vite më parë e kisha lexuar veprën biografike  përmbajtësore historike, të Zaim Beqirit,  “Kujtime”, Tetovë, 2009, të veprimtarit të devotshëm, shokut të tij të ilegales në veprimtari të çështjes kombëtare, Zaim Beqirit,-(tani, i ndjerë). -Bile, për veprën e Zaimit kam shkruar bukur gjatë mbresat e mia, ato i kam botuar në shtypin  e kohës, në veçanti në gazetën elektronike shqiptare, albaniapress.com.-Autori, Zaim Beqiri, në atë vepër i shpalosë kujtimet e tij se, bashkë me Rrahim Nezirin ishin themelues të partisë,  Partia e Punës Kombëtare, më 22 Qershor, 1979, ishin angazhuar për veprimtarinë atdhetare të organizatës revolucionare, duke aluduar në partinë, që do të punojë për çështjen kombëtare dhe nga ana tjetër, Partia e Punës së Shqipërisë, që ishte në pushtet. “Kujtime”, Tetovë, 2009 faqe, 115 .Në këtë frymë revolucionare ishte formuar edhe organizata ilegale, “Kushtrimi i Lirisë”, me themeluesit e kësaj Organizate Politiko-Ushtarake, me Rafi Halilin dhe Gafur Lokun, i cili- gjatë LÇ-re, në Kosovë, ra dëshmor bashkë me djalin e tij.-Elmazi, ishte njëri nga pjesëtarët e parë të devotshëm të saj, atdhetarët kishin bashkëpunuar, ishin lidhur si xherdan fishekësh në veprimtarinë e tyre organizative.-Në këto libra, e para 488 faqe, e dyta 333 faqe, ku mbi të gjitha si brumi u bukës autoktone shqiptare, shkëlqejnë vërtetësia historike dhe modestia e autorëve në pasqyrimin e  ngjarjeve tejet dramatike dhe heroike; sikur duket herë-herë që, autorët i kanë kursyer ca nga kujtimet e tyre, sikur nuk i kanë pasqyruar të gjitha, pra, kanë lënë goxha shumë ngjarje të pathëna, përndryshe këto vepra, mund  të ishin, shumë  më voluminoze, do të thosha; pak do të ishte, edhe sikur t´i kishin nga 3000  apo 5000 faqe; të shkruara të ujitura me qëndresë herizmash, lot dhe gjak.Elmaz Ademi, në veprat e tij biografike, shpalosë kujtime që nga fëmijëria e tij e hershme, në ato vite të rënda robërie; kur mungonte dhe koromanja e thatë, mungonin lapsat dhe fletoret, në shkollat për nxënësit shqiptarë, në veçanti mjerimi ishte i theksuar në katundet e malësive tona; por, njëkohësisht po në ato vite të rënda robërie dhe varfërie, kombit tonë nuk i mungonin mashtrimet as dhuna, nga pushtuesit sllavë serbë, maqedoninë e malezezë dhe tradhëtarët e vendit.Pikërisht në vitet 50-ta, bëhej mashtrimi i madh, sa vet tragjedia e robërisë; për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, pikërisht në ato vite, po zhvillohej dhunë e tmerrshme mbi shqiptarët e mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit amë, Shqipërisë.Familja atdhetare, Ademi, fillimisht do të ndeshej me plagën e varfërisë së skajshme dhe të përpjekjes për për mbijetesë po përgaditej për shpërngulje. Vlen të theksohen për lexuesit këto dy elemente të katrahurave shqiptare që atëbotë ngjanin si dy pika uji, në përgjithësi në familjet shqiptare.Aksioni i ashtuquajtur, “Otkupi”, fj, serbe, dmth mbledhja e drithit. Në hambaret shqiptare pushtuesit nuk lanë kokërr meli, drithërat i merrnin për ushtrinë e tyre pushtuese. Ja, pikërisht nga kjo varfëri e skajshme, (mungesë e bukës) në familjen e tij ndodhën shumë tragjedi, vdiqën disa nga vëllezërit e motrat e tij të vegjël. Po, njëra nga këto ngjarje qe nga më e papritura, që të ngjeshë mishtë për lexuesit. Kur babai i Elmazit del në katund dhe paria e katundit ia jep një bon, apo triskë, pra një letër me të cilën pas disa ditëve do të merr pak misër, dhimbja është: një fëmijë tre vjeçar e ka kuptuar se babai do të merr bukë.-Kështu, vepronin armiqtë tanë; pasi si minjtë e ndyrë, “pasoviqët dhe pacovskit” i zbraznin hambaret, për ne tregoheshin të interesuar, jo, jo nuk na harronin; gjenin “rrugët e shpëtimit”, na zgjidhnin problemet: “Shqiptarë, ju jeni muslimanë, ikni në Turqi, andej prej kah keni ardhur, atje keni fe, keni dinë dhe iman” -shkoni atje, -thoshin ata;-turqit i keni vëllezër, ata ju japin bukë, rroba, shkollim në gjuhën turke e të tjera” po, po “të gjitha të mirat”, na i ofronin turqit, “vëllezërit e gjakut”, atje në shkretëtirat e Anadollit, kurora e të gjithave do të ishte asimilimi ynë. Një kartë e tillë, lutje për shpërngulje në Turqi e kishte marrë dhe babai i Elmazit.  Pikërisht në atë vit, me shumë mundime Elmazi kishte filluar të vijonte mësimin. Para se të vinte “Visa” ajo lutja e ikjes së familjes në Turqi, Elmazi dallohej për mësime, ishte njëri nga nxënësit më të mirë në shkollë, po pastaj nga mërzia, as i hahej, as i pihej, as i mësohej… Filloi të binte nga shëndeti dhe të merrte nota negative, fatbardhësisht këtë rënie të tij, fizike dhe psikologjike i pari e vërejti mësuesi i tij. Një ditë, mësuesi bisedoi me Elmazin shtruar; hë mor djalë ç´ke ti, pse je kështu i mërzitur, pse ke filluar të biesh edhe në mësime, më thuaj të vërtetën, besoj se, do të ndihmoj?!-Pas hezitimit, Elmazi ia thotë brengën që e mundonte. Mësuesi menjëherë zotohet. Atë brengë harroje! Unë, do të flas me prindin dhe të gjithë nese ikin, ti mos shko!….-Poashtu, kishte menduar dhe i tha babait, Elmazi. Fatbardhësisht, dëshira e djaloshit pë të qëndruar në atdhe realizohet, pjesërisht, babai me familjen e tij nuk shpërngulet në Turqi, por kësaj plage shekullore, nuk i shpëton xhaxhai i tij, për më keq atje ai e ndërron dhe mbiemrin, atje quhej, “Kallkan”.-Krajatat jetësore të këtij djaloshi s´kishin të ndalë, mbi të rëndonin tragjedi familjare, i vdes dhe një vëlla tjetër i cili përfundon tragjikisht me vetëvrasje dhe një motër në moshën rinore, gjatë  lindjes. Poshtu, ca vite më vonë, një tragjedi e rëndë e goditi kur ishte në mërgim në Zvicër. Atje nga një sëmurje e rëndë i vdes bashkëshortja, shoqja e tij e idealit Eminja, e cila i la pas tre fëmijë, Fitoren 11 vjeçe, Fitimin 10 vjet, dhe Afërdita 5 vjeçe, këto krajata, i përballoi me ndihmat e miqve dhe mikeshave të tij besnike që, në ato kohë të rënda iu gjendën fëmijëve pranë. Elmazi, pastaj u martua me Surafeten, fatbardhësisht edhe kjo një shoqe besnike e cila u interesua shumë për fëmijët e tij të mbetur jetimë. Në martesën me Surafetin, e kanë gocën, Dafinën. Është për t´u theksuar fakti që, kjo malësore shqiptare, nuk erdhi në Zvicër vetëm për interesa personale, por që nga biseda e parë me telefon, Elmazi, ia kishte bërë të qartë kur i tha: “Kurbeti është i keq”. Kjo, nënkuptonte që, në rrethana të caktuara, familja jonë do të kthehej në atdhe, sipas motos çajupiane: “Jam i varfër por i lirë, ndaj më pëlqen varfëria”. Atëbotë, as sot atdheu i tyre nuk ishte as është krejt i lirë; mirëpo, Elmazi dhe Surafetja që e përkrahu shokun e jetës, u kthyen me ndërgjegje të lartë në atdhe, gjatë LÇ-re dhe për të punuar e jetuar krenarë në vendlindje.-Jeta sikur e ka kalitur fort në betejat e pandalshme, gjatë studimeve në fakultetitn filozofik në Prishtinë, do t´i bie mbi supe barra e rëndë e varfërisë, plaga e mërgimit; mezi e përballonte jetën me punë të rënda në qytete të ish-Jugosllavisë, pastaj ushtria nën komandën armike, ishte në mbikëqyrje të rrepta, i ndjekur dhe i persekutar psiqikisht dhe fizikisht edhe gjatë në viteve në burg.Bashkë me shokët e ilegales Rafi Halili, Zaim Beqiri, Rushit Nesimi, Gafur Loku  e të tjerë u zbuluam, për veprimtari atdhetare që, -siç shkruan autori: “Ta bëjmë Shqipërinë,-Shqipëri. Ata dishepuj të  shqiptarisë, u ngritën kundër një regjimi kriminal të Tito-Rankoviqit, që pas LANÇ-re, në atdheun tonë të robëruar, sipas historianit, Dr. Hakif Bajramit; “Titoja, gjatë kësaj lufte dhe pas saj i ka vrarë 49.000 shqiptarë”.-Pra, djelmoshat e “Kushtrimit të Lirisë”, u ngritën për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ata, e ngritën Flamurin Kuqezi në Iliridën Heroike, organizuan demonstrata në bashkëveprim edhe me shokë e shoqe si Adem Demaçi, Rexhep Mala, Gafur Lokun e të tjerë nga Dardaninë e Shqipërisë.Në veprat e Elmaz Ademit, lexuesit do të lexojnë heroizmin e pashoq të autorit kudo: në atdhe si ilegal në aksione, në burg duke qëndruar stoik përballë xhelatëve të sigurimit maqedonas dhe shqipfolësve që ishin vënë në shërbim të tyre, në mërgim si organizator në përkrahje të zhvillmit të artit, kulturës dhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar në shoqërinë kulturore, në organizimin e mbledhjes së ndihmave materiale për ndërtimin e shkollave, të shesheve të katundeve e të tjera.-Elmazin, do ta përplasë jeta edhe në male, ushtar besnik i atdheut. Mirëpo, lexuesit do ta shohin gjithashtu se, Elmazi kurrë në çdo vend dhe rrethanë nuk lejonte të ishte një servil i mjerë ndaj “eprorëve” Komandantëve që, zakonisht ishin larg fronteve të betejave, të kreksur me grada lavdie nga sojnikët  e tyre, por të varfër njëkohësisht për akte heroizmi e trimërie…Pasi u kthye në atdhe, iu qepën maleve të Iliridës, ai bashkë me shokun e tij  të rinisë Rafi Halilin, po idealistët shpirtëbardhë, shumë shpejt do ta kuptonin që, ish-udhëheqësit e UÇK.-së, nuk ishin të sinqertë as besnikë në raportet ndaj tyre,-do të thosha: me gardën e vjetër të krahut ushtarak, të viteve 70-ta., ata që dikur kishin thyer depotë e armëve, për të armatosur popullin, ishin angazhuar për një ushtri të fuqishme kombëtare shqiptare; tani kur kjo ushtri kishte marrë përmasa të fuqishme në terren, koka që e drejtonte, vinte dhe nga njerëz ish-bashkëpunëtorë të reaksionit maqedonas. Ishin dhe ushtarakët me karrierë, për më keq se, kishin bashkëpunuar me armiqtë.Në malet e lirisë, Elmazi me shokë do ta kuptonte që, gjellëra të mykura po ziheshin nga brenda faktorit ushtarak. Mbase, s´kishte dhe si të ndodhte ndryshe; kur ra Kalaja e Tetovës, pa luftë dhe për më keq ; pa ndonjë arsye të madhe, Elmazi me shokë u dëshpëruan fort. Ishin të gatshëm të vdisnin në llogore, jo të ikinin nga fronti. Elmazi, ishte bashkë edhe me disa vullnetarë nga Kosova, me në krye Komandant, Aziz Bicin, kur iu erdhi urdhëri, “nga lart” që të tërhiqeshin nga vijat e fronteve. Për Elmaz Ademin dhe shokët  tij të armëve, kjo qe si një gjëmë, qe dhe një vërtetim i parashikimit të tyre që, punët nuk ishin në vijë të duhur, jo nga radhët e ushtarëve liridashës, por në qarqet e  “Komandosëve”, jo liridashës, por pushtet-dashës, kjo qe faktikisht tepër tepër e rëndë. Ngjarjet e zhvillimeve politike në Marrëveshjen e Ohrit , do ta vërtetonin katërcipërisht dyshimet e tyre.-Kur jemi këtu, do të shtroja pyetjen: Çfarë fituan shqiptarët nga ajo, “Marrëveshje” që, unë do ta quaja, “Marre-Veshje”?!Mendoj, fituan vetëm humbjet. Fituan zvarritjen e lirisë së tyre, fituan prapakthimet historike nga shumë aspekte të së drejtave kombëtare dhe shoqërore, mbi të gjitha, shqiptarët nuk e fituan të drejtën e ligjshme që të jenë shtetformues në vendin e tyre ku jetojnë autoktonë, prej shekujsh.Vepra e dytë të Elmazit, “Kushtrimi i lirisë” dhe mekanizmat e shërbimit sekret jugosllav”, është vërtet vepër e faktuar me dokumenta, faksimile origjinale që, mund të quhet me të drejtë; “hapje e dosjeve”,-besoj ndër të parat në Maqedoninë-siç po e quajnë tani padrejtësisht, “Maqedonia Veriore”.Pse them kështu?!Them, sepse dje dhe sot Maqedoninë si shtet artificial e krijuar nga qeveria titiste  ish-jugosllave dhe të sotmen e ndërtuar nga “demokratët” maqedonë dhe “shqiptarë”, dhe të pranuar ashtu nga qarqet ndërkombëtare; shqiptarët autoktonë, përbëjnë jo një pakicë minoriteti i ardhur nga jashtë, por, një shumicë kombëtare shqiptare e mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit amë,-Shqipërisë, prandaj është ky një lëshim i madh nga klasa politike shqiptare në pushtet, pse lejuan që, bota “demokratike” të mos ketë asnjë emërtim në emrin e këtij shteti të huaj që, nuk i përfaqëson kombëtarisht?!!!Në këtë vepër historike, janë pasqyruar qartë dhe pa ekuivoke të vërtetat e përjetuara: vuajtjet e rënda të shqiptarëve në burgjet e ish-Maqedonisë jugosllave si në Idrizovë e gjetiu. Ishin kryesisht të rinjtë e “Kushtrimit të Lirisë”  dhe të lëvizjeve të tjera ilegale  si: “ONDSH”, “LIRIA”, “SHPRESA”, “SHKËNDIJA” etj.Pjesëtarë, themelues të ilegales stundentë nga rrethi i Tetovës dhe të Kosovës, nga  Universiteti i Prishtinës, si Rafi Halili, Gafur Loku, Elmaz Ademi, Rushit Nesimi, Ajet Ademi, Muhamet Saliu, Xhevahir Aliu  e të tjerë.“Kushtrimi i Lirisë”,  është themeluar nga Rafi Halili dhe Gafur Loku, në vitin 1972. Dokumentet e shumta arkivore si dhe angazhimi i pallogaritur i Shërbimi sekret jugosllav.-Çuditërisht, është harruar (me apo pa qëllime të caktuara) apo është margjinalizuar nga historiografia jonë shqiptare në Tiranë, në Shkup dhe në Prishtinë. Mirëpo, përpjekjet e UDB-së, për asgjësimin e saj, e përforcon bindjen e pathyeshme, për një organizatë serioze, që ka mundur të vë në rrezik shtetin jugosllav….-Në vepër është dhe betimi i organizatës, “Kushtrimi i Lirisë”. Mbledhjen e kryesoi, Rafi Halili, kurse para Flamurit Kombëtar dhe fotografisë së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Gafur Loku e lexoi tekstin e betimit: “Me vullnet, vendosmëri dhe besnikëri do t´i kryej detyrat e marra nga organizata politike kombëtare, “Kushtrimi i LIrisë”. Pa kompromis do të luftoj ndaj çdo armiku dhe do të jem vigjilent dhe do ta ruaj fshehtësinë e organizatës. Për moskryerje të detyrës dhe për mos ruajtjen e fshehtësisë, me vullnet do ta pranoj dënimin sipas rregullave të organizatës”.Në vepër, trajtohen qartë objektivat e veprimtarisë organizative; luftë e pakompromis kundër armiqve pushtues dhe tradhëtarëve të vendit.“Në luftë kundër armikut do të përdoren të gjitha mënyrat e mundshme si: veprimet politike, shpërndarja e afisheve, të shkruarit e parullave, përgaditja dhe organizimi i protestave dhe demonstratave si edhe ato ushtarake, kryerja e atentateve, sulme ndaj objekteve vitale policore dhe ushtarake, luftë guerile derisa të arrihet te lufta gjithëpopullore”.Ideali dhe objektiva kryesore e “Kushtrimit të Lirisë ” ishte  ideali shekullor i kombit shqiptar, Ribashkimi i trojeve etnike shqiptare me Nënën Shqipëri.Gjatë veprimtarisë së organizatës, bëheshin lëshime dhe gabime, të rënda, si pasojë e një gabimi të tillë fatal të njërit nga anëtarët e “Kushtrimit të Lirisë” quhet, Ismet Adili, nga katundi Zhelinë,  u zbuluan organizatorët kryesorë të “Kushtrimi  i Lirisë”. Rafi Halili, i kishte besuar atij derëziu, prandaj e pësuan si mos më keq, ay dhe organizata.-Përkundër faktit që, Rafiu, organizatorët dhe shumë anëtarë të “Kushtrimit të Lirisë” u ndoqën, u persekutuan burgjeve, veprimtaria e tyre s´ndaloi, kudo në atdhe, por, dhe në burgjet jugosllave.-Atje kalitej dhe forcohej besëlidhja shqiptare, mbaheshin dhe zgjeroheshin lidhjet si gjerdanë fishekësh; me heroin Rexhep Malën, Hasan Malën,- vëllain e Rexhepit, Njazi Korçën, në Prishtinë me Sami dhe Hasan Dërmakun, në Drenas kontaktonin me Ajet Rukiqin, në Kumanovë, me Muharrem Shaljanin në Shkup, ishin disa veporimtarë si Daut Kadriu, Destani, në Gostivar, kontaktet u krijuan që në burg me  Qebir Hajdarin dhe Xhelal Ademin. Në Strugë, me Shpëtim Pollozhanin, Shefit Ilazin dhe në Dibër, me Bashkim Mashkullin e të tjerë…Në vitet në vijim 1979/80, “Kushtrimi i Lirisë” mori tiparet e një organizate gjithëkombëtare.Në librin e faktuar historik, “Kushtrimi i Lirisë” dhe mekanizmat e shërbimit sekret jugosllav”,-paraqiten shumë veprimtari, janë dhe raportet agjenturore të udb-së ku fatkeqësisht në radhët e saj kishte edhe shumë “shqiptarë” informatorë dhe torturues të atdhetarëve shqiptarë, në burgjet famëkëqija në Maqedoni, në Kosovën e robëruar, ishin ata urithë kudo  dhe në republikat jugosllave; fjala vjen Hysen Musliu,  ishte fqiu i parë i Gafur Lokut, i angazhuar në operacionin policor, “Repriza”, “Kushtrimi i Lirisë” dhe mekanizmat e shërbimit sekret jugoisllav”, faqe 20, po aty.Bedri Sinani , inspektor i Sigurimit në Tetovë e ka sjellë Elmaz Ademin i cili dyshohet që ka marrë pjesë në aksionin e 9 Marsit i njohur si aksioni “Repriza”. Faqe, 20, po aty.Raporti gojor i bashkëpunëtorit të sigurimit “Memi” dhënë inspektorit të policisë në Tetovë lidhur me qëndrimin e Gafur Lokut në Tetovë dhe intersimin e tij për marrjen në bisedë informative të Elhami Lokut dhe Ajet Muratit nga policia sekrete e Tetovës, Faqe 21, po aty.Në këtë vepër, janë pasqyruar shumë raporte të tjera, të tilla, shumë pjesëmarrës në turpet dhe krimet e policisë maqedonase, të cilat lexuesit atdhetarë vërtet do të revoltohen dhe do të tronditen me ligësitë dhe egërsitë e atyre kriminelëve të urryer, tradhëtarëve të kombit shqiptar.Autorit të këtyre veprave me vlera të larta kombëtare dhe historike, Elmaz Ademi i dëshiroj shëndet dhe suksese në realizimin e idealeve të larta kombëtare!

Lavdi dëshmorëve të atdheut! (nga portali RKL)