Vetëm duke respektuar kombin respektojmë fenë dhe veten- Urime Fiter Bajrami!

Redaksia uraebashkuar.com

Urime gjithë besimtarëve festa fetare e Kurban Bajramit, festë që bart porosinë e të qenurit njeri i përkushtuar dhe me  sakrificë sublime, duke trajtuar vetën të afërt, paqësor, pa zemërim dhe lakmi; duke qenë shembulli i të së mirës, duke hapur zemrën dhe qenë solidar, me ata që kanë nevojë për këtë mirësi, paqe dhe unitet!

Festat fetare t’i kuptojmë si madhështi, dhuratë nga zoti, të kuptojmë se vetëm mirësia, harmonia, bashkimi, respekti , uniteti e bën një shoqëri të lumtur dhe të suksesshëm.

Uroj që kjo ditë dhe ditët tjera të festave fetare t‘na i rikujtojnë lutjet e sinqerta të gjyshërve tanë, t’i respektojmë fetë e të lutemi ashtu siç na e ndien shpirti, por mbi të gjitha ta duam me shpirt kombin dhe t’i jemi falënderues zotit, që na ka bekuar me gjuhën shqipe dhe të jemi shqiptarë!

Uroj që të predikohet nëpër shtëpitë fetare, nga profete fetar, ruajtja e traditës, solidaritetit, bujaria e zemërgjerësia e të parëve tanë. Duke mos e ngatërruar kulturën e bukur me kultura tjera që e shëmtojnë dhe e varfërojnë kulturën tonë iliro-arbërore shqiptare!

Uroj me zemra të hapura dhe mendje të ndritur, të bashkuar, pa dallim feje t’i shtrijmë duart e harmonisë,  që së bashku ta ndajmë gëzimin e ta bëjmë krenarë kombin dhe vetën, duke ruajtur kulturën, veshjen e traditës shqiptare, duke mos lakmuar në traditat apo veshje të huaja!

Vetëm duke respektuar kombin respektojmë fenë dhe veten – Urime Kurban Bajrami!

Urime Kurban Bajram, qytetar të komunitetit Islam!