Krijimtaria dhe biblografia e Brahim Ibish Avdyli

SHËNIME BIBLIOGRAFIKE

Brahim (Ibish) Avdyli[1] është i lindur, më 5.9. 1960 në fshatin Morinë, komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar.

Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, ish-gazetar, sot ka edhe shkrime publicistike, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.).

Katër klasat e para të shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat tjera në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Studimet i ka filluar në Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat i ndërpreu për shkaqe ekonomike e politike, kështu që u detyrua të emigrojë në Zvicër…

Pak më vonë, më 1979, është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike – Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Doktoratura i është pamundësuar.

Në Zvicër, ka jetuar me shumë ndjekje, në Tiçino, në Waud, në Luzern, në Zürich, e tashti në St. Gallen. Në mes të viteve 1993-1998 jetoi në Wittenbach e Kronbühl, e prej vitit 1998 ka banuar në Rapperswil, pa pasur kushte të lëvizë prej të njëjtës banesë…

Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative. Gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar dhe udhëheqë revistën mbarëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtë-zakonisht të mëdha financiare e politike. Autori mbetet pa mjete të duhura dhe veçanërisht prej vitit 2005, pas fatkeqësisë së nëntë, që shpëtoi nga Zvicra. Atij iu akordua pensioni invalidor…

Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra:

“Në hijen e Alpeve”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983.

“Buka e kuqe”, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990.

“Kur zgjohet Dodona”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.

“Pasqyrë e përgjakur”, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994.

“Klithje nga fundi i ferrit”, poezi, Onufri, Tiranë, 1997.

“Gjuha e dheut tim”, poezi, Albin, Tiranë, 1999.

“Klithje nga fundi i ferrit”, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000.

“Baraspesha e humbur”, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003.

“Vragët e një kohe”, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005.

“Lëvozhga e vdekjes”, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007.

“Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë”, Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008.

“Zogu i këngës”, poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009.

“Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011.

“Qielli i paprekur”, poezi, Brezi `81, Prishtinë, 2012.

“Vetëvrasja e një poeti”, dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA”, Gjakovë, 2013.

“Shtegtimi i lirisë”, poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2014.

“Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele”, zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, Bukuresht, 2015.

“Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë, 2017.

“Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër shkencore, materiale e publicistike, SHB “Lena Grafik”, Prishtinë, 2019.

“Die verrückten Pferde”, poezi të përkthyera gjermanisht nga djali i madh i Avni Deharit, Arbënor Dehari, sot i ndjerë, e të lekturuara gjermanisht nga Laura Schärmeli, botuar nga Prof. ass. Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel, 2019.

-“Muza e vargjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë, 2020.

-“Le candele dell`anima”, poezi të përkthyera në gjuhën italiane, Libreria Editrice Urso, Avola/IT, 2021.

-“Aureolat e dritës”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë, 2021.

“Flatrat e jetës”, tregime, Botimet Meshari, Prishtinë, 2022.

“Nëpër telat e zemrës”, novela, SHI “JAKOVA”, Gjakovë, 2022.

“Bota shpirtërore në krijimet e veçanta”, kritikë letrare e historike për të gjitha territoret shqipfolëse e të mërgatës europiane, kolor, SHB “MESHARI”, Prishtinë, 2023.

-“Thikat e mllefit”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë, 2024.

Në radhë është vepra me studime kritike, “Parametrat e dimensioneve letrare”, për autorin e veprave të pazëvendësueshme, Prend Ndue Buzhala, e cila është në këtë vit në procedurë botimi…

Autori ka edhe disa vepra të tjera, që janë në përpunim e sipër. Atij nuk iu dhanë asnjë ndihmë materiale nga ndonjë instancë e Zvicrës apo fondacione, e tjetër, megjithëse i kishte paralajmëruar se do të shkruante veprën e fundit “Autobiografia ime, I e II”, e nuk kishte dëshirë të japë këto shkresa të tij me shumë faqe dhe përgjigjet tyre negative, deri në Prohelvetia, BAK, AdS, etj., për çka autori Avdyli hoqi dorë nga dëshprimi i tij i dokumentuar prej anëtarit të AdS-it, në dhjetor të vitit 2023…

Veprat e ndryshme, të cilat janë nga fusha e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare dhe ndërkombëtare, apo edhe ato që e kanë brenda faqeve të veta me punime të autorit ose me fotografi,[2] janë disa nga këto:

“Rrjedh e lë gjurmë”, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983.

-Nebil Duraku, “Shkrimtarët e Kosovës, 1943-1983”, Rilindja, Prishtinë, 1984.

-Avni Dehari & Destan Hajdini, “ARIF SEFERI- në shërbim të popullit”, Zvicër, SHKSH “Pjetër Bogdani”, Biel-Bienne (Zvicër), 1993.

“Poesia dal Kossovo”, antologji e 10 poetëve të njohur të poezisë së Kosovës, Besa Editrice, Nardò (LE), IT, 1998-1999.

-Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë, 1501- 2001”, Faik Konica, Prishtinë, 2003.

“Vulcanul răbdării/Vullkani i durimit”, Poeme traduse în limba română de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukureşti (Bukuresht), 2008.

-Halil Haxhosaj: “Përkushtime/Poezi kushtuar Din Mehmetit”, Klubi Letrar “Gj. N. Kazazi”, Gjakovë, 2009.

-Agim Vinca: “Muza e Mëmëdheut/Njëqind poetë për Atdheun”, Antologji, SHB “Eugen” Tiranë, dhe “Botimet Artini”, Prishtinë, 2012.

-Betti Fichtl, “Bahnhof der Träume”, Edition Wendepunkt, Weiden/D, 2013.

-Lulzim Logu, Muharrem Kurti: “Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës”, Klubi Letrar “Gjon N. Kazazi”- Gjakovë, dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë, Gjakovë, 2013.

-Gëzim Ajgeraj, “Në rrjedhën e Drinit-2”, Metafora, Prizren, 2014.

-Lan Qyqalla & Ali Prebreza, “Mall poetik”, Manifestimi letrar – Edicioni i parë, SHSH “Naim Frashëri”, Fushë-Kosovë, 2014.

-Mark Simoni, “Antologji poetike për udhën”, 6, Muzgu, Tiranë, 2014.

-Mark Simoni, “Antologji poetike për sendet”, 7, Muzgu, Tiranë, 2014.

-Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, “Promenadë mërgimtare – Takimet tradicionale të Krijuesve nga Mërgata dhe Diaspora”, Ministria e Diasporës, Prishtinë, 2014.

-Mark Simoni, “Antologji poetike për mallin”, 8, Muzgu, Tiranë, 2015.

-Mark Simoni, “Antologji poetike për qytetin”, 10, Muzgu, Tiranë, 2015.

-Betti Fichtl, “Klänge der Stille”, Edition Wendepunkt, Weiden/D, 2015.

-Ismet Krasniqi & Prend Buzhala, “Dita e Plisit”, Vëllimi i 2, Rozafa, Prishtinë, 2015.

-Dibran Fylli, “Lulekuqet e lirisë”, antologji poetike, Botimet MESHARI, Prishtinë, 2015.

-Besnik Camaj & Shefqet Dibrani, “Leksikoni i autorëve shqiptarë në Zvicër/Autorë dhe vepra /artistë dhe grupe”, Faik Konica, Prishtinë, 2016.

-Lidhja e Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, punuar nga Hasan Qyqalla & Fran Tanushi: „Antologjia Poetike- Vargje për Nënën“, Galaksia Poetike „Atunis“, Prishtinë, 2016.

-Luan Maloku, “Ëndrra, shpresa dhe iluzione / Antologji poetike”, Vëllimi i I, Amanda Edit Verlag, Bukuresht, 2016.

-Ismet Krasniqi, “Çelna Udhë/Përmbledhje me poezi të reja të autorëve shqiptarë kushtuar Shën-Nënës Terezë”, Rozafa, Prishtinë, 2017.

-Ismet Krasniqi, “Urat e komunikimit kulturor”, Rozafa, Prishtinë, 2018.

-Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit”, Edicioni XXII, “Pështjellim i dendur”, Ditët e Naimit, Tetovë, 2018.

-Ismet Krasniqi & Prend Buzhala, “Dita e Plisit”, Vëllimi V, Lena Grafik, Prishtinë, 2018.

-Avni Dehari & Destan Hajdini, “ARIF SEFERI- në shërbim të popullit”, botimi i dytë dhe i zgjeruar, Shoqëria “Lëvizja”, Prishtinë, nëntor 2018.

-Ismet Krasniqi – Lala, „Skënderbe – Gjergji ynë/Poezi, ese e shkrime të autorëve shqiptarë“, Rozafa, Prishtinë, 2019.

-Veli Kajtazi, “Një shekull rrugëtim lirie”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2021.

-Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, “Karvani i përjetësisë. Poezi kushtuar Azem Shkrelit”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2021.

-Iliaz Bobaj, “Antologji e poetëve të Gjakovës”, përkthyer në gjuhën greke, KL “GJ.N. KAZAZI”, Gjakovë, 2023.

-Prof. Dr. Migena Arllati, “Vargnim Gjakove”, vëllim i madh antologjik, me dy poezi dhe fotografi kolor, Klubi Letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2024.

“Shqipëria qan Homerët”, Poezi baladike për Arbënor dhe Astrit Deharin, SHB “Lena”, Prishtinë, 2024.

-Dibran Fylli, Angela Kosta dhe Irma Kurti, “Burim shpirti/Source of soul”, Tamikio L. Dooley-Lulu, USA-Itali, 2024.

-Prof. Dr. Agim Vinca, “Antologji e lirikës shqipe të dashurisë”, ARTINI, Prishtinë, 2024, etj., që kam pasur mundësi t’i përcjell…

„ALL TOGETHER 3, Anthology by poets and writers 3/2025“, Edited by Kujtim Hajdari, Independently published, 3. März 2025, Englisch & USA.

Libri i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin “Hivzi Sulejmani“, që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Në zgjedhjen përfundimtare kanë qenë Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi e Brahim Avdyli, ndërsa shpërblimin e mori Milazim Krasniqi.

Për krijime të veçanta letrare, është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar, me rastin e 28 Nëntorit, më 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“; i ”Penës së Artë” në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001; më 25 prill 2009, Shpërblimin e Parë, “Agim Ramadani” për poezi, në Konkursin e hapur të Qendrës Kulturore Shqiptare, në Cyrih të Zvicrës; “Shpërblimin e dytë” për poezinë më të mirë të lexuar në Konkursin letrar, më 1.5.2010; si dhe “Shpërblimin e parë” për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin letrar, të lexuar më 25.4. 2011, në Orët e mëdha Tradicionale Letrare për Pavarësinë e Kosovës, të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë, në Koblenz të Gjermanisë; nga e njëjta “Lidhje…”, në të njëjtin vend; “Çmimin e parë” për poezitë e konkurruara dhe të lexuara atje, më 23.3. 2013; etj. Shpërblimet e marra në kohën e fundit, janë përmendur edhe nëpër fusnota. Më 1 maj 2015, autori e ka marrë përsëri “Çmimin e Parë” për poezi, në Festivalin VII tradicional poetik, në Bad-Neuenahr/D, nga LKSHM-ja (Lidhja e Krijuesve Shqiptar të Mërgatës), ndërsa në takimin “Nëntori poetik 2016”, “Shpërblimin e Jurisë” e mori më 12.9.2016, në Mynih; ndërsa në Zvicër e fitoi “Shpërblimin e Jurisë” jashtë konkursit, nga SHKSHZ-ja (Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër), në “Pranverën letrare 2017”, në Neuedorf/ AG, më 21.5.2017. Nga vepra letrare “Shtegtimi i lirisë”, është shpërblyer edhe një poezi, me titullin “Zogu i nemur prej qielli”, me “Shpërblimin e parë”, në “Sofrën poetike”, më 29.3.2014, të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, (SHSHASHS), në Suedi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Borås të Suedisë. Kishte mjaft poezi të tjera të shpërblyera.

Të gjitha këto shpërblime sikur nuk qenë me të holla, por më shumë me letër. Prandaj, autori, sikur u step nga këto “shpërblime”, sepse shpenzonte shumë nga vetja për rrugë e për qëndrime. Askush nuk i kompensonte ato shpenzime dhe kohën e humbur për të marrë pjesë nëpër organizime të ndryshme.

Papritur, në Akademinë Letrare të LSHK-së, më 17 dhjetor 2021, në Prishtinë, për poezinë kushtuar mikut të tij dhe Redaktorit Përgjegjës të “Metafora” të LSHK-së, të ndjerit Abdyl Kadolli, “Polifonia simbolike e fatit”, e mori shpërblimin e tretë, “BARDI III”. Ndërsa për poezinë “Urat e shpresave” e ka fituar Vendin e Tretë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu”, në manifestimin e tyre tradicional “Metamorfozat e vjeshtës”, 22.10.2024, në Komunën e Vitisë…

Ky autor, për librin “Qielli i paprekur”, të ndarë për veprën më të mirë, nga LSHAKSHGJ-ja, e ka fituar Shpërblimin e tretë, “Azem Shkreli” në Eneppetal të Gjermanisë, më 1.6.2013, për tërë mërgatën shqiptare. Libri me poezi mjaft të mira “Shtegtimi i lirisë” nuk ka arritur që ta marrë shpërblimin për veprën më të mirë letrare, në prag të vitit 2015, edhe pse ka konkurruar në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës, në Prishtinë, por as në Mitingun e 51-të të Poezisë, më 15. 5.2015, në Gjakovë, në kuadër të së cilës është promovuar, madje as në Eneppetal/D, më 1.6. 2016, për tërë mërgatën shqiptare; njëkohësisht ka konkurruar vepra “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet “Meshari”, Prishtinë, 2017, në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës, në Prishtinë, e cila nuk e mori as këtë shpërblim. Papritur ajo e mori SHPËRBLIMIN KRIJUES TË JURISË, në Konkursin Tradicional Letrar „AZEM SHKRE-LI“, të LSHAKSH-së të Gjermanisë, më 3 qershor 2018, si libri më i mirë i poezisë, në Eneppetal/ D, nga Valon Shkreli, Pal Sokoli, Kryetar i LSHAKSHGJ-së. Po ashtu vepra e përkthyer nga i ndjeri Arbënor Dehari, e redaktuar nga Prof. Ass. Dr. Naim Kryeziu dhe e lekturuar nga zviceranja e njohur Laura Schämerli, e cila pos lekturës së mirëfilltë në gjermanisht, e përcjellë edhe me një recension, bashkë me parathënien e redaktorit, Prof. Ass. Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag AG, në Bazel, në vitin 2019, ka konkurruar e rregullt në konkurs të Entit Federal të Kulturës në Bern të Zvicrës dhe nuk e ka marrë shpërblimin. Përgjegjen e BAK-ut mund ta lexoni në autobiografi, e cila i ka ardhur autorit me datën 8 dhjetor 2020. Mendonte se kështu është përmbushur kërkesa e anëtarëve të rregullt të AdS (Autorinnen und Autoren der Schweiz), për një libër të botuar e të shkruar në gjuhën gjermane, si të kishte lindur vetë në Zvicër.

Autori e ka prezantuar poezinë shqiptare në gjuhën italiane, prej datës 26-28 qershor 2021, në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, në Avola të Sicelisë/ IT, në të cilin mori pjesë gjatë tri ditëve, me mjete të veta, përkundër rrezikut të virusit të Koronës apo të vështirësive shëndetësore…

Libri poetik ”Aureolat e dritës”, Botimet “Meshari”, Prishtinë 2021, ishte në Konkursin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, i cili ka qenë i hapur, deri më 6 janar 2022. Në konkurs me pa dijen e autorit, ka qenë i konkurruar me tërë krijimtarinë letrare për shpërblimin “Azem Shkreli”, në të cilin e kishte konkurrent të tij mikun e autorit, Adem Gashi, i cili fitoi me gjithë polemikat e Jurisë dhe për Jurinë e MKRS-së të Republikës së Kosovës. Për poezinë kishte konkurruar Xhevdet Bajra, që jetonte në Meksikë, i cili vdiq po në të njëjtin vit, dhe fitoi këtë shpërblim.

Meqë autorit nuk iu shpërblye as libri paraprak për veprën poetike “Muzat e vargjeve”, Botimet “Meshari”, Prishtinë, 2020, që merrte pjesë në Konkursin e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, të Gjakovës, më 2021, nga Mitingu Ndërkombëtar i Poezisë për veprën e botuar në mes dy mitingjeve, i cili mendonte se është shumë i mire, konkurroi autori me veprën poetike “Aureolat e Dritës” të konkursit të hapur për tërë mërgatën shqiptare, në LSHAKSHGJ-së dhe mori të tretën herë shpërblimin e veprës më të mirë, në Dyseldorf (Düsseldorf) të Gjermanisë, më 5.6.2022. Ndërsa, nga e njëjta “Lidhje…”, më 27 maj 2023, në të njëjtin vend, e ndau shpërblimin e parë për veprën e prozës, “Flatrat e jetës”, të cilën autori e quan si “vepër me tregime dhe novela”, e kritikët letrar e quajtën një “para-roman”, i cili na i bashkonte në prapavijë dy linjat e mendimeve: filozofike dhe metafizike.

Poezia e Brahim AVDYLIT është e përkthyer në këto gjuhë, deri më tashti: italisht, gjermanisht, rumanisht, frëngjisht dhe pak më pak në anglisht.

Autori është anëtar i rregullt i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) e të tjera…


[1] Emri i autorit është emri origjinal për Abrahamin apo Ibrahimin. Është Brahim. Ndërsa mbiemri familjar i shkrimtarit është AVDYLI. Simboli ndodhet te: “YL”. Në të vërtetë, “A-v-d-yl-i”, do të thotë: ai (që) vjen drejtpërdrejt (prej) YLLIT. Ndërsa maska e THOT-it është quajtur në origjinal “Iblis”, sot “Ibis”. Te shqiptarët, Ibis-i do të shkruhet “Ibish”. Emri i babës së autorit është Ibish

[2] Librat e antologjitë e tjera nuk janë të përfshira e të dhëna në këtë listë, pasi nuk ka mundur t’i njohë autori gjatë emigrimeve.