VETËM KUJDESI I SHTUAR NA MBRON NGA VIRUSI COVID – 19, CORONAVIRUSIN

Shkrua: MURAT V. GASHI

Prej se është shfaqur COVID 19, për herë të parë në Wuhan të Kinës, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, për t’u përhapur më pas, për pak javë, pothuajse në shumicën e vendeve të botës, pastaj edhe në Kosovë, sot e 23 ditë qytetarët e Kosovës ndodhen në karantinë. Duke pasur parasysh situatën e krijuar , në Itali dhe vendet tjera në Spanjë, SHBA dhe disa vende tjera, rreziku i përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës është shumë i shpejtë përmes njerëzve…. Kosova është një nga vendet evropiane, që me COVID 19. është prekur më vonë. Kosova është një shtet i ri ndërkombëtar, në ndërtimin e në zhvillim, dhe me një sistem shëndetësor që ka kaluar nëpër shumë sfida, atëherë, jo më herët se 30 vjet më parë, kur në prilli të vitit 1990 pushtuesi serb, helmuan mesë 7000 nxënës.

(shtypni mbi foto) Fot. marr nga
Instituti i Shëndetit Publik

Për ta luftuar coronavirusin, mjekët po sfidohen por edhe qytetaret duhet të kenë kujdes dhe t’u përmbahen këshillave mjekësore. Kështu prej 11 marsit, kur u aplikuan masat për t’u mbrojtur dhe ndërprenë mësimi shkollor dhe të gjitha aktivitet tjera sportive, ahengjet, e u mbyllen të gjitha kompanitë private e të tjera lokale, përveç atyre që janë të domosdoshme si: Barnatoret, furrat e bukës, marketet për çdo ditë, Komiteti për mbrojtje të qytetarëve, brenda dhe jashtë Kosovës, nga Coronavirusi, vazhdimisht u ka bë thirrje bashkatdhetarëve të reduktojnë, lëvizjet nëpër rrugë, qytete, male, ndërsa bashkatdhetarët u ka lutje të veçantë , mos vijnë në vendlindje, për shkak të situatës epidemiologjike dhe mbrojtjes nga rreziku i përhapjes më të madhe së Coronavirusit në Republikën e Kosovës. U bëni thirrje që së paku të përpiqen të reduktojnë vizitat në vendlindje, gjatë javëve në vazhdim. Dhe kjo në masë të madhe po aplikohet. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka përgatitur me kohë Planin e Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, Qeveria ka ndarë mbi dhjetë milionë euro për nevojat e zbatimit të këtij plani dhe në rast nevoje do të merren edhe masa shtesë për të parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit që e detyroi Italinë, Spanjën e disa shtete tjera evropiane të futen në karantinë. Të jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Të kemi kujdes.

Ndryshe kujdesi e cila nuk ndryshon sjelljen ndaj situatës së rrezikshëm karshi COVID – 19, CORONAVIRUSI, është e padobishme. Por, kujdesi e cila e ndryshon sjelljen e mos respektimit të masave të marra nga shërbimi mjekësor e humb shpejt rrezikun e virusit COVID – 19, Coronavirusit. Dhe, sa ma parë të dhëna kemi për paraqitje për ndonjë dyshim, dhe sa ma mirë ta kuptojmë gjendjen në Kosovë, nëpër te cilën po kalon qytetari dhe shërbimi mjekësor, aq ma shpejt gjendja ndryshon kursin e rrezikut nga Coronavirusit, dhe aq ma shpejt njohurit, ose kujdesi i jonë do të dal në sipërfaqe, për çfarë dhe do ta kemi luftuar virusin e panjohur. Nëse vendi ynë është ” shkatërruar nga ekonomia, dhe nëse është në krize “, dhe nëse sistemi i kujdesit shëndetësor nuk ndihmohet, vjen më e keqja që secili qytetar është i mjerë dhe i trishtuar. Nëse sëmundja ngjitëse si Covid – 19, Coronavirusi, ka marrë me dhjetra mijëra njerëz dhe ka infektuar mbi 1.1 milion njerëz, në nivelin global, nuk do të thotë se është e pashmangshme, përtej të kuptuarit dhe kontrollit të njerëzimit të pashpresë. Por duhet respektim për masat që i ka marrë Qeveria e Kosovës dhe komiteti i shëndetësisë së Kosovës, që të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, dhe me këtë të lirohen qytetarët nga Karantina, t’i kthehen punëve ekonomike. Ekonomia sigurisht shkakton shumë probleme shëndetësore, ndërsa mos puna e zvogëlon zhvillimin ekonomik. E dimë se kjo nuk po ndodh vetëm në Kosovë, por edhe në vende, shtete më të forta, më të pasura botërore.

Por Kosova edhe ashtu është me probleme politike brenda vetvetes. Covid – 19, coronavirusi vërtetë te ne po ndikon dhe në sferën ekonomike. Është shqetësuese. E gjithësi i duhet të lirohen nga kjo gjendje e krijuar.

Mirëpo ne duhet ta mbrojmë së pari shëndetin e qytetarit. Pra kur kemi kujdes kemi dhe masa preventive. Pra kujdesi është të ruajmë shëndetin e njeriut, qytetarit, të tjerat vijnë me punë të përditshme. Deri kur zgjat kjo situatë nuk e dimë. Mirëpo, qytetarit i duhet të punoj !….. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, deri më tani nga ky virus janë të prekur mbi 1 milion e 1 qind mijë veta dhe mijëra të vdekur në nivel global. Kjo gjendje globale ka krijuar huti të trishtuar globale, kur ke përpara virusin e padukshëm, që jo vetëm është i rrezikshëm për jetën e njerëzve por, edhe për ekonomin e vendit. Ndaloi çdo lëvizje. Njerëzit janë mbyll në Karantinë.

Qe 23 ditë ndërmarrjet u mbyllen. Punëtorët privat kush di a do të marrin paga? Jeta është paralizuar. Askush nuk lëviz duke shkuar në punë, përveç disa ndërmarrjeve të nevojshme. Rrugët janë zbrazëta. Qyteti u shndërruar në heshtje. As një nuk dëgjohet. Duket si i “vdekur” A duhet të haj e pi njeriu? Kjo pyetje më vjen nga mendja ime. Po thash në vete. Njeriu duhet të haj, të pijë, të flejë i qetë e të pushoj. Mjaft…! Për të pasur këto elemente jetike, dhe të përballoj çdo krizë emergjence, natyrisht që i duhet të mbrohet nga sëmundja e virusit Covid – 19, coronavirusi, por ai duhet edhe të punojë dhe të prodhoj, sepse nuk dihet se sa do të zgjas kjo pandemi, coronavirusi. Më shqetëson fakti se shumica e qytetarëve janë përqendruar në ” Frikë – panik” se sa në sëmundje e këtij virusi. Nëse “frika – paniku” do ta zgjedh problemin e kësaj situate, gabojnë. Frikësohem se do ta kemi një jetë më të vështirë.

Humanizmi dhe kujdesi ynë përpara Covid – 19, coronavirusit zgjidh problemin e rrezikshëm. Shumë njerëz tmerrohen vetëm nga ” ideja ” se është ” frika – paniku ajo që i kontrollon, dhe se për këtë ata nuk mund të mendojnë më shumë….prandaj në vend të kësaj duhet të çlirohen nga paniku. Kjo nuk duhet të jetë. Kur e përmenda humanizmin dhe kujdesin, po e përmendi një rast tepër të veçantë në Francë. Edhe Franca është në Karantinë. A tje janë të prekur dhe të vdekur shumë qytetar. Në karantinë ishte edhe këngëtari Stephane Senechal, i cili në shenjë të solidaritetit për fqinjët e tij dhe, të qytetarëve francez, nga dritarja e banesës së tij këndoi këngë. Këndoi për t’ju ngushëlluar dhe solidarizuar me familjarët që u vdiqën bijtë e tyre nga virusi Covid – 19, dhe për t’ju dhënë shpresë, që ta kalojnë sa ma letë këtë situatë të rrezikshëm nga Covid – 19, coronavirusi.

Mjekët tanë po bëjnë punën më të madhe. Janë një target i shkëlqyeshëm për algoritmet përpara çdo rreziku nga Coronavirusi në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja dhe shpresa ime se do të dalim edhe nga kjo krizë e shkaktuar nga virusi Covid 19, se pse qytetarët dhe ne është mirë ta kuptojmë situatën dhe t’i respektojmë këshillat mjekësore, përkatësisht nga ministria e Shëndetësisë.Ta ndajmë mendjen përpara se të jetë më e vështirë…!