Vijon publikimi i botimive. Fondacioni “LSAR” vjen me titullin “Kosova- idealet, iluzionet, dhe realiteti” me autor Hysen Matoshi.

Fondacioni “ALSAR” vijon me botimet lme karakter historik. Së fundmi, për lexuesin shqiptar publikohet vepra me titull “Kosova- idealet, iluzionet, dhe realiteti” me autor Hysen Matoshi.

Vepra në fjalë trajton periudhën historike të pasluftës në Kosovë, për për zhvillimet në kohë historike, për dukuri shoqërore, për data e për personalitete të Kosovës, për idealet e brezave të lirisë, për përballjen ndërmjet iluzioneve dhe realitetit.

Libri përmban disa nga reagimet publike të autorit, Hysen Matoshi, lidhur me zhvillimet në Kosovën e pasluftës. Në këto kohë dimanike dhe zhvillimesh shumëplanëshe ka pasur të ndodhura që kanë zgjuar vëmendjen e opinionit të gjerë kombëtar e ndërkombëtar, ndaj të cilave autori ka shprehur mendimin e tij.

Një dorë shkrimesh kanë marrë shtysë edhe nga leximi i veprave, burimeve të ndryshme, por edhe si trajtim i dukurive historike, të shkruara në një sens kritik dhe polemizues.
Përgjithësisht vëllimi “Kosova – idealet, iluzionet dhe realiteti”, me autor Hysen Matoshin, është një vepër që hedh dritë mbi ngjarjet me tepër rëndësi në rrugën drejtë shtetformimit të Kosovës por edhe përtej.