Nga Mustafë Krasniqi
(çetnikët serbë kur i dhanë të
pinte gjake të nënës)
Në fushën e batareve
nënës shami bardhë
ju nda gjoksi n ‘dysh
nga bajonetat e barbarëve.
N ‘përflakjen e fushës
vogëlushja gjashtë muajsh
rrëshqet nga prehri i nënës
qumësht kërkonte për të pi.
Fusha u mbulua n’gjak
korbat n’krrokatje
tërbim i kësaj toke
thernin fëmijë t’ njomë!
Vogëlushen gjashtë muajsh
hienat e ngushëlluan
me shishe mbushur
me gjak nga gjoksi i nënës.
N’ditën e fëmijëve
kush nuk kërkoj drejtësi
për vogëlushen gjashtë muajsh
që i dhanë gjak për qumësht.
Sot këto hiena n’ mburrje
krerë të shtetit kriminal
shëtisin të lirë
n ‘Evropën e mjerë!