SHVSH “Shota” në Zvicër, kulmoi me program e emocione për  Agron Bajramin, kushtuar Rrita30-vjetorit të themelimit

Kaherë nuk jemi mësuar të shohim në Zvicër një manifestim aq madhështor, si për nga programi, ashtu edhe pjesëmarrja e masive epublikut, të përshkuar jo vetëm tinguj muzikor, por edhe me shumë emocione për vet themeluesin e kësaj shkolle, legjendën e kulturës shqiptare në Zvicër, mungesa fizike e të cilit u përjetua rëndë, por prania e tij shpirtërore sikur gjallëronte në skenë përmes lojës së artistëve, siç i mësoi mësuesi, valltari dhe koreografi, por edhe atdhetari e luftëtari Agron Bajrami.- Aktualisht “Shota” ka mbi 120 anëtarë, prej të cilëve 100 të rritur dhe 20 fëmijë, ndërsa që përmes kësaj shkolle hapat “ecjes shqip” për tri dekadave i bënë mbi 800 anëtarë.- Shkëndijë Bytyçi: “Ne festuam 30 vjetorin e veprimtarisë në mënyrë festive, të kulturuar dhe të dinjëtetshme, ashtu siç ka planifikuar dhe siç ka dashur , themeluesi i saj- Agron Bajrami.”

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Qindra mërgimtarë nga anë të ndryshme të Zvicrës, por edhe shteteve fqinje, që ia kishin mësy mbrëmë ( më 4 nëntor 2023) qendrës së madhe  Kultur&Kongresshaus në qytetin e Aaraut në Zvicër, synim kishin jo vetëm një përvjetor 30- vjeçar kushtuar kulturës shqiptare, por në rend të parë një ikonë arti, siç ishte Agron Bajrami, që me artistët e artit popullor që nxori nga shkolla e tij, bëri që melosi ynë popullor të kalojë kufij qytetesh e shtetesh të ndryshme evropiane, duke admiruar një copë kulture të trashëgimisë sonë bartur në mërgatë.

Edhe në koncertin e mbrëmshëm festiv që si, uverturë pati tingujt e klarinetit të mjeshtrit Laver Bariu, kur tridhjetë anëtarë të shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota” bashkë me familjarë, vendosën 30 qirinj pranë fotos së themeluesit të kësaj shkolle, e ku nuk mungoi as daullja e tij, me të cilën u hapën sa e sa programe të “Shotës” jo vetëm në shtetin helvetik por edhe në metropole evropiane. Ndaj edhe kësaj radhe, duke e përjetuar edhe atë madhështi në pjesëmarrje mërgimtarësh, do vërtetuar  se SHSHV „Shota“ në shtetin helvetik, ishte dhe ambasadorja emblemë e kulturës shqiptare në Zvicër, që në mesin e anëtarëve të vet kultivoi jo vetëm këngën dhe vallen e mirëfilltë shqiptare, por edhe frymën e vërtetë të atdhetarisë dhe të identitetit  në mesin e mijëra mërgimtarëve tanë që për shkaqe të ndryshme kishin marr rrugën e kurbetit.

Sa i përket këtij programi festiv, ai  u hap me një kolazh të pasur vallesh realizuar ndër vite nga kjo vatër kulture me renome ndërkombëtare, ku për rëndësinë e veprimtarisë 30 vjeçare të “Shotës”, veprimtari dhe kronisti i kësaj trupe artistik dhe miku i ngushtë i Agronit,  Ibish Neziri

Me këtë rast po shkëpusim ca fragmente nga fjala e Ibish Nezirit: “Ne sonte po e shënojmë 30 vjetorin e punës sonë, pra të punës së Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër dhe rendi e don që me pak fjalë para jush ta paraqesim punën dhe sukseset tona – punë aspak e lehtë. Jo pse nuk ka çka thuhet, por këtu janë 30 vjetë punë e veprimtari, 30 vjetë sukses dhe më shumë se 800 anëtarë të cilët kaluan përmes kësaj shkolle dhe mësuan të vallëzojnë dhe i vallëzuan vallet e bukura shqiptare. Prandaj, vërtetë është vështirë të gjitha të përmblidhen brenda një fjale siç është kjo e imja, por të flasësh për shkollën Shqiptare të Vallëzimit “Shota” është edhe nderë e edhe privilegj, ngase ishte dhe mbeti shkollë model pakrahasimisht me asnjë tjetër.  Kjo shkollë në historinë e kulturës shqiptare të shprehur përmes valles që krijohet e kultivohet në mërgatë la gjurmë të pashlyeshme dhe jo vetëm në historinë e kulturës shqiptare, por edhe në historinë e veprimtarive ndërkulturore të qyteteve ndër më të mëdhatë në Zvicër, ku pat rastin krahas shumë grupesh e shoqatash të popujve e kulturave të ndryshme nga e gjithë bota ta shpalos edhe kulturën e popullit të vet, t’i paraqet veshjet e mrekullueshme dhe traditat fisnike që i morën në atdhe, i ruajtën e i kultivuan në mërgatë dhe i vunë në shërbim të ruajtjes së identitetit kombëtar.

Ne sot jemi në ditën e katërt të nëntorit të vitit 2023 dhe sapo kanë kaluar 30 vjetë e pak ditë nga dita që për herë të e parë para publikut shqiptar në kuadër të shënimit të festave të nëntorit u paraqit me emërin Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” në Zvicër”…

Ibish Neziri, që është edhe autor i monografisë kushtuar kësaj trupe artistike, përkujtoi se: Rrugëtimi 30 vjeçar i kësaj shkolle e cila gjithnjë, sa herë doli para publikut na nderoi, nuk ishte i lehtë.  Sfida të shumta i dolën para. Kryesisht mbështetur në forcat e veta dhe në hapat e vet qau përpara duke i tejkaluar të gjitha sfidat, por njëra ndër më të rëndat që i doli para ishte ajo që kur po e shënonte 25 vjetorin e veprimtarisë, udhëheqësi dhe koreografi, mjeshtri i madh, titull ky i cili do të duhej t’i ipej për të gjallë, por edhe tani, post Mortum nuk do të ishte vonë, Agron Bajramin, u nda nga jeta duke e lënë një zbrazëtirë të madhe në Shkollën të cilën vetë e krijo dhe e udhëheqi, por edhe e dha edhe shembullin se si krijohet, punohet e udhëhiqet një shkollë vallëzimi, e cila majat e saj i arriti kur u paraqit bashkë me disa nga simotrat e veta nga Zvicra në skenën e Kalasë së Gjirokastrës në Festivalin Kombëtar, në vitin 1915.

Ky rrrugëtim nisi në kohën kur pushtuesi i atdheut tonë me tërë vrazhdësinë e tij i kishte sulmuar dhe shkatërruar të gjitha institucionet dhe qendrat e arsimit, shkencës, artit dhe të trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Kosovë.  Në këto rrethana me një grup shumë të vogël, me gjithësejt 4 persona, të cilët ishin anëtarët e parë të këtij grupi të vallëzimit, Agronin, Lirinë, Shkëndinë dhe Flamurin, i cili ende pa i bërë mirë hapat e parë nëpër oborr, u paraqit në skenë. Ndodhi kjo në një ditë tetori të vitit 1993 në Horgen të Zvicrës, me një grup nxënësish të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues të Kantonit të Cyrihit, pas kërkesës që i ishte bërë nga Këshilli Kantonal i LAPSH në Cyrih, për të vazhduar pastaj deri sot kur sapo i kemi bërë hapat e parë në vitin e 31-të të një pune jashtëzakonisht të suksesshme që të gjithë neve na bënë krenarë…”

Duke folur më tej për rrugëtimin e Agron Bajrami dhe shkollës së tij “Për të ecur shqip” prej këti grupi të vogël prej katër vetash, ashtu si bashkohen përrockat për t’u shndërruar në lumë, iu bashkuan të rinjë dhe të reja duke e shndëruar këtë grup të vogël, në një shkollë të madhe vallëzimi, ku përgjatë këtij 30 vjeçari, më shumë se 800 të reja, të rinjë e fëmijë  i mësuan hapat e parë të të ecurit shqip – të valles shqiptare me gjithë madhështinë e vet…”

Edhe një dëshmi p¨r rritën e kësaj shkolle vallëzimi: Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” në Zvicër në gjirin e vet i mbanë 120 anëtarë, prej të cilëve 100 të rritur dhe 20 fëmijë që numrin e përgjithshëm të atyre që në kët shkollë i mësuan hapat e parë, kuptohet të “ecjes shqip” e çon në mbi 800.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Prof.Dr. Zymer Neziri, pastaj Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Zvicër Naim Malaj, ndërsa që kryetari LSHB, Nazmi Jakurti i ndau “Shotës” një mirënjohje për punën e suksesshme prej tri dekadash. Po ashtu nga përshëndeti mikeshat zvicerane Regula Bachmann, një përkrahëse shumvjeçare e “Shotës”.

Programi festiv vazhdoi me daljen në në skenë me një kolazh të pasur vallesh realizuar përgatitur nga koreografja dhe e bija e madhe e Agron Bajramit, Shkëndijë Bytyçi. Krahas valleve nga grupi i të rriturve dhe fëmijëve , pati edhe solistë mysafirë që i plotësuan pikat e programit të kësaj mbrëmjeje sa evoluese aq edhe artistike. Ndër ta ishin Luljeta Fetahaj, Alim Dauti, Tana Limani e Blerta Sopaj. Ndërsa që nga ata që krahas këngën u shfaqen edhe me instrumente ishin Alshe Muriqi- Fetaj, me lahutën e saj që është mërgimtarja e vetme me këtë instrument por kësaj radhe po me lahut si mysafir ishte edhe shkodrani Krsitian Zefi. Freski në skenë sollën edhe artistët e ri , e në këtë mes u dallua interpreti me kitar, Erlis Fetaj.

Ndër specifikat që kanë veçuar gjithmonë SHVSH “Shota” ka qenë kultivimi dhe ruajtja e traditës së interpretimit me instrumente të lashta muzikore shqiptare. Kështu, që nga fillimet e Shotës, pjesë e ansamblit ka qenë edhe mbase e vetmja grua shqiptare që ekzekuton me lahutë, Ajshe Muriqi-Fetaj. Ajo u paraqit edhe në mbrëmjen jubilare, me një këngë kushtuar Mic Sokolit. Një lahutar tjetër, i cili i është bashkuar “Shotës” tani vonë, është edhe Kristian Zefi.

Pikat që sollën paralelisht dhembje e nostalgji , por edhe krenari ishin ato të shoqes së Agronit, Lirisë dhe dy vajzave valltare, koreografe dhe këngëtare: Shkëndisë si koreografe e Shqipes edhe si këngëtare. Derisa dy të parat përshëndetën të pranishmit dhe gjithë ata që ndërvite mbështetën Agronin dhe Shkollën e tij të vallëzimit,  në këtë mbrëmje vajza e vogël duke i kënduar babait të saj me aq mall e përkushtim bëri që i tërë publiku ta ndjejë thellë mungesën e Agroni, sa të ngritët i tëri në këmbë duke e trimëruar Shqipen e cila bashkë me motrën dhe dy vëllezërit janë përherë në rreshtat e parë të kësaj vatre kulture që e formoi babai i tyre artist, Agron Bajrami.

Ja edhe integralisht fjala përshëndetëse e korreografës dhe të bijës së madhe të Agron Bajramit, Shkëndijë Bytyçi:

Mysafirë të nderuar në Emër të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër dhe në emër tim ju përshëndes për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në manifestimin për 30-vjetorin e themelimit . Kjo shkollë , e cila ka filluar të quhet nytarshëm SHKOLLA SHQIPTARE AGRON BAJRAMI, tashmë është bërë një instituacion më vete i kulturës sonë kombëtare. Ajo do të veprojë vazhdimisht për realizimin e misionit të vet , me përkushtimin, suksesshëm. Profesionalisht dhe, si gjithmonë në dobi të Atdheut.

Ne festuam 30 vjetorin e veprimtarisë në mënyrë festive, të kulturuar dhe të dinjëtetshme, ashtu siç ka planifikuar dhe siç ka dashur , themeluesi i saj- Agron Bajrami.

Ju faleminderit nga zemra!”

Me këtë rast vëllait të Agronit, Skender Bajramit dhe motrës Myrvete Bajrami Xhemaili i dhurova librin tim për arbëreshët. Programin e moderuan me shumë sukses aktori Ramadan Morina, shqip dhe Zana Lohaj në gjermanisht, në fund u shtrua një apero për gjithë të pranishmit.