Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, dega në Podujevë, në Galerinë e Arteve mbajti takimin letrare “Adem Demaçi”.

Nga Mustafë Krasniqi

Dje në prani të bashkëkombëseve, miqve, familjarëve, krijuesve, poetëve, publicistëve dhe personaliteteve të shquara nga fusha e artit dhe kulturës, në kuadër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dega në Podujevë, në Galerinë e Arteve u mbajtën takimet letrare “Adem Demaçi”. Në këtë takim u hapet ekspozita piktorit, poetit të ndjerë Bislim Aliu dhe u promovua librit të tij ,, Drithërima artistike “. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit foli në veçanti për poetin e ndjerë Beslim Aliun. I pranishëm ishte edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj, poeti i njohur llapjan Nazmi Rrahmani, kryetari i shoqatës “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës” Shyqri Gagica, deputetët Avni Dehari dhe Hydajet Hyseni.

Në këtë takim u lexuan edhe punimet e autorëve, nga vet autorët, ku dhe u ndanë çmime për tri poezitë më të mira, kurse çmimin kryesor “Adem Demaçi” e fitoi autori Nazmi Rrahmani, ndërsa për librin “Drithërima artistike” të autorit Bislim Aliu foli znj. Fatmire Fusha.

Në fund të takimit, të pranishmit patën rastin të shohin ekspozitën e përgatitur nga familjarët e Bislim Aliut, të punuara e përgatitura nga vet autori, i cili ishte i përkushtuar dhe i disiplinuar në vlerat krijuese poetike dhe në atë të artit vizual dhe në pikturë etj., i cili pak muaj para se të ndërronte jetë krijoj një opus poezish dhe ishte i përgatitur për një ekspozitë, por që ja pamundësoi vdekja e parakohshme të mos e realizonte sa ishte gjallë. Edhe unë, autori i këtij shkrimi pata nderin ta njihja, të bisedoja rreth vlerave krijues, sidomos rreth romanit të tij të fundit. Gjë që ndihem i nderuar që pata rastin ta njihje dhe të kem dhuratë një pikturë dhe një komplet të librave të tij.