Shkruan:
Mustafë Krasniqi
Nipi pyet gjyshin
Nipi pyet gjyshin
Pse këto rrudha ballit
Sikur kulla e moçme
Prej guri dhe balte.
Qeshja jote gjysh
E fshehur nën mustaqe
Mjekra e bardhë të rri
Si retë e bardha në qiell.
Gjysh më thuaj
Pse fytyra të rri e skuqur
Shpesh nga sytë të ikin
Lot si burim gurrash?
Gjysh më thuaj
Këngën kur e thua
Pse sytë e përlotur
Qiellin ta përshkruajnë?
Më thuaj gjysh më thuaj
Heshtjen tënde e kam kuptuar
Një ditë mësuesi më tha:
Gjyshin e ke hero të gjallë.
Mos ke frik o gjysh
Do të kthehem si Skënderbeu
Me shqiponjën n’krah
Ta bashkoj atdheun