
Shkruan: Mustafë Krasniqi
MALL PËR DRININ
Pranë lumit Inn
valët valëzonin,
dielli lëshonte rrezet,
trumcakët nuk heshtnin
me këngën e tyre.
Në not vraponin shotat,
ndiqnin njëra-tjetrën
sikur të ishin në gara.
Eh, lumi Inn, si lumi Drin,
freskia jote ma mbyt mallin,
mallin për lumin Drin.
Dola të marr pak frymë lumi;
lumi Inn sikur më thoshte:
“Ik te lumi Drin.”
Pranë tij heshtja në kujtime,
për ty, o lumi Drin.
PASQYRA DHE TURPI
Ti…, më natë që më rri pranë pasqyrës
Herë flokëshprishur, mendjemadhe
E lyer me kreme të shtrenjta kohe
Me veshje moderne, e dalluar ndër shoqe
Nuk i ke frikë hijes tënde, e pamatur që flet.
Nuk t’u dridhën buzët atë ditë të çmendurisë sate
Kur bërtisje si e çmendur:
„Poshtë UÇK-ja, çlirimtarët kriminelë!“
Nuk të erdhi keq për heroin,
Ushtarin që dha gjymtyrët e trupit për liri,
Që ti, e lirë, të rrije pranë pasqyrës.
Moj flokëshprishur, mendjemadhe,
Ki kujdes, pasqyra të gënjen
Dhe një ditë turpi të ndjek pas.
TI, O I HUAJ…
Ti, o i huaj…, i ushqyer me krimba,
Vë gishtin në zemër e në kokë,
Kërko në vete identitetin tënd,
Mos harro etiken e drejtësisë.
Mos bëj teatro në gjykatore,
Ta zhvlerësoni gjakun e heroit tim,
Me ca krimba të krimbur kohësh,
me dorën e zgjatur të përbindëshit.
Koha e përqafoi lirinë, heroin,
UÇK-në që na soll dritën,
Që largoi hienat barbare të shekullit,
Nga toka e bekuar e plis-bardhëve.
Ti, o i huaj…, ma bënë gjykimin
Të njëjtë si përbindëshi dikur,
Që piu gjakun e fëmijëve,
E kësaj nuk i thuhet drejtësi.
Ti, o i huaj…, me cinizmin tënd,
Ushtarin e lirisë dot nuk ma përkul,
Ata nuk njohin frikë, por vetëm drejtësi,
E në emër të popullit tim, mos bëj dënime,
Zemra qanë, por shpreson për dritën.
Të gjithë në rrugën e lirës
Se “LIRIA KA EMËR”
MALLI ….
Në një mëngjes freskie,
trumcakët heshtën papritur
jo nga shi i vakët që binte,
por nga harresa e refrenit të këngës.
Në udhëtimin nën dritën e hënës,
kali i bardhë doli nga lumi,
avull trupit i ngrihej si një frymë e largët
hijet e zeza e ndiqnin pa pushim,
tërë natën e gjatë, të lume.
N’rrezën e parë të përhumbur n’ mjegull
Bilbili nuk këndonte më
malli i kohës ia kishte mbytur zërin.
Ajo ditë numëronte orët prapshtë
Në çdo hap malli e ndiente më thellë.
Me sytë e mbushur lot, thërrisja kullën
nëpër ëndërr udhëtova tërë natën,
duke kërkuar rrënjët, kujtimet e vjetra
me mallin që s’ka fund.
KULLA E BESËS
Mbrëmë mbështetur tek lisi i vjetër,
Fletët çanin, bjeshkët gjëmonin n’erë.
Pyeta hënën, e humbur në mjegull,
A ke dëgjuar zërin e princeshës?
Plisin ma ndytin të pabesët me gjak
Lahuta u dëgjua, përtej fushës pashteg.
Krushqit të trembur, rrugën humbur natën,
Krismat e kohës kullën, morën me zjarr.
Çiftelia s’u ndal, këngën mori Gjergji,
Moti u thye ra mbi shtegtarë.
Gjaku u ngrirë, akullnajë mbi dhe
Princesha hesht, hëna qanë në re.
Në tempullin e diturisë, një i krisur,
UÇK- në ma thërriste terroristë,
Prokurorët, me të përkulurit e shitur
Duan t’ma shembin kullën n’themel.
Princeshë, hyjnesha ime, dhe ti Gjergji im,
Ngrihuni nga varri, pashë të madhin zot,
Se po na humbet Arbëria, nga të pabesët
Nga ata që thonë: jam krishterë e mysliman
UÇK-ja është terroriste.
Zgjohu, gjaku i arbërit, të ligjtë mos na vëni n’zi
Prokurorët të ngopur nga vrastarët e kombit
Duan kullat, besën tonë t’na zhdukin
T’na thyejnë besën, t’na mbajnë në zi.
Shpresa mbin sërish mbi dheun e djegur,
Nga loti e kënga, Arbëria do të zgjohet përsëri.