Ali Lajçi, njëri ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1981, dje ndërroj jetë në moshën 69 vjeçar

Dje, në moshën 69 vjeçare, ndërroj jetë njëri nga figurat e rëndësishme të kauzës shqiptare Ali Lajçi, i lindur në Malaj të Rugovës më 3 janar të vitit  1955.

Njëri nga ata që kishte ngritur zërin për të drejtën e popullit shqiptar, pjesëmarrës dhe organizatorët i Lëvizjes Revolucionare të marsit, prillit dhe të majit të vitit 1981. Atë kohë lëvizja studentore, në krye me Ali Lajçin e të tjerët, mori përmasa të mëdha popullore dhe nga këto demonstrata dolën me kërkesën Kosova Republikë, kërkesë që e  dridhi pushtetin kriminal të RSFJ-së.

Për veprimtarin e tij patriotike e atdhetare dhe si organizator i protestave dhe i demonstratave, rrëgjimi pushtetit jugosllav e arrestoj dhe e dënoi më 15 vite burgim të rëndë, Ali Lajçin.

Ali Lajçi kurrë nuk e ndali veprimtarinë e tij kombëtare, ishte njëri ndër figurat që s’u ndal për jetësimin e të drejtës për çlirimin dhe  pavarësinë së Kosovës, iI cili tërë jetën ia kushtoi atdheut. Nga viti 2001 deri në vitin 2007 ishte kryetar i Komunës së Pejës dhe nga viti 2007 deri në vitin 2010 ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kosova humbi një veprimtar, idealist të madh të çështjes kombëtare dhe në emër të redaksisë, uraebashkuar.com, i shprehim ngushëllime familjarëve, shokëve dhe bashkëveprimtarëve të Ali Lajçit, të një idealisti të paharruar, që do të mbetet në memorien e kombit për mot e jetë.