Kuvendi i katërt i LAPSh-it në Bavari zgjodhi kryesin e re.

shkruan: Mustafë Krasniqi

Me 28.04.2024, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari të Gjermanisë mbajti Kuvendin zgjedhor të legjislacionit të katërt, në prani të 62 anëtarëve. Të pranishëm ishin mësimdhënësit, përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve, përfaqësuesi i Fondacionit “Besa” dhe dy Konsullatat shqiptare në Mynin, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura dhe Konsullja e Republikës së Shqipërisë, Miranda Kokona.
Kuvendin e hapi kryetari Milazim Ukaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit shpalosi punën dy vjeçare të LAPSh-it dhe foli për aktivitetet, hapjen e klasave, shtimin e numrit të nxënësve, financat, suksesin dhe sfidat e saj përgjatë këtyre dy viteve. Po ashtu përshëndeti donatorët, shoqatat, Këshillat e Prindërve të cilët kanë dhënë kontribut financiar dhe në rritjen e numrit të nxënësve dhe ndër të tjera theksoi se deri më tani kemi mbi 32-të klasa me 30-të mësimdhënës.
Pas raportit të punës së LAPSh-it sekretari, Avdi Kolukaj, lexoj rregulloren e mbështetur në kornizën e zgjedhjeve dhe pikat e rendit të ditës:

  1. Raport rreth punës, aktivitetit dhe financiar i LAPSH-it
  2. Zgjedhja e komisionit zgjedhor
  3. Lirimin e kryesisë nga detyrat
  4. Paraqitja e kandidaturave
  5. Zgjedhjet e kryesisë së re
  6. Konstituimi i kryesisë se re,
    Pas miratimit të rregullores dhe pikave të rendit të ditës, të cilat u diskutuan dhe u miratuan unanimisht nga të pranishmit. Ndërsa Kuvendi zgjodhi komisionin prej 6 anëtarësh, 3 anëtar të komisionit dhe 3 anëtar vëzhgues.
    Anëtarët e Komisionit:
    Valbona Roqi – kryetare e Komisionit
    Nuhi Bytyqi
    Ilaz Alija
    Anëtarët vëzhgues:
    Selim Hoti
    Aziz Morina

    Gani Morina
    Pranimi i detyrës nga komisioni zgjedhor dhe votimi një anëtar një votë, për kandidatët të cilët hyn në listën e kandidimit u bë me vota të mbyllura.
    Pas votimit dhe numrimit të votave, kryetraja e Komisionit Valbona Roqi paraqiti emrat fitues për kryesinë e re, me këtë përbërje:

Milazim Ukaj – kryetar
Mustafë Krasniqi – koordinator i Këshillit të Arsimtarëve
Xhymshit Tafa – nënkryetar
Avdi Kolukaj – arkatar
Bashkim Halili – sekretar
Arif Arifi – kryesues i Këshillave të prindërve.
Lirije Begisholli – zëdhënëse.