Ari Ukimeri: Arsimimi i të rriturve dhe kurset kundër analfabetizmit në Komunën e Medvegjës – 1945-2000

FJALË TË URTA TË NËNËS TEREZË | revistakuvendi.org
ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MR.SC. PEDAGOGE

Në fejtone do ta botojmë punimin

“Arsimimi i të rriturve dhe kurset kundër analfabetizmit në Komunën e Medvegjës – 1945-2000”

Fejtoni i -I-

Përmbajtja

  1. Hyrja
    1.1. Historiku i shkurtër i hulumtimit
    1.2. Llojet e analfabetizmit – Roli i tij
  2. Kurset kundër Analfabetizmit
    2.1. Monografia e shkollës fillore “Gornja Jabllanica”
    2.2. Shkollimi i të rriturve në Komunën e Medvegjës
  3. Roli i mediave në zhdukjen e Analfabetizmit në Komunën e Medvegjës
    3.1. Mjetet e informimit në zhdukjen e analfabetizmit
    3.2. Radio Medvegja – Mjet informimi për komunitetin shqiptar në Serbi
    3.3. Shfrytëzimi i kohës së lirë
    3.4. Femra – Puna dhe koha e lirë
  4. Fuqia punëtore në Serbi – Grafikone
    4.1. Struktura e fuqisë punëtore në Serbi – Grafikone
    4.2. Regjistrimi i popullsisë mbi moshën 15 vjeçare nga niveli i gjinisë dhe arsimit Viti 2002
  5. Përfundimet

Shkruan: ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MR.SC. PEDAGOGE

foto. me nxënësit shqiptar dhe serbë, gjatë vitit shkollor 1945 (shqiptarët dallohen me veshje kombëtare) (Monografia “Gornja Jabllanica” në Medvegë. fq. 10)

Dukuria e analfabetizmit, është një fakt i gjallë që nuk kemi arritur që të përmbledhim të gjithë materialet që lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Analfabetizmin. Kjo tregon që në një studim dhe në një arsye të vetme, Analfabetizmi është një fushë mjaftë e gjerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Çështja e analfabetizmit është një problem shumë i madh, që kërkon një zgjedhje të drejtë dhe një punë  serioze. Për të arritur deri tek zhdukja e këtij fenomeni mjaftë shqetësues, ndikojnë shumë faktrë si: Faktori Social, Motivimi për një edukim sa më cilësor, dëshira për një të ardhme më të mirë, e mbi të gjitha edhe Familja – si shtylla kryesore për eliminimin e këtij problemi. Një problem kryesor gjatë këtij hulumtimi ishte literatura në gjuhën serbe, zhdukja e disa të dhënave mbi këtë element, që ndikoj edhe në përkthumin e të dhënave mbi këtë temë. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi, është që populli shqiptar në këtë pjesë, të jetë më i arsimuar dhe më i përparuar në çdo fushë shkencore.Poashtu, në këtë temë e pa studiuar mirë, kam dhënë kontributin tim maksimal në fushën e edukimit dhe të arsimit në këtë komunë, si dhe zhdukjen e analfabetizmit njëherë e përgjithmonë.

1.1. HISTORIKU I SHKURTËR I HULUMTIMIT

[1]Medvegja – si pjesë e luginës shqiptare në pjesën veriore të Kosovës përfshin një territor prej 524.24 km. Në jugperëndim, Medvegja kufizohet me këto komuna: Dardana, Prishtina dhe Podujeva. Në veri me këto komuna; Prokuple dhe Bojnik. Ndërsa në lindje kufizohet me vijën ndarëse ujore mes lumit të Jabllanicës së Epërme dhe Shuman, si dhe me komunën e Lebanës. Jabllanica e Epërme, paraqet një bosht kryesor kurrizor, që në vete përmbledhe të gjitha hapësirat e kësaj komune, në të dy anët e burimit të skajshëm, duke filluar nga fshati Kikës e deri në Rukoc. Kjo vijë hapësinore përfshin një gjatësi prej 84.5 Km/katror. Gjatë kësaj lugine, Medvegja ka lidhje rrugore dhe me këto qytete si: Leskocin (42 km), Prishtinën (63 km). Këto vija rrugore, datojnë që nga koha romake, që njihet me emrin Lissus – (Lezha – Sot qytet në Shqipëri).  [2]Medvegja, si komunë edhe në periudha të hershme të historisë ishte e banuar me njerëz. Poashtu, pozita gjeografike e saj, dhe begatia natyrore e saj kishte një rëndësi të madhe ndër shekuj. [3]Karakteristikë e Medvegjës ishte popullsia shumë etnike që jetonin në etapa të ndryshme kohore. Në të gjitha periudhat historike, dhe deri në luftërat serbo – turke (1877-1888), historia tregon që para-ardhësit tanë iliro-dardanët  kanë jetuar në këto troje. Kjo nënkupton që shqiptarët çdo herë kanë qenë element dominues në këto pjesë.

(www.mevexha.net)

1.2. Llojet e Analfabetizmit

[4]Si në çdo fushë shkencore dhe edukative, edhe Analfabetizimi ka llojet e tij. Ne po i përmendim disa prej llojeve të tij:

  • Analfabetizmi i plotë konsiderohet një person që nuk di shkrim lexim.
  • Analfabetizmi i pjes-shëm konsiderohet një person që di të lexoi, por jo edhe të shkruaj.
  • Përveç këtyre dy formave të analfabetizmit, egzsitojnë edhe disa forma të tjera si në vijim:
  • Në formën e parë të Analfabetizmit hyjnë të gjithë ata individë që për arsye të ndryshme, nuk kanë arritur të shkollohen asnjëherë
  • Në formën e dytë, hyjnë ata individë që vijuan shkollimin, por me vonesë, nuk arritën të kultivojnë dijet e tyre. Dhe si rezultat harruan ato se çfarë kanë mësuar më parë.

[5]Poashtu, shtrohet një pyetje tjetër lidhur me Analfabetizmit. Ku vërehet Analfabetizmi? Përgjigjet janë si në vijim:

  • Analfabetizmi vërehet kryesisht në vendet e pazhvilluara, dhe ato më pa të zhvilluara.
  • Analfabetizmi shfaqet në ato vende, ku kemi mbi popullizëm (Popullsi të lartë).
  • Në vendet e pazhvilluara (të varfëra), ku nevoja për mbijetesë i drejtojnë njerëzit për kushte më të mira, nevoja për punësim dhe një jetë më të mirë dhe më të sigurtë, nga të miturit e deri tek të rriturit. Poashtu, shumica e njerëzve, braktisën shkollimun për nevoja më të larta financiare.
  • Numri i analfabetizmit është më i lartë në zonat rurale sesa në ato urbane, për arsye të ndryshme.
  • Fëmijët e familjeve analfabete, kanë një probabilitet më të madh për tu bërë vazhdimësi e prindërve të tyre, në krahasim me fëmijët e intelektualëve.
“Zëri i rinisë” 20 Qershor 1975 fq9

[6]Pasojat e analfabetizmit, i paraqesim si në vijim:

  • Analfabetizmi varet edhe nga faktorë dhe individë të tjerë. Vlen të përmendet që shpesh-herë analfabetizmi shëndrrohet në objekt shfrytëzimi,
  • Pamundësia për të patur dhe gjetur një vend pune, të gjithë sektorët janë më të përkufizuar për kategorinnë e analfabetimit (njerëzit analfabet).

1.2.Roli i Analfabetizmit – Emigracioni si shkak për mos arsimimin e njerëzve

[7]Ndër shkaktarët kryesor në zhvillimin e analfabetizmit, është edhe Emigracioni. Emigracioni përkufizohet si një “Luftë e vazhdueshmë”, në një vendbanim të pasigurtë. Një pjesë e emigracionit, përdoret për qëllime të errëta të shoqërisë, nga organizata të ndryshme joqeveritare, politike dhe terroriste, për nevojat e tyre personale. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Arsimimi i të rriturve, që zë vend të rëndësishëm në institucionet formale që drejtojnë kah një kualifikim i drejtë dhe i sinqertë. Poashtu, këto elemente përfshijnë edhe mësimin joformal, që zë një vend të rëndësishëm në punë dhe në komunitet. Vlen edhe logoja kundër analfabetizmit “Motivimi i të rriturve është më i ulët për të vazhduar në mësim”. Me përkrahjen maksimale të familjes, shoqërisë, dhe ndihmës fare të vogël financiare të institucioneve publike, apo edhe ndihmat minimale nga punëdhënësit, individët herë pas here detyrohen që të mbajnë familjet e tyre, duke mos patur kohë që të merren me vetëveten.

[8]Çështjet sistematike janë pjesë përbërëse të këtij problemi të hulumtimit:

  • Vetëdije e ulët në mes të partnerëve, për arsimimin e të rriturve,
  • Nuk ka ndonjë kualifikim të profesioneve,
  • Nuk ka ndonjë sistem që njehë dhe vlerëson arsimimin, edukimin dhe eksperiencën e fituar më herët,
  • [9]Nuk ka asnjë sistem të informimit, këshillimit dhe orientimit profesional për të gjithë,
  • Kemi kërkesa të ulëta për një aftësim sa më të mirë për të rriturit

DEKLARATA PËR TË DREJTAT E NJERIUT – sqaron në nenin 26 të saj se:

  • [10]Secili ka të drejtë të edukohet dhe të arsimohet (E drejta për arsimim dhe edukim të barabartë). Sipas kësaj deklarate, Arsimi dhe Edukimi duhet të jenë falas në të gjitha nivelet. Poashtu, arsimi fillor duhet të jetë i obliguar për secilin individ/person. Në arsimin teknik dhe atë profesional, të gjithë individët duhet të kenë qasje dhe të drejta të barabarta. Ndërsa në arsimin e lartë, duhet të iu mundësohet të gjithë individëve, dhe të kenë qasje mbi bazën e aftësive edukativo-arsimore

[1] Muharremi Ismail, “Shqiptarët nëpër shekuj”, fq 9

[2] Po aty, fq 11

[3] Po aty, fq 12

[4] www. Kosovarimedia.com

[5] Po aty

[6] Po aty

[7] Në rrjedha me Europën Juglundore, Strategjia për arsimimin e të rriturve në Kosovë, fq 17

[8] Po aty, fq 22

[9] Po aty, fq 23

[10] “Edukimi Multikulturor”, Hyseni Halim dr.sc. fq 46, Prishtinë

shkrimi vazhdon në ditë e ardhshme