Edhe një shkollë tjetër, në gjuhën shqipe, u hap në Kantonin e Grabünden-it – Zvicër

Me angazhimin e madh e të vullnetshëm dhe në mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, në rrugëtimin e saj të suksesshëm, ka hapur dhe një pikë shkollore të mësimit të gjuhës shqipe në Domat/Ems të Kantonit të Grabünden-it.

Hapja e kësaj pike shkollore vjen një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, më 22 shkurt, ku kjo shkollë ka 29 nxënës.

Koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu dhe mësuese, Nazmije Kamberi Murati, në bashkëpunim me prindërit shqiptarë kanë arritur në pakë ditë të hapin këtë pikë shkollore, ku tanimë nxënësit shqiptarë do të mësojnë çdo të mërkurë gjuhën, kulturën dhe historinë e kombit shqiptar.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë u uron suksese të mëtutjeshme nxënësve të kësaj shkolle dhe mësueses, Nazmije Kamberi Murati!

Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen, Personen, die stehen und Innenbereich