Në Munih të Bavarisë Fondacion “Besa” fton bashkëkombësit në protestë, në mbështetje të Kosovës.

Redaksia uraebashkuar

Fondacioni “Besa” fton të gjithë bashkëkombësit, më datën 25.06.2023 në ora 13:00, t’i bashkohen thirrjes për një protestë, kundër  situatës së tanishme që po mbretëron në Veri të Kosovë, të udhëhequr nga bandat kriminal serbe. Banda të cilat janë të mbështetura nga qeveria e Serbisë dhe që rrezikohet të përshkallëzohet edhe më tutje, duke pasur parasysh që vazhdimisht Serbia kërcënon Kosovën me ndërhyrjen ushtarake.

Ne si populli i Kosovës jemi të vendosur t’i  ruajnë vlerat e sundimit të ligjit dhe stabilitetit në tërë territorin tonë, njëkohësisht dhe t’i mbrojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie dhe religjioni, theksohet në thirrje.

Po ashtu i bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve të bashkohen me ne dhe të protestojmë në mënyrë paqësore kundër këtij kërcënimi. Të gjithë bashkatdhetarët me flamujt të Kosovës dhe shteteve të tjera mike t’i bashkohen protestës, “WE STAND WITH KOSOVA, NOW SUPPORT DEMOCRACY” theksohet në thirrje (Gazeta Ura e Bashkuar).