BREZI QË PO HUMB UDHË

Shkruan: Mustafë Krasniqi

BREZI QË PO HUMB UDHË

Mustafë Krasniqi – MË LENI TË QAJ SHQIP – URA E BASHKUAR

Atdheun në të krisur lash
qeshnin pse puthja dheun
më iknin lotët përrua
si gurrë e pashterur.

Kohën po na e vjedhë koha…
brezi tretë po humb udhë
gjuhën po e kafshon gjuha…
dielli në pafajësi po na djeg!

Më janë thinjur flokët
rrudhat vërshim ballit
lum ikun n’mallim,
për dheun e gjyshit
na mungon ngrohja
na mashtron koha!

Brezi që po humbë udhë
n’belbëzim po e mashtron koha,
gjyshërit presin n’kullë
nipat shqip t’i flasin.

Po përplasemi me kohën
bota po na vjedhë rinin!