Shkruan: Milazim Kajtazi
DALËNGADALË PO VJEN PLEQËRIA
Dyzet e shtatë Pranvera ikën
t’bardha e të zeza, lara-lara
peshë e rëndë dheu i huaj, mërgimi
i rëndë sa vet guri i mullirit.
Në kohë, buzëvaji mbushen njëzet e tri
Ther shpirti, mërgimi, iku kjo rini
Duke harruar fëmijërinë, baltën e lagjes
I thinjur, me rrudha balli vije pleqëria…!
kush thotë n’pleqëri do ta jetoj këtë jetë
mashtron vetveten, mashtron edhe të tjerët
iku jeta e bukur, mërgimi na e vodhi rininë
s’shërohen plagët e jetës në pleqëri!
Pesëdhjetë vjet jetë pa tri Pranvera
gjysma e tyre rrugëve na shkoi jeta
me hapa mërgimi na vjen pleqëria
kjo është jeta, vitet e mia.
LOT LUMI…!
Që kur dola nga vendlindja,
ia ktheva shpinën Mitrovicës sime
mora me vete dashurinë e lumit Ibër
sytë më plasën në rrjedhën e lotëve gurrë…!
Në humbje kohe, kujtoja fëmirinë
rininë time, botës së ikur
të gjitha mbledhur në lotin tim
i derdh në mërgim!
Në çdo mëngjes, Ibrin me shtratin e tij
Kujtoj me dhimbje, therje në shpirt
Harlisem nëpër ëndërr
plagët ma djegin shpirtin!
shkuma gurëve piskamë
mjegull syve, me lot shterrur
burim dhimbje më është bërë
plagë e rënd që shërim kërkon!
lot lumi e dhimbje kronike
gur mulliri për ne
plagë qe kullon sot e nesër
për mëkatin që bëmë dje….
MALLI
As nuk hahet e as nuk pihet
As nuk blehet e as nuk shitet
Ta përshkruash vështirë me fjalë
Nga brenda vullkan, djeg si zjarrë.
Të djegë si gacë e mbuluar
Të vret malli
Edhe në buzëqeshje
Zjarri të djeg!
Është pikturë e mërgimtarit
Sinonim, lisi që digjet prej zjarrit
Malli për Atdhe
Vend ku je rritë e le
Të djeg si prush
Pa e provuar s‘e beson askush
GURI
Guri nuk gjuhet
Nuk thyhet as nuk bluhet
Me këtë gur bëhet mur.
Guri nuk falet
Po ngjallet
Nuk shitet
Po as nuk blihet.
Është gur që peshon
Gjithë jetën e bart mbi shpinë
Pesha e tij s’më rëndon
Është i shenjtë
Gojë ka e nuk flet
ka vetëm një emër
Gur i lashtë dardan.
Të gjithë e thirrim nënë
Është gur i lashtë ilir
Gur i çmuar-xhevahir
Guri i vjetër perlë
Shpirtin ma djeg…
NJË COPË TOKË
Më sillni pak dhe atdheu, në mërgim
Ta shuaj dhimbjen, mallin tim
kur mërzitem e të kam mallë
ta ndërroj ndonjë fjalë!
Merreni ku të doni, nuk gaboni
Është i bekuar ai grusht dhe
ku të merrni është një soj për ne
në Preshevë e ndash në Tetovë
n‘Janinë apo n‘Kosovë
n‘Ulqin e në Shqipëri
kudo të njëjtën aromë Arbëri.
Ma sillni një grusht dhe
të Nolit të syrgjynosur
të bjeshkëve të Naimit
të Gjergj Fishtës, Gjergj trimit.
Ma sillni një grusht dhe, stërgjyshor
çdo mëngjes t’i marrë erë Tomorrit
asaj toke të përgjakur
se kurrë nuk mundemi t’i lajmë borxhin!
Ma sillni një grusht dhe të Kosovës martire
ta përqafoj me lot malli
dhe Nëntori kur të vije
me këngë malli t‘i këndoj.
Ma sillni një grusht dhe Kruje,
të Kastriotëve, të Prekazit heroik
të Adem Jasharit,
Nëntori prapë po ik..!
Më sillni t‘bekuara nga Zoti
një copë bjeshke nga Rugova, Dardane
një grusht dhe të varrit të asaj nëne
t‘ngushlloj vetën për çdo Nëntor.
PROKA S’LUTET PËR SHI
Sërish vjen Marsi
e borë s’ka të shkrihet
një pikë ujë i shtohet vlera
në pazar kur blihet…!
Serish vejn Pranvera
e lutemi të bije shi
luten edhe bythëcullaket
veç Proka s’do të ndiej
Sërish vjen Vera
buzët thahen për ujë
Proka s’lutet për shi
se shiu kur vije vet e di
Proka kqyr punën e vet
shiun do ta sjellin retë..!
jo edhe lutjet tona
më s’miri këtë e dinë Proka.
UNË DHE TI!
Kur ishim të vegjël ishim t‘njejtë fëmijë
Kush më pak e cili me shumë dreçni
E kur u rritëm t’i themi burra vetes
Cili më pak humbi e tjetri kallauz naleti
S‘di si dalluam edhe pse prej një brumi
Rrugës së jetës s‘di cili rrugën humbi
Çka u fut në mes edhe pse prej një gjaku
Unë mbeta fëmijë e ty t‘u rritë meraku
U bëre i madh me shtatë si rrokaqiell
Për tokë nuk sheh popullin e mjerë
U rrite aq shumë sa dy sysh je verbua
E s’të kujtohet kur dele bashkë kemi ruajtur!
Ishim thjeshtë fëmijë, unë mbeta fëmijë
Se u djallëzove për mua s‘është çudi
Se edhe kur ishim të vegjël e kisha vërejte
Një ditë do të rritesh e, të bëhesh „nalet“.
NUK U BËRE I GJALLË
(Poezi për Martin Camajn)
Si shi Vere me rrëmbim
Si vetëtima shkojmë e vijmë
Sa vite ikën me radhë
Nuk u bëre se nuk u bëre i gjallë
Si borë Dimri me uragan
Si shtrëngata rrugët çanë
Sa Dimër iku e sa Verë
Nuk u ktheve kurrë njëherë
Si erë Vjeshte me stuhi
Si erë mali shkojnë e vijnë
Nuk u bëra kurrë i gjallë
Veç si hije mërgimtar
Si rreze Dielli me Pranverë
Si lulebore kurrë nuk çelë
Mërgimtar lule Pranvere
Kësaj radhe pse nuk erdhe
Nuk u bëre kurrë i gjallë
N ‘tjetrën botë ike me mallë.