ORA E SHQIPES, BISEDË E LIRË

Redaksia e webfaqes “www.uraebashkuar.com”, fton lexuesit e saj nga të gjitha trojet shqiptare, që të marrin pjesë në bashkëbisedimin “Bisedë e Lirë”, me qëllim që të debatojmë rreth temës “ Gjuha dhe kultura kombëtare në Mërgatë”. Ideja është që të gjithë të bashkëveprojmë në shërbim të sensibilizimit të mërgimtarëve shqiptarë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Qëllimi është se si të organizohemi apo thënë më shkurt si të veprojmë për të shpëtuar pjesën më vitale të kombit, fëmijët tanë mërgimtarë!
Fëmijët të cilët, pa fajin e tyre, brezi i dytë ka filluar ta belbëzoj gjuhën e bukur, gjuhën shqipe. Pra, nëse ne dhe institucionet tona rrimë të heshtur, në përgjumje, ka drojë se e ardhmja e tyre do të vije deri te asimilimi!
Për të mos u përsëritur këto skena të dhimbshme të asimilimit, ne, shqiptarët kudo që jemi së bashku të punojmë në këtë drejtim, pa ndikime fetare, politike dhe ato partiake.
Temat do të jenë:
- Sa jemi duke punuar, si komunitet shqiptar, për ta sensibilizuar çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, tek bashkëkombësit mërgimtarë?
- Si duhet të veprojmë, për ngritjen e vetëdijes kombëtare, për ta ruajtur gjuhën te fëmijët mërgimtarë?
- A duhet të jemi një zë, për mërgatën shqiptare, për ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët mërgimtarë?
- A duhet të jetë i domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare, për shkollën shqipe?
P.s. Të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë drejtim, për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, me opinionet e tyre, kërkojmë t’i shmangen komenteve politike, fetare dhe atyre partiake.
Presim edhe shkrime të kësaj natyre, përpos opinioneve…
Emaili: infouraebashkuar@gmail.com
Me respekt
Redaksia
Mustafë Krasniqi
Shtyp mbi foto për ta shikuar videon
1 “DISKUTIME”
- Të diskutojmë rreth temës, për ta shpëtuar mërgatën, fëmijët shqiptarë, nga asimilimi.
Çdo bisedë, shqetësim, në këtë drejtim na bënë më të fuqishëm dhe të bashkuar, shqiptarë kudo që jeni!
Të mos ngurrojmë, t’i shprehim brengat tona për ta shpëtuar mërgatën shqiptare.
Schreibe einen Kommentar
Angemeldet als uraebashkuar. Abmelden?
Kommentar
Faleminderit, Valbona Toci, për këtë shkrim të ndjeshëm, që ka prekur në esencë përpjekjet për misionin tonë të mësuesisë, që së bashku të rrugëtojmë drejt ruajtjes së gjuhës amtare te fëmijët tanë në diasporë! Përkrahja e juaj dhe i gjithë atyre që mendojnë se kjo dritare është më se e domosdoshme për ruajtjen e gjuhës, që përmes saj ruajmë identitetin dhe ndihemi vërtet shqiptar, të rrënjëve të lashta ilire. Respekt për komentin tuaj!
Nga Valbona Toci
Përshëndetje,
Urojë që ky email t’ju gjejë shëndoshë e mirë.
Ju falenderoj për iniciativën dhe temën që juve propozoni.
Jamë plotësisht dakord me pikat që juve keni nënshtruar në e-mail.
Mbështes këtë iniciativë, konfrontim me të gjithë misionarët , kudo ndodhen në Diasporë.
Neve si mësimdhënës, kemi një detyrë shumë të rëndësishme, mbi të gjitha, humane.
Nuk duhet apsolutisht të influencojë Politika apo Besimi fetar, apo urrejtja nga vet ne misionarët, ma të të jemi të bashkuar, të ndajmë me njëri tjetrin eksperiencat, probleme, shqetësimet tona, për të mirën e ruajtjes së gjuhës, identitetit tonë, traditat tona t’ju mësojë fëmijëve tanë që edhe ata në të ardhmen të ndjehen krenar kudo që ndodhen në Diasporë.
Ne , kemi një objektiv – TË RUAJMË GJUHËN SHQIPE.
Dhe për ta realizuar këtë Objektiv – DUHET komunikimi mes nesh dhe, gjetja e “Çelësit ” të duhur , për të ndërgjegjësuar prindërit që të sjellin fëmijët e tyre në shkollat e hapura në mënyrë vullnetare ( flasë për në Itali -Bologna ku është një numër shumë i konsiderueshëm nxënësish me origjinë shqiptare apo mix)
Ju faleminderit për këtë iniciativë.
Shpresojmë që diçka do të ndryshojë, sigurisht për mirë .
Jemi në dispozicion tuaj për të tjera informacione
Ju faleminderit nga shkolla Shqipe Bologna.
Ju urojmë një ditë të mbarë në vazhdimësi