Nga Selim Hoti
Në prag të Festave të fundvitit vizitova Konsullatat tona: Konsullatën e Republikës së Kosovës në Munih, ku u prita nga konsulli i përgjithshëm z. Afrim Nura dhe në Konsullatën e Republikës së Shqipërisë, ku u prita nga konsullja e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë z, Gentiana Mburimi.
Me zotin Nura biseduam tema të ndryshme ndër të tjera duke i kushtuar shumë rendësi mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ku e informova që se bashku me kolegët e kryesisë së Nürnbergut jemi në prag të hapjes së një klase të re të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Roth.
Z. Nura u zotua se gjithmonë do ta keni përkrahjen time dhe të Konsullatës së Kosovës. Pas takimit me z. Nura u takuam edhe me konsullen e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi dhe bisedova në cilësinë e koordinatorit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe të Nürnberg-ut me rrethinë, ku dhe e njoftova rreth mbarëvajtjes së mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Konsullja Gentiana Mburimi na falënderoj për këtë mision të shenjtë dhe u zotua se nuk do të mungojë përkrahja nga Konsullata e Republikës së Shqipërisë.
Në fund i‘u urova punë të mbarë dhe festat e fundvitit: Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2024!